www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre të vdekur, 26 të plagosur  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre të vdekur, 26 të plagosur  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tre të vdekur, 26 të plagosur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tre të vdekur, 26 të plagosur  Empty
MesazhTitulli: Tre të vdekur, 26 të plagosur    Tre të vdekur, 26 të plagosur  EmptySat Jan 22, 2011 2:54 am

[You must be registered and logged in to see this link.]

E plotësuar- Sipas informacioneve të fundit nga Tirana, nga protestat e dhunshme të opozitës kanë mbetur të vdekur tre protestues, përderisa janë lënduar 26 të tjerë, duke përfshirë këtu edhe 100 të lënduar në radhët e policisë shqiptare, 10 prej të cilëve rëndë. Situata për momentin është e qetë dhe nën kontroll.

Top Channel konfirmon se 45 vjeçari, Vezir Veizi nga Gjirokastra ka humbur jetën në protesta dhe i tillë ishte dërguar në spital, ku nuk shfaqi shenja jete. Në ndërkohë nuk dihet identiteti i dy personave tjerë që kanë humbur jetën. Viktimat thuhet të jenë qëlluar nga afërsia me armë të kalibrit të vogël.
[You must be registered and logged in to see this link.]

E plotësuar - Demonstruesit në Tiranë u përpoqën të hynin brenda oborrit të Kryeministrisë, ndërkaq Policia u përgjigj duke qëlluar me armë zjarri. Protestuesit hapen me forcë portën. Ndërkaq, ka edhe të plagosur.

Protestuesit po hedhin gurë dhe mjete të forta në drejtim të policëve që ndodhen brenda rrethojës së kryeministrisë. Ndërsa në krahun e ndërtesës pranë piramidës, protestuesit ia vunë flakën dy furgonëve të policisë. Policia u tërhoq edhe nga kjo pjesë dhe është pozicionuar më tej.

Sheshi para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë është mbushur me protestues, një pjesë e të cilëve kanë hipur në hekurat rrethues të ndërtesës, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe një peme palme në rrethojën e kryeministrisë.

Policia është tërhequr brenda rrethojës ndërkohë që duken makinat që digjen përreth. Ka njoftime për të plagosur nga mjetet e forta që janë përdorur, si shkopinj, çadra, shkopinj të pankartave.

[You must be registered and logged in to see this link.]

E plotësuar-Demonstruesit e organizuar nga opozita, para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë po gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të policëve.Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa shihen përforcime të policisë që vijnë në ndihmë të kordonit të policisë dhe një makinë që po hedh ujë mbi protestuesit për t’i shpërndarë. Mësohet se ka policë dhe demonstrues të plagosur.

Protestuesit që kanë ardhur nga katër hyrje-daljet kryesore të Tiranës dhe nga zona të ndryshme të vendit Demonstrata e organizuar nga opozita zhvillohet me moton, “Sali dorëzo bllokun”.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Protestuesit mbajnë pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vjen duke u shtuar ndërkohë që mbërrijnë protestues të tjerë.

[You must be registered and logged in to see this link.]

Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi të premten se pushteti po ushtron presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së,Megi Ajtyresa tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera.

Ajtyresa tha se po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ajo tha se "demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja, e cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.

Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Tre të vdekur, 26 të plagosur  Empty
MesazhTitulli: Re: Tre të vdekur, 26 të plagosur    Tre të vdekur, 26 të plagosur  EmptySat Jan 22, 2011 4:48 am

Këtu shihet një marri e qartë.Socialistët e dështuar,të mësuar të rrijnë në kolltuqe dhe të gllabërojnë djersen e qytetarëve,ka kohë që kanë ndier urinë.Ata manipuluan me popullatën dhe i hodhën në rrugë.Ata i trimëruan dhe i nxitën në sulm kundër qeverisë dhe si rezultat u shënuan humbëje jetërash.Turp i turpeve,vriten vëllezërit për pushtet që pasi të hynë të vjedhin popullin.Lojë me popullaten e manipuluar,të vjedhur,të rrahur,të vrarë.Kyfar Edi Rama që dje i nxiste,sot i fton për qetësi!Ozot,shqiptarët vriten mes vete për karrigat,ani kërkojnë antarsim në BE!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tre të vdekur, 26 të plagosur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës
» Një i vrarë e dy të plagosur për ujë
» Golfi, përplaset me kamionin 5 të plagosur
» Jackson dëshirohej i vdekur
» Gjendet një qift i vdekur në Graçanicë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve :: RAJON-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum