www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


 Fools Garden, koncert në Prishtinë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


 Fools Garden, koncert në Prishtinë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Fools Garden, koncert në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

 Fools Garden, koncert në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Fools Garden, koncert në Prishtinë    Fools Garden, koncert në Prishtinë EmptyTue Mar 08, 2011 8:23 pm

 Fools Garden, koncert në Prishtinë M

Prej vitit 1995, me këngën “Lemon Tree”, ata shëtitën botën. Por asnjëherë nuk shkelën në Kosovë.

Tek dy dekada pas themelimit grupi i njohur gjerman “Fools Garden” ka gjetur vend në agjendën e tij për një koncert në shtetin më të ri në botë.

Për publikun kosovar do të këndojnë më 16 prill. Koncertin në Kosovë grupi e ka paralajmëruar edhe në web-faqen e tij zyrtare.

Teatri “Oda” është vendi që do të bëjë bashkë adhuruesit kosovarë të këtij grupi, i cili pos “Lemon Tree” është i njohur me hitet “Wild days”, “Nothing”, “Probably”, “Rainy day”, “Ordinary man”, “Closer” e shumë të tjerë.

Rudolf Keller, president i “Power Concerts Company”, i cili është organizator i koncertit të “Fools Garden” në Prishtine, ka konfirmuar per Koha Ditore, se grupi gjerman do të performojë në Prishtinë.

“Tashmë e kemi të konfirmuar koncertin për 16 prill (e shtunë) dhe po shikojmë mundësinë që ta kemi edhe një shfaqje të dytë, varësisht prej shitjes së biletave”, ka thënë Keller, derisa ka shpjeguar se ky është koncerti i parë që do të organizojë kompania e tij në Kosovë.

Sa i përket çmimit të biletave, Keller ka thënë se do të jetë më i ulët sesa në vendet e tjera ku performon grupi.
“Do të jenë më të ulëta në krahasim me Gjermaninë, Austrinë ose Zvicrën”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se çmimi i një bilete nuk do të kalojë shifrën prej gjashtë eurosh.

Keller ka zbuluar një pjesë të agjendës së “Fools Garden”, duke theksuar se bendi do të fluturojë drejt Kosovës veçanërisht për spektaklin që ai e quan unik.
“Grupi do të arrijë në Prishtinë më 15 prill në mëngjes dhe do të kthehet në Stuttgart të Gjermanisë më 17 prill. Ky është një koncert i veçantë për të rinjtë e Kosovës. Nuk ka ndonjë turne të grupit në vendet afër. Ata do të vijnë këtu vetëm për këtë spektakël unik dhe do të kthehen më pas në Gjermani”, ka shtuar ai.

“Fools Garden” është themeluar në vitin 1991 nga vokalisti Peter Freudenthaler dhe kitaristi Volker Hinkel. Veç tyre, pjesë e grupit janë edhe basisti Dirk Blümlein dhe bateristi Claus Müller.
Ata fituan vëmendjen e parë brenda Gjermanisë me këngën “Wild days”. Por fama e tyre kaloi kufijtë me realizimin e këngës “Lemon Tree”. Kënga e cila ka fascinuar botën muzikore që nga viti 1995, është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Grupi ka pasur koncerte të shumta në gjithë botën. Në maj të vitit 2005, ka pasur koncertin më të madh në Kalingrad të Rusisë, në prani të mbi 100 mijë spektatorëve. Albumin e parë, “Fools Garden”, e ka realizuar në vitin 1991. Deri më tani grupi ka realizuar gjithsej shtatë albume muzikore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Fools Garden, koncert në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» “This Is It” erdhi në Prishtinë
» Milani, miqësore në Prishtinë?
» Marigona, me 11 prill koncert në Prishtinë
» Snoop Dogg më 10 korrik në Prishtinë
» “Nouvelle Vague”, më 22 dhjetor në Prishtinë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum