www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”  Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”  Empty
MesazhTitulli: Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”    Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”  EmptySat Mar 19, 2011 3:23 am

Ja ku e ka vjedhur Çani emisionin “Zonë e Lirë”  Nnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnju

Kopjet dhe vjedhjet e ideve nga yjet shqiptare tash nuk janë të kufizuara vetëm në skenën muzikore, por ato po zgjerohen edhe në atë të fushës televizive.

Shou emisioni “Zonë e Lirë”, që jepet çdo të premte në valët e Vizion Plus (më herët në valët e Televizionit Klan), ka një format krejtësisht të vjedhur.

Telegrafi.com ka hulumtuar për të gjetur një emision krejtësisht të njëjtë me atë që drejton shoumeni shqiptar Arjan Çani.

Emisioni në fjalë emetohet në gjuhën frënge në televizion “Francez 2” që nga viti 1998 dhe titullohet “Tout le monde en parle” (“E gjithë bota flet”). Deri në vitin 2006 emisioni ishte drejtuar nga prezantuesi i famshëm francez Thierry Ardisson, i cili, bazuar në mënyrën e të shtruarit të pyetjeve dhe gjestet e tij duket se ka qenë inspirimi kryesor për Arjan Çanin. Madje ky i fundit edhe vishet ngjashëm me shoumenin francez.

Për më tepër, emisioni francez ka të njëjtën pamje skene, me prezantuesin që qëndron në krye të një tavoline rreth të cilës mblidhen mysafirët. Edhe publiku ka të njëjtën renditje dhe krijon një atmosferë “të zjarrtë”, ngjashëm si ai shqiptar.

Se Çani mund të ketë ‘kërkuar’ për të vjedhur nga mediat franceze (dhe mbase jo në ato angleze dhe amerikane, që supozohet se janë më të avancuara), aludon edhe fakti se ai e flet për mrekulli gjuhën frënge dhe aspak gjuhën angleze.

Derisa Arjan Çani është goxha i famshëm në Shqipëri, ai nuk është aq i pëlqyer në Kosovë dhe Maqedoni për shkak të deklaratave pro-greke, kur kishte thënë se ndjehet më shumë grek se shqiptar.

“Unë kam nënën greke dhe deri në moshën pesëvjeçare më ka rritur gjyshja ime nga nëna, ndërsa gjuha e parë që kam mësuar ka qenë greqishtja. Më shumë se gjysma ime është greke”, ishte shprehur dy vite më parë Çani.

“Zonë e Lirë” (video):