www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz Empty
MesazhTitulli: Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz   Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz EmptySat Apr 09, 2011 11:17 pm

Simptomat e hershme të diabetit, veçanërisht të tipit 2 mund të jenë suptile apo në dukje të parrezikshme, nëse paraqitet ndonjë prej tyre. Mund ta keni diabetin me muaj, apo madje me vite dhe të mos keni asnjë simptomë të diabetit. Të kuptuarit të simptomave të mundshme të diabetit mund të çojnë deri te diagnostikimi dhe shërimi i hershëm. Nëse keni cilëndo nga shenjat dhe simptoma të diabetit si në vazhdim, vizitoni mjekun.

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë janë shenja dhe simptoma klasike të diabetit. Kur keni diabet, teprica e sheqerit (glukoza) grumbullohet në gjak. Veshkat tuaja janë të detyruara të punojnë me intensitet më të lartë për të filtruar dhe absorbuar tepricën e sheqerit. Nëse veshkat nuk mund ta përcjellin këtë, sheqeri i tepërt nxirret jashtë me anë të lëngjeve nga indet. Kjo aktivizon urinimin më të shpeshtë, çka mund të çojë në dehidrim. Pirja e më shumë lëngjeve për të shuar etjen, sjellë edhe deri te urinimi më i shpeshtë.

Lodhja

Mund të ndieni lodhje. Shumë faktorë mund t’i kontribuojnë kësaj. Ata përfshijnë dehidrimin nga urinimi i shpeshtë dhe paaftësinë e trupit për të funksionuar si duhet, sepse mund t’i përdorë më pak sheqernat për nevoja energjetike.

Humbja e peshës

Luhatjet e peshës po ashtu hyjnë në grupin e shenjave të mundshme dhe simptomave të diabetit. Kur e humbni sheqerin me urinim të shpeshtë, mund të humbisni kalori. Në të njëjtën kohë, diabeti mund ta mbajë sheqerin e ushqimit larg nga qelizat çka çon deri të uria e vazhdueshme. Efekti total është dobësimi potencialisht i shpejtë, veçanërisht nëse keni diabet të tipit 1.

Shikim i mjegulluar

Simptomat e diabetit ndonjëherë mund të përfshijnë edhe probleme me shikimin. Niveli i lartë i sheqerit në gjak tërheq lëngjet nga indet, duke i përfshirë edhe sytë. Kjo ndikon në aftësinë për t’u fokusuar.

Nëse nuk shërohet, diabeti mund të shkaktojë dëmtimin e syve. Për shumicën e njerëzve, këto ndryshime të hershme nuk shkaktojnë pengesë në shikim. Megjithatë, nëse nuk zbulohen këto ndryshime dhe përparojnë edhe më gjatë, mund të çojnë deri te humbja e shikimit dhe verbërimi.

Shërimi i ngadalshëm i lëndimeve apo infeksionet e shpeshta

Mjekët dhe njerëzit me diabet kanë vënë re që infeksionet janë më të shpeshta nëse keni diabet. Hulumtimet, megjithatë, nuk kanë treguar nëse kjo është plotësisht e vërtetë, e as përse. Ka mundësi që për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak dobësohet shërimi natyral i plagëve dhe aftësia për luftë kundër infeksioneve. Te femrat, infeksionet e fshikëzës dhe infeksionet vagjinale janë veçanërisht të shpeshta.

Therjet në duar dhe këmbë

Teprica e sheqerit në gjak mund të çojë deri te dëmtimi i nervave. Mund të vëreni therje dhe humbjen e ndjesisë në duar dhe këmbë, si dhe djegien e dhimbshme në duar dhe këmbë.

Mishi i dhëmbëve i skuqur, i ënjtur dhe i ndjeshëm

Diabeti mund të dobësojë aftësinë për luftë kundër mikrobeve, me çka rritet rreziku nga infeksionet e mishit të dhëmbëve dhe të eshtrave, të cilat i mbajnë dhëmbët në vend. Mishi i dhëmbëve mund të tërhiqet, dhëmbët mund të bëhen të dobët dhe mund të shkaktohet qelbëzimi dhe pezmatimi i mishit të dhëmbëve, veçanërisht nëse keni infeksion të mishit të dhëmbëve para se të zhvillohet diabeti.

Nëse vëreni çfarëdo shenja të mundshme apo simptoma të diabetit, shkoni për kontrolle të mjeku juaj. Sa më herët të diagnostikohet gjendja, shërimi mund të fillojë më herët. Diabeti është sëmundje serioze. Por, diabetin mund ta menaxhoni dhe të keni jetë aktive dhe të shëndetshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rastet e diabetit, qe kerkojne trajtim serioz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fansat kërkojnë këngë të re nga Elvana
» Chelsea dhe United kërkojnë Augeron
» Kukan kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën
» United dhe Juve kërkojnë djalin e Zidane
» Muslimanët kërkojnë barazi nga Kancelarja Merkel
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum