www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mergimi i Shqiptareve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mergimi i Shqiptareve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mergimi i Shqiptareve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Mergimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Mergimi i Shqiptareve   Mergimi i Shqiptareve EmptyFri Oct 21, 2011 9:33 pm

Invazioni i turqve osmanllij detyroi qindra mijë shqiptarë, kryesisht nga banorët e qyteteve dhe të fshatrave të rënuara ose të kërcënuara të mërgonin në vende të huaja, në krahinat e ndryshme të Italisë dhe pjesërisht në qytetet e Dalmacisë të cilat nuk kishin rërë nën sundimin turk.
Mërgime të tilla drejt gadishullit italian ndodhën në masë të kufizuar, qysh nga fundi i shek, XIV, kur turqit shkelën për të parën herë shqipërinë. Por mërgimi më i madh ngjau pas vdekjes së Skënderbeut (1468), dhe kur ranë qytetet e fundit të Shqipërisë në duart e turqve (1478-1479). Në këto vite u shpërngulën në masë me dhjetra mijë familje. Mërgime të mëdha ndodhën veçanërisht në vitet 1481, 1492 dhe 1506. Ato vazhduan në masë më të kufizuar edhe në shekujt e mëvonshëm.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të mërguar u strehua në krahinat e Mbretërisë së Napolit, pasi në këtë kohë Italia e jugut, e rënuar nga luftrat feudale, kishte nevojë për prodhues bujq që të mbushnin zotërimet feudale të çpopulluara. Veçanërisht në krahinat e Kalabrisë dhe të Siçilisë u strehuan më tepër se njëqindmijë shqiptarë të ardhur në pjesën më të madhe nga Shqipëria e jugut dhe e mesme dhe krijuan aty rreth njëqind fshatra me popullsi arbëreshe. Në vitet l530-1535 në Siçili u vendosën edhe disa dhjetra mijë shqiptarë të tjerë të ardhur nga Moreja (Peloponezi) kur turqit i dëbuan përfundimisht spanjollët nga ky vend. Në fund të shek. XV, që nga Venediku deri në Siçili, burimet arkivale përmendin në qytetet italiane dhe në rrethet e tyre bujqësore, shqiptarë me shumicë. Mjaft prej tyre, të varfër, pa ndihmë e pa përkrahje, të mbetur rrugëve, u kthyen në lypës ose vdiqën nga uria e sëmundjet. “Nuk mund t’i shohë njeriu - i shkruante papa Pali i II Filipit, dukes së Burgonjës pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë, të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre, që rrinë anës së detit, e ngrenë duart në qiell, e qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh”. Me kohë të mërguarit që u vendosën në Dalmaci dhe në Italine qëndrore dhe verilindore u asimiluan. Vetëm në Italinë e jugut shumica e madhe e shqiptarëve të mërguar, duke qenë më kompakt, si në Kalabri e Siçili, e ruajtën ,për shekuj me radhë gjuhën amtare dhe shpresën për t’u kthyer një ditë në atdheun e tyre. Edhe sot në këto dy krahina ka akoma; komuna me popullsi arbëreshe.
Numri i të mërguarve llogaritet të ketë arritur në rreth dyqindmijë veta, gati një e katërta e popullsisë së vendit. Mërgimi i kësaj mase fshatare, veçanërisht i popullsisë qytetare, e pakësoi numrin e krahëve prodhues dhe e boshatisi Shqipërinë nga mjeshtrit zejtarë si dhe nga njerëzit e kulturuar. Nuk është e rastit që shqiptarë, të cilët u shquan në fund të shek. XV dhe në pjesën e parë të shek. XVI, për kulturën dhe njohuritë e tyre shkencore, qenë të gjithë të mërguar dhe asnjeri prej tyre nuk banonte më në Shqipëri.
Shumë nga banorët e krahinave të pambrojtura që nuk kishin mundur të mërgonin në dhè të huaj, kishin braktisur vendbanimet e tyre dhe ishin strehuar në bjeshkët e Shqipërisë së brendëshme malore, me shpresë se aty do t’i shpëtonin hakmarrjes dhe zgjedhës së turqve. Ky shtegëtim vazhdoi edhe pas vitit 1479. Me mijëra fshatarë u shpërngulën nga bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malsitë e Kurveleshit, nga Myzeqeja në malsitë e Beratit e Skraparit, nga fusha e Tiranës dhe e Durrësit në malsitë e Bendës, Tamadhiese, Matit e Krujës, nga rrethi i Shkodrës e i Lezhës si dhe nga Kosova në thellësitë e brendëshme të malsive veriore e verilindore. Në vendbanimet e reja malore, ku tokat nuk u mjaftonin as banorëve të mëparshëm, fshatarët u detyruan të merreshin më tepër me blegtori duke u zhytur në një varfëri edhe më të thellë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Mergimi i Shqiptareve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shtegtimet e Shqiptareve
» Dashuri sipas Shqiptarëve
» Albin Kurti beson në bashkimin e shqiptarëve
» Kryengritjet e Para te Shqiptareve (1432-1438)
» Raportet e mira Kosovë-Maqedoni, në interes të shqiptarëve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum