www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shtegtimet e Shqiptareve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shtegtimet e Shqiptareve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtegtimet e Shqiptareve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Shtegtimet e Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Shtegtimet e Shqiptareve   Shtegtimet e Shqiptareve EmptyFri Oct 21, 2011 10:15 pm

Kthimi i tokave-bashtinë të antarëve të fiseve në pronësi o private në kurriz të pronës së përbashkët solli si rezultat kthimin, gjatë këtyre shekujve të fundit, të një numuri të madh katundesh në fshatra dhe dobësoi lidhjet fisnore midis pjestarëve të tyre. Këto lidhje u dobësuan edhe më tepër me procesin e diferencimit shoqëror që ndodhi në gjirin e bashkësive fshatare dhe me lindjen në to të marrëdhenieve feudale. Fshatarët e varfër, duke mos e patur më ndihmën e dikurshme të bashkësisë, filluan të largoheshin nga fshati dhe të kërkonin toka në vende të tjera. Toka filluan të kërkonin edhe krerët e pasur të fshatrave, të cilët me forcimin e pronës private përpiqeshin t’i zgjeronin edhe më tepër bashtinat e tyre të mëdha. Veç kësaj popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara që shtuar në një masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan fenomenin e shtegëtimit të shqiptarëve nga viset malore në luginat dhe fushat e vendit, bile edhe jashtë teritorit të Shqipërisë, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme.
Shtegëtimet u kryen me forma të ndryshme. Herë malsorë të veçuar ose në grupe, herë fise të tëra shtegëtuan, diku në mënyrë paqësore diku në formë dyndjesh me dhunë. Ka mundësi që shtegëtimet e shqiptarëve të kenë filluar qysh në shekujt e mëparshëm (shek. IX-X), por në këto nuk i kemi të dokumentuara; pjesërisht nga se shtegëtimet, sidomos shtegëtimet paqësore, nuk u kanë tërhequr vemendjen kronistëve të kohës, si rrjedhim për këto shekuj burimet dokumentare për gjendjen e brendëshme të Shqipërisë janë jashtëzakonisht të varfëra. Dokumente të viteve 1021-1022 bëjnë fjalë për disa shtegtime popullsish drejt teritoreve të Greqisë, në të cilat mund të kenë marrë pjesë edhe malsorë shqiptarë. Këto shtegëtime vazhduan pastaj për një kohë të gjatë në të gjithë shekujt e mëvonshëm.
Shtegëtimet drejt luginave dhe fushave të vendit u lehtësuan edhe ngaqë në këto vise kishte, ndonëse në një masë të kufizuar, fshatra të banuara me popullsi shqiptare. Por, gjatë këtyre shtegëtimeve, shqiptarët ranë në konflikt me feudalët e vendit kur malsorët u shkaktonin atyre dëme, si dhe me fqinjët sidomos me zhupanët serbë, të kthyer në feudalë. Kështu, ndërsa më parë, gjatë regjimit të bashkësive fshatare, fqinjësia shqiptaro-sllave qe një simbiozë paqësore, tani, me çthurjen e bashkësive dhe me lindjen e marrëdhënieve feudale, ajo u kthye në një burim grindjesh të vazhdueshme dhe konfliktesh të shpeshta për toka dhe për të nënshtruar njëri tjetrin. Feudalët serbë, të cilët në shek. XI formuan në teritoret kufitare të Shqipërisë në tokat e Malit të Zi shtetin e tyre, përpiqeshin jo vetëm të ruanin tokat e veta por edhe t’i zgjeronin këto në kurriz të fshatarëve e malsorëve shqiptarë. Shqiptarët, nga ana e tyre, synonin tani t’i dëbonin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre të dikurëshme. Si rezultat i shtegëtimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banime shqiptare kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarë në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare.
Gjurmë të këtyre shtegëtimeve dhe konflikteve sidomos të konflikteve që ndodhën në shekujt e mëvonshëm midis çetave të malsorëve shqiptare nga njera anë dhe feudalëve serbë të cilët kishin pushtuar luginat dhe kullotat e malsorëve nga ana tjeter, janë pasqyruar si në letërsinë popullore shqiptare, ashtu edhe në atë të sllavëve të jugut. Ato përbëjnë temën e kengëve epike shqiptare të kreshnikëve, të cilat, me ndryshimet që pësuan më vonë, sidomos gjatë shekujve të parë të sundimit turk, këndohen edhe sot me lahutë, prej malësorëve të Shqipërisë veriore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Shtegtimet e Shqiptareve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Mergimi i Shqiptareve
» Dashuri sipas Shqiptarëve
» Albin Kurti beson në bashkimin e shqiptarëve
» Kryengritjet e Para te Shqiptareve (1432-1438)
» Raportet e mira Kosovë-Maqedoni, në interes të shqiptarëve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum