www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s) Empty
MesazhTitulli: Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)   Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s) EmptyFri Oct 21, 2011 9:37 pm

Në vjeshtën a vitit 229 para e. sonë flota romake e përbërë prej 200 anijesh arriti në Korkyrë. Qytetin ajo e zuri me lehtësi të madhe, sepse komandanti i garnizonit ilir, Dhimitër Fari, tradhëtoi dhe u hodh në anën e armiqve. Nga Korkyra flota romake u nis për në Apolloni.
Po në këtë kohë për këtu ishte nisur nga Brundisium (Brindisi i sotëm) një fuqi tjetër romake e përbërë prej 20 mijë këmbësorësh dhe 2000 kalorësish. Pasi zunë Apolloninë ushtritë romake i u drejtuan Dyrahut. Me afrimin e tyre ilirët e hoqën bllokadën e qytetit dhe u larguan. Romakët hynë në Dyrah dhe e bënë zotër të këtij qyteti të rëndësishëm. Pastaj këta shkuan në viset e brendëshme ilire, dhe nënshtruan këtu parthinët dhe atintanët, të cilët i detyruan të njohin pushtetin e Romës.
Por romakët nuk u shtynë thellë në brendi të vendit. Hapi i parë për të pushtuar Ilirinë ishte sigurimi i pikave strategjike në bregun lindor të Adiratikut, prandaj ata i vazhduan sulmet drejt brigjeve verilindore të këtij deti, shpërndanë rrethimin ilir të Isas dhe pushtuan disa qëndra të tjera të fortifikuara ilire në bregun dalmatin. Ilirët u bënë qëndresë të fortë pushtuesve romakë. Në luftën për qytetin bregdetar Nutria, p. sh., ata u shkaktuan romakëve dëme të mëdha në njerëz dhe u zune anijet që çonin për Romë plaçkën e luftës. Por tradhëtia e Dhimitër Farit dhe shkëputja e disa fiseve e dobësuan qëndresën ilire.
Teuta u tërhoq dhe u mbyll në fortesën e Rizonit, në grykën a Kotorit në Dalmaci, seli e mbretërve ardianë. Më vonë, duke parë se ushtria e saj nuk ishte në gjëndje të përballonte sulmet e ushtrisë romake të organizuar mire dhe të disiplinuar dhe se aleati i saj, Maqedonia, nuk mund ta ndihmonte për arësye të grindjeve të brendëshme që kishin filluar pas vdekjes së Dhimitrit të II, Teuta i kërkoi Romës paqe, e cila u vendos në vitin 228 para e. sonë. Sipas kushteve të paqes, ilirët i ndaluan të lundronin përtej Lisit me më tepër se dy anije tregëtare dhe detyroheshin t’i paguanin Romës një tribut vjetor.
Përveç kësaj Roma i shkëputi shtetit të ardianëve një pjesë të mirë të teritorit. Isën, Dyrrahin, Apolloninë, tokat e fiseve ilire të parthinëve dhe atintanëve Roma i mbajti për vehte duke i vënë, sikurse thotë Polibi, nën mbrojtjen e vet, në fakt, nën vartësinë e vet në formën e aleancës. Farin bashkë me disa ishuj të tjerë si dhe krahinat fqinje bregdetare romakët ia dhanë si shpërblim Dhimitër Farit. Pjesa tjetër i mbeti Pinesit, djalit të mitur të Agronit, të cilin senati e njohu sundimtar të ligjshëm të mbretërisë ardiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lufta e Dyte iliro-romake (219-218 p.e.s.)
» Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)
» Lufta kunder Venedikasve dhe Turqve (1448)
» Lufta Politike ne Arberi
» Ramos: Nuk mbaroi lufta
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum