www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Revoltat e Strategeve te Durresit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Revoltat e Strategeve te Durresit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Revoltat e Strategeve te Durresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Revoltat e Strategeve te Durresit Empty
MesazhTitulli: Revoltat e Strategeve te Durresit   Revoltat e Strategeve te Durresit EmptyFri Oct 21, 2011 10:01 pm

Me gjithë shtypjen e kryengritjes, shkaqet që e shtynin fshatarësinë të rrëmbente armët nuk u zhdukën. Fshatarët ishin gati të bashkoheshin me çdo lëvizje që drejtohej kundër perandorisë. Kjo u dha mundësi strategëve dhe dinatëve të themës së Durrësit ta shfytëzonin këtë pakënaqësi të masave fshatare për qëllimet e tyre kundër pushtetit qëndror perandorak.
Dukët e Durrësit bashkë me dinatët e mëdhej të themës bënin pjesë në radhët e aristokracisë provinciale ushtarake. Si gjithë aristokracia provinciale bizantine edhe këta synonin ta merrnin vetë në dorë pushtetin qëndror dhe t’i jepnin fund sundimit të perandorëve që mbështeteshin vetëm në burokracinë feudale të kryeqytetit.
Në shek. XI, dukët e Durrësit qenë nga aristokratët më të fuqishëm të Perandorisë. Njëri prej tyre, Gjergj Maniakes, që njëkohësisht një nga gjeneralët bizantinë më të shquar të kohës. Ky kishte korrur suksese të mëdha në Azi të Vogël (1031) dhe në Itali (1038-1040) kundër arabëve. Më 1042 ndodhej akoma duke luftuar në Itali, kur në Kostandinopojë, pas një kryengritje, u kurorëzua perandor Kostandin Monomaku. Gjergj Maniakesi, i pakënaqur nga ky ndryshim, filloi kryengritjen, duke u shpallur vehten perandor. Në shkurt 1043, me trupat që i qëndruan besnike, zbarkoi në Durrës. Me Maniakesin e bashkuan arhondët (dinatët) dhe banorët e themës të cilëve u kishte premtuar uljen e taksave. Kronisti bizantin Mihail Ataliati na njofton se midis kryengritësve kishte edhe arbëreshë.
Në krye të ushtrive kryengritëse, Maniakesi marshoi drejt Konstandinopojës. Rrugës, përpara se të arrinte në Selanik, u ndesh në Ostrovo me ushtritë e perandorit. Në përpjekjen e parë ushtritë kryengritëse e fituan betejën por pak më vonë ato u mundën. Maniakesi vetë gjeti vdekjen në këtë përpjekje.
Një kryengritje tjetër e tillë shpërtheu me 1007, e udhëhequr edhe këtë radhë nga duka i Durrësit, Nikifor Brieni. Edhe ky synonte kurorën perandorake. Por nuk pati sukses. Në ushtrinë kryengritëse të N. Prienit, krahas bullgarëve e grekëve, morën pjesë përsëri arbëreshët.
Më 1080, pa u shtypur mirë kryengritja e N. Brienit, pasardhësi i tij, Vasilaqi nga Paflagonia, organizoi një kryengritje të re. Edhe ky e shpalli vehten perandor. Bashkë me kryengritësit, Vasilaqi u nis nga Durrësi në drejtim të Selanikut, por në përpjekje me ushtritë e perandorit bizantin, e thye.
Edhe duka tjetër i Durrësit, Gjergj Monomakatos, i cili zuri vendin e Vasilaqit, filloi të përgatiste një kryengritje tjetër. Ai arriti të krijonte lidhje me Milial Bodinin, princin serb të shtetit të Dioklesë që ishte krijuar në veri të Shqipërisë. Por planet e tij u penguan nga ngjarjet e vitit 1081, nga ardhja në fuqi e Aleks Komnenit dhe nga ekspedita e normanëve në tokat e Shqipërisë.
Megjithëse ishin të drejtuara nga feudalët bizantinë, këto kryengritje kanë rëndësi për historinë e Shqipërisë sepse dëshmojnë gadishmërinë e popullit arbëresh për të zhdukur zgjedhën e sundimit të rëndë bizantin. Ataliati thotë se arbëreshët të cilët dikur qenë aleate të perandorisë, tani u bënë kundërshtarë të saj. Fakti që në udhëheqje të këtyre kryengritjeve nuk dilnin akoma feudalë arbëreshë dëshmon se pozitat e tyre ishin relativisht, të dobëta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Revoltat e Strategeve te Durresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Principata e Durresit
» Maqedonia kërkon portin e Durrësit
» Gjyste Vulaj do festojë 10 vite karrierë në plazhet e Durrësit dhe Ulqinit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum