www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
3li
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
3li

Numri i postimeve : 403
Data regjis. : 25/11/2009
Location : Knej Parii Dika

Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times” Empty
MesazhTitulli: Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times”   Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times” EmptyTue Dec 08, 2009 7:33 am

Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times”



 

 


Si një perëndeshë e shtëpiakeve, kuzhinierja e parë televizive në Shqipëri, ka shumë të përbashkëta me Delia Smith se me Nigella Lawson - edhe pse asaj nuk i pëlqen të quhet personalitet i Kuzhinës. E veshur me një xhaketë të bardhë kuzhinieri që i rri pak e gjerë, me syze transparente moderne, Tefta Pajenga në një emision të paradites në TVNews24, një kanal ky me pronësi italiane, gatuan ushqime tradicionale shqiptare, ku me raste ndërfuten edhe shija italiane dhe ajo e kuzhinës turke.

Në orën 09:00, Zonja Pajenga ndërpritet për plot 30 minuta nga edicioni i lajme kryesore të mëngjesit, një skemë kjo që i lejon asaj kohën e nevojshme për të përfunduar gatimin para se tua paraqesë atë shikuesve e që më pas shijohet nga të ftuarit specialë të emisionit.
“Jetesa me gatimin nuk më bën aspak nervoze”, shprehet zonja Pajenga me një fjalë të prera shkurt, të folur që e ka fituar nga puna e saj e mëparshme si mësuese e fillores. “Jam shumë e organizuar dhe studio e kuzhinës është e pajisur dhe kompletuar shumë mirë”.  Show i zonjës Pajenga që është i sponsorizuar nga një prodhues ndërkombëtar i pajisjeve të kuzhinës, përcjell një mesazh të fortë për shtresën e mesme shqiptare që është gjithmonë e në rritje.

Ajo thotë se misioni i saj shërben për të mësuar një brez të ri të shqiptarëve, si të gëzojnë një traditë të pasur të kuzhinës vendit, e braktisur nga një gjeneratë e tërë për shkak të mungesës së ushqimeve, apo ushqimit të pakët që ekzistonte në periudhën e sistemit komunist, e kjo për shkak se ishin të ndaluara importet.

“Kam mësuar të gatuaj nga mamaja ime në një kohë kur nuk kishte shumë për të ngrënë. Ajo përpiqej dhe arrinte të bënte një pjatë të ndryshme për çdo ditë. Ajo ishte shumë krijuese, veçanërisht me djathërat, perimet dhe zarzavate e egra,"thotë ajo. Shqipëria tashmë importon shumë ushqime, kjo dhe për faktin se sektori i Bujqesisë nuk është ringjallur ende për shkak të emigrimit masiv që ndodhi në këtë vend në vitet 1990.

Dhe në fakt tregjet e fermerëve janë të mirë-përcaktuara si në Tiranë dhe qytete të tjera. Znj Pajenga bën pazar për furnizim herët në mëngjes që të marrë përbërësit e freskët. “Vendasit kultivojnë të gjitha produktet e freskëta që kemi nevojë për recetat tradicionale, por duhet gjithmonë të njohësh furnizuesin”, thotë ajo duke shtuar se “te gjitha ushqimet e tjera janë të importuara. Për shembull orizi. Më parë e kultivonim në vend, por tani e importojmë nga Italia”.

E martuar me një diplomat shqiptar, znj Pajenga thotë se për herë të parë testoi recetat që ia mësoi e ëma, tek te huajt gjatë qëndrimit ne Ankara. Më pas ajo mësoi shumë nga miqtë turq që bëri atje dhe nga gratë e tjerë të diplomatëve. “Cilësia dhe përbërësit në Turqi ishin të jashtëzakonshme”. Gatimi shqiptar i detyrohet shumë katër shekujve të pushtimit osman e më pas shefat e kuzhinës së Tiranës sunduan kuzhinat kryesore të Sulltanëve në Stamboll. Pjatat me ushqim deti janë përgatitur sipas stilit Italian, ndërsa ëmbëlsirat kanë një shije austriake, duke reflektuar kështu ndikimet politike në tri dekadat e para të shekullit të 20-të ne Shqiperi. Fshati gatuan specialitetet me brumëra dhe gatimin ne enët prej balte, siç është byrek me pulë – brumi i përgatitur nga mielli dhe me ujë që përzihen mes tyre dhe që se bashku me bimë të tjera piqet në një furrë druri.

Ka kaq shumë variacione rajonale tek pjatat shqiptare sa në 5 vite transmetim të rregullt ditë për ditë në emision, Znj Pajenga nuk ka përsëritur një recetë dy herë, "me përjashtim të kërkesave të veçanta të shikuesve dhe, natyrisht, pjatave karakteristike për Krishtlindje dhe Viti i ri”. Aktualisht ajo është duke punuar për një libër me recetat e saj më popullore, që pritet të kenë një ndikim të madh e të vecantë në komunitetin e emigrantëve shqiptarë të përhapur në mbarë botën të cilët qëndrojnë në kontakt me të nëpërmjet valëve satelitore.

Në një mëngjes të kohëve të fundit, Znj Pajenga përgatiti një version vegjetarian të qofteve duke përdorur në formë të grirë spinaq, karota, dhe shumë gjethe majdanoz dhe hudhër, përzier me miell gruri. Qoftet I skuqi me vaj ulliri e më pas i shërbeu ato me kos. Ajo gjithashtu bëri një supë e trashë me kërpudha me një lloj fasuleje që quhej syri i zi, të cilat u lanë të zienin në furrën e studios së emisionit, ndërsa anash shfaqeshin titujt e lajmeve në ekranin e TV.

Me këmbë në tokë, Zonja Pajenga thotë se emisioni i saj është shumë popullor për shumë arsye praktike. "Shumë gra shqiptare me familjet e tyre nuk mësojnë të gatuajnë në mënyrën e duhur, sepse nënat e tyre nuk kanë pasur mundësi për të mësuar veten e tyre. Kështu ata shikojnë programin tim, dalin dhe për të blerë përbërësit dhe përgatisin drekën” .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Me Teftën kuzhina shqiptare në “Financial Times”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Letërsia Shqiptare
» Arti dhe Kultura shqiptare!
» Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV”
» Kërcënohet pornostarja shqiptare
» Kengetaret shqiptare kopjojne
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum