www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
3li
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
3li

Numri i postimeve : 403
Data regjis. : 25/11/2009
Location : Knej Parii Dika

Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës Empty
MesazhTitulli: Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës   Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës EmptySat Dec 12, 2009 5:28 am

Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës




Prishtinë– Për ndikimin që kishte pasur seriali turk “Aci Hayat”, konkretisht aktori Kenan İmirzalioğlu, i njohur si Mehmet Kosovari tek publiku ynë, u dëshmua të premten. Për më shumë se dy orë, hapësira para kinemasë ABC në Prishtinë ishte e bllokuar. Do të ishte ai vendi nëpër të cilin İmirzalioğlu, bashkë me aktorin e njohur turk Şener Şen dhe regjisorin e filmit “Kabadayı”, Ömer Vargı, duhej të parakalonin për tu larguar nga kinemaja ABC, ku fiks në ora 15 ishte mbajtur konferencë për media. Por, një gjë e tillë rezultoi e pamundshme.  Ishte Mehmet Kosovari ai i cili u kishte bërë sherrin të gjithëve. Plot tre herë kishte tentuar të dalë nga kinemaja ABC, por turma e madhe e adhuruesve ia kishte pamundësuar këtë. Si pasojë e kësaj ka ndërruar e gjithë agjenda e mysafirëve turk që kishin ardhur për të hapur edicionin e dytë të “Java e Filmit Turk” në Prishtinë. Ndonëse ishte planifikuar që ata të bëjnë një shëtitje nëpër sheshin “Nëna Tereze”, në orën 16:30, për shkaqe sigurie kjo është anuluar.
“Ka qenë e pamundur që mysafirët, posaçërisht aktori  Kenan İmirzalioğlu të bëjnë shëtitje në sheshin “Nëna Tereze”, sepse së pari ka qenë e pamundur të dilet nga kinemaja, përderisa nuk intervenoi policia”, ka thënë drejtori i kinemasë ABC Milazim Salihu. Si rezultat i kësaj, Salihu paralajmëroi edhe një tjetër ndërrim agjende. “Duket se as sonte, në ceremoninë e hapjes nuk do të vijë aktori Kenan İmirzalioğlu. Për shkaqe sigurie”, ka thënë ai. Edhe në konferencën për media ishte pikërisht aktori i serialit “Jetë e hidhur”, ai i cili luante rolin kryesor, megjithëse përkrah tij qëndronin emra të  mëdhenj të kinematografisë turke, Şener Şen dhe Ömer Vargı. I pyetur për faktin se pse emri i tij në serialin “Jetë e hidhur” ishte Mehmet Kosovari ai është përgjigjur.
“Edhe para se të luaja në serialin “Jetë e hidhur”, kam luajtur në një serial të tillë dashurie, sepse jam njeri që e çmoj dashurinë, ndërkaq për emrin Mehmet Kosovari mund të them se ka ardhur duke u bazuar në këmbëngulësinë me të cilën njihen kosovarët në Turqi, e në rastin e serialit unë isha këmbëngulës në dashuri dhe e fitova këtë “mbiemër”, krahas emrit Mehmet”, tha para gazetarëve aktori Kenan İmirzalioğlu. Edhe pse popullariteti i tij në Kosovë u vërejt gjatë ditës së premte, İmirzalioğlu nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Nuk e kishte mësuar një të tillë as sa për ti përshëndetur adhuruesit.“Mjafton fjala Kosovë”, tha para gazetarëve İmirzalioğlu.Ndërkaq, aktori kryesor i filmit “Kabadayi”, Şener Şen ndër të tjera u shpreh i lumtur që “Kabadayi” po shfaqet në Kosovë. “Jam shumë krenar që ndodhem në mesin tuaj dhe ndihem krenar që ky film do të shfaqet sonte këtu. Por, para së gjithash i kërkoj falje publikut që do të më duhet në disa skena të jem armik i ashpër i të adhuruarit të tyre, Mehmet Kosovarit”, tha Şen.
Ndryshe, “Java e Filmit Turk”, në Kosovë është duke u organizuar për të dytën herë dhe ajo do të zgjasë pesë ditë.
  

Mbrapsht në krye Shko poshtë
makfire
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 1
Data regjis. : 12/12/2009

Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës Empty
MesazhTitulli: Re: Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës   Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës EmptySun Dec 13, 2009 9:39 am

qysh nuk mujtum me pa hiq mehmet koseven qysh nuk kene organizu ju kinema ja mus muublloku ruget prej shiptarve si kur sod per ipkon 10 vjetorin qfar organizmi kishin bo edhe ju uduft me bo nji organizu edhe me dal me fol shlir ju veq nji minut qka ke puna juve ashtu uduft me retheku me hekra mus mu afru shiptret me majt ren ju tani ishkan puenne regulll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mehmet Kosovari bllokon për dy orë qendrën e Prishtinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Grupi i Al Kaedes për Evropë kishte qendrën në Hamburg
» Lirohet i dyshuari Mehmet Duçi
» Mehmet Kosova i shpall luftë Esmerit
» Edona Llalloshi: Jeta ime, mes Pejës dhe Prishtinës
» Erdogan përuroi xhaminë e rinovuar të Prishtinës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum