www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Edona Beqiri - Cikël Poetik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:13 pm

First topic message reminder :

Edona BEQIRI

TY, QË MË LË PA GJUMË

POHIM

Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh
O diell

Ëndrrove, ëndrron, ëndrro
Natyrë pranvere
Me shikim drejt diellit

Erdhe, vjen, eja
Me mëngjese të reja
Me puhizë pranvere

Venerove, veneron, venero
Për pulëbardhat
Në fluturim magjik

Shkrove, shkruan, shkruaj
Për ëndrrat, dëshirën, të mirën
Për lindjet e ninullave.

Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh
O diell...
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:18 pm

MOS E FSHEH

Përtej shikimit
E kam dëshirën time
Unë këtu
Atje jetoj me të.

Fshehtësinë e tij
E zbuloj në ëndërën
Që më mundon
Sa herë që dua të të
Them diçka.

Mos u fsheh pas kështjellës
Ku ëndrron të jetosh,
Më prit dhe mua
Fatin ta shijosh.

Mos e fsheh
Flladin e kësaj vere
Të vetme mos më le
Mos e braktis lulen
Që rritet- të jesh me të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:18 pm

NDJENJA E DHJETORIT

Po mbulohet e tëra
Nga hija e reve
Mjegulla e dhjetorit
E fsheh...

Duart e tua të buta
I japin ngrohtësi
Sikur dielli i qershorit
Me përkëdheli.

Zë ëmblit
Porsi zogjtë në verë
Kur i fjaurojnë
Krahët e lehtë
Në pranverë.

Sikur yjet në qiell
Sytë e zi para syve diellor
kur shndërisin faqet e ngrira
Me brishtësinë e yllit vizëllor.

Sikur ëngjëllori
i zbriur nga qielli
Më je TI o dritë
e shkrepëtirë nga dielli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:18 pm

E VETMJA FJALË

Fillimi i vajti pas
Jetës së re
Lumturia
Ia vari dashurinë
mallit
Bashkë me rrezen
e pjekur

Lulëzimi e okupoi
kopshtin
Krushk pati lulet e reja
Cicërimën e bilbilëve
Në hulajë me harenë

Duart u gërshetuan
Dhe dolën në sheti
Nuk shikoheshin vëngër
Herë me miqësi
Herë me dashuri

Ditës së re
Ia varim një xherdan
Çka do të na dhuroi ajo
Mbase ecje
Bashkë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:18 pm

MBI LULEN TIME

Mbi lulen time
E shleva një njollë
Desha të ta dhuroj
Ashtu siç e do.

Vonesa e vyshkë lulen
Ia thanë vesën e mëngjesit
E petalet e vyshkura
As bleta nuk i do.

Bërju shok
Rrezeve të para të mëngjesit
Do të kesh fat
Ta shohësh gërshetimin
E dallëndysheve.

Flokët me valëza
Butësisë mëngjesore
E duan
Tok me puhinë

Mos i shiko pengesat
Të padukshme bëri
Se unë dhe ti
Ngrejmë ura
Ylberësh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:18 pm

DËSHIROJ TË MBETEM

Dua të ecë
përmes këtij kopshti magjik
Më thërret aroma
E lules me shpirt

Dua të të mbetem
Në dhomën e braktisur
Ku kam lën lotët

Dëshiroj të mbetem
Para lumit të ngrirë
Dëshiroj të mbetem
E mbyllur në zemër

Dua të mbetem
Peng i kësaj bote
Atëherë kur s’ ka njeri

Dëshiroj të mbetem
Midis dy urave
Njëra e krisur
E tjetra e re

Dëshiroj të mbetem
Pranë lules së parë
Në ëndrrën e pazbuluar
Dua të mbetem këtu
Ku vura të parin gur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:19 pm

THESAR I ÇMUAR

Një anije po fundoset
Mbi lumin e egër
Të këtij vendi enigmë

Po shuhen plot dëshira
Që kam menduar
Një lule po thehet
Tjetra po çel.

Zemra po me vlon
Ta them atë që dua
Po goja më ndalon
të them çka ka në mua

Dua ta heq një gur
Ne mesin e shkretëtirës
Apo të vë një lule

Mbi fletët e letrës së bardhë
Diçka mund të shkruhet
Apo në thellësi të ruhet

Shkretëtira
Të fitojë bardhësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:19 pm

VENDLINDJA IME

Sa e bukur dukesh
Kur lagesh nga shiu
Kurrë zjarrin mos e fik
Mbaje zemrën të ngrohtë

Dallëndyshja po fluturon
Po kurrë nuk do të të harrojë

Gjaku im
Nëpër damarët Tu rrjedh
Në ty le të derdhet krua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 EmptySun Dec 13, 2009 9:19 pm

NDOSHTA

Ndoshta jam peshk
Në detin Mesdhe,
Nodshta jam insekt
Në thellëzi nën dhe.

Ndoshta jam Perëndesha
E lartësive të qiellit,
Ndoshta jam rreze
Shumë e ngrohtë e diellit.

Ndoshta jam lule
Në blerim të livadhit,
Ndoshta jam pema
E fshehur mes malit.

Ndoshta jam planet
Në mesin e gjithësisë,
Ndoshta jam mbretëresha
E pashpallur e bukurisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Edona Beqiri - Cikël Poetik   Edona Beqiri - Cikël Poetik - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Edona Beqiri - Cikël Poetik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cikel poetik per dashurine
» Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti
» NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)
» CIKËL POETIK NGA ALBANA IDRIZI
» CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum