www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 EmptyMon Dec 14, 2009 9:12 pm

First topic message reminder :

Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 EmptyMon Dec 14, 2009 9:18 pm

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 EmptyMon Dec 14, 2009 9:18 pm

Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 EmptyMon Dec 14, 2009 9:19 pm

Parisi, Vendlindja

Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
Ne Paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen ,Lum Lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 EmptyMon Dec 14, 2009 9:19 pm

Kur vritet biri i madh

Fadil Tallës

Fytyra e tij e qeshur
më ndjek kudo

Pate acar të madh në zemër
Kur vemjet i mbushën rrugët
Ti dole dhe i talle bishat
Që hynin me nxitim në arenë

Zogj të hekurt
Na kërcënonin nga sipër
Kur i binim varrit
Dhe të kërkonim ndjesë
Për jetën e këputur

Ata nuk e dinin
Se ti na mësove ta tallim vdekjen
Ti që s’ishe as njëzet vjeç
Dhe ishe aq i madh

Të zije vend
Ndërmjet tokës e qiellit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe   Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne kete temë mund te lexoni disa poezi nga me te njohurat e Letersise Shqipe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Disa poezi nga une
» Mund ta degjoni PDF ne vend se ta lexoni
» Poezi kushtuar Anetarve te Forumit
» Kuyt: Me disa përforcime mund ta fitojmë titullin
» Periudha e Letersise Bashkohore
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum