www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV” Empty
MesazhTitulli: Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV”   Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV” EmptyTue Dec 15, 2009 12:56 am

Eshtë pa diskutim një nga grupet më të mira sot në Shqipëri e Kosovë. Të suksesshëm dhe që dinë ta ushqejnë dita-ditës suksesin, me këngët, klipet dhe muzikën ‘live’, e cila ndoshta është edhe pika më e fortë e këtij grupi. Janë bërë të famshëm përmes festivaleve në Shqipëri, por u kanë thënë “lamtumirë” për pak kohë atyre. Arsyeja? Mosvlerësimi i drejtë dhe muzika playback. Ata nuk mund ta pranojnë këtë të fundit. Nuk mund të pranojnë të mos bëjnë muzikë të gjallë. E megjithatë, ata po presin hovin më të madh të karrierës së tyre. Pas performancave live në ‘MTV’, tashmë ata do të realizojnë një këngë me klip që do të transmetohet në ‘MTV’, duke u bërë kështu grupi i parë shqiptar që do të interpretojë në ekranin e shumëdëshiruar prej të gjithëve.
Vizita juaj këtë herë në Tiranë nuk ishte vetëm si i ftuar në një pub, por edhe për një këngë të re që po realizoni. Mund të na tregoni diçka më tepër?
Ajo që mua më ka sjellë dhe më sjell më shpesh në Tiranë është muzika, padyshim, dhe jo thjesht të performoj. Këtë herë ishin një rrugë dhe dy punë, siç thoni ju. Përveç dy koncerteve ‘live’ në një pub në Tiranë, ishte edhe një këngë që po realizoj me një mikun tim, Flori Mumajesi. Në fakt, e kemi pasur këtë ide qëmoti, mirëpo ja që i erdhi momenti që ta bëjmë para Vitit të Ri. Besoj se do pëlqehet, i kemi shkëmbyer idetë duke i kombinuar ato dhe them se do jetë një dhuratë e bukur për fansat tanë këtë prag Viti të Ri.
Ndërkohë, ju po bëni edhe një këngë për ‘MTV’. Si erdhi kjo ofertë?
Po, është e vërtetë. Kjo ofertë ka ardhur si rezultat i disa koncerteve që ka bërë grupi ynë, “Kthjellu”, të cilat kanë qenë pjesë e ‘MTV’-së. Ne kemi treguar performancë profesionale aty, dhe si të tillë ata na kanë ofruar që të realizojmë një video që do të transmetohet në ‘MTV’ Evropiane.
Çfarë fabule ka kënga?
Kënga ka një fabul më sociale sesa ato çfarë ne kemi realizuar kohët e fundit. Realisht, karriera jonë ka nisur me një këngë sociale, e cila kishte në qendër një narkoman dhe pasojat që sillte droga tek ai, tek familja e tij dhe më tej, shoqëria e gjerë. Këtë herë kënga flet për një femër të trafikuar, e cila shfrytëzohet për industrinë e seksit, dhe si e tillë është e paraqitur në video. Është një videoklip me mesazh kundër kësaj dukurie.
Ç’do të thotë për një grup, një artist, të prezantojë këngën e vet në këtë kanal të rëndësishëm?
Është një arritje shumë e madhe kur dihet se është shumë vështirë që të depërtosh, mirëpo sido që të jetë, ata kanë vlerësuar performancat tona dhe tërë energjinë e treguar në festivalet e ‘MTV’ ku “Kthjellu” ka performuar.
Keni shënuar jo pak suksese në karrierën tuaj, a jeni ndjerë i vlerësuar (jo vetëm në çmime, por edhe në pagesat në lokale)?
Po, të vlerësuar jemi ndjerë, absolutisht. Vendi i parë në ‘Top Fest 2006’, ‘Best Rock’ etj. Pagesat duhet të rriten për grupet ‘live’, pasi dihet se muzika është e gjallë dhe nuk është playback, siç po ndodh sot në këtë industri ku gjithçka po bëhet playback, madje dhe festivalet.
Ju jeni bërë i famshëm në Shqipëri përmes festivaleve. Përse jeni tërhequr së fundmi prej tyre dhe ç’përshtypje keni për festivalet që realizohen në Shqipëri?
Arsyet janë të shumta, nuk hyjmë dot në një konkurrencë ku vlerësohen këngë që nuk e meritojnë dhe se është playback, ku gjithkush mund të mashtrojë jurinë sa i përket vlerësimit. Kur të bëhen ‘live’, ndoshta e mendojmë…
Si ka qene ky vit për Mentorin dhe si e prisni fundvitin?
Me plot performanca ‘live’, dhe gjithashtu përgatitjet për videot që të realizojmë para fundvitit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kthellu, te paret artiste shqiptare ne “MTV”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kengetaret shqiptare kopjojne
» Në Greqi arrestohen tre shqiptarë
» Arti dhe Kultura shqiptare!
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
» Kërcënohet pornostarja shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum