www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli Empty
MesazhTitulli: ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli   ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli EmptyFri Dec 18, 2009 4:15 am

[You must be registered and logged in to see this image.]

ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli


Në Shqipëri gati 2.1 % e popullsisë konsumon alkool çdo ditë. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për një numër tepër të madh të përdoruesve te alkoolit në vend, që arrijnë në masën 20%.
“Sipas studimeve të bëra nga ky institut, 1.5% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë alkoolvartës, ndërkohë që 20% e popullsisë janë përdorues të alkoolit.

Rritja e numrit të përdoruesve të alkoolit në Shqipëri pas viteve ‘90 e ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të hartojë një strategji të veçantë, e cila parashikon të zbusë këtë problem me pasoja sociale.

Strategjia synon të ulë kontrabandën e alkoolit në vend dhe të rrisë akcizën e pijeve alkoolike

Në bazë të studimeve të bëra nga ISHP-ja, rreth 40% e meshkujve në moshë aktive janë alkoolpirës dhe 5 për qind e femrave në vend parapëlqejnë të marrin alkool në mënyrë sistematike.

Vartësia që krijojnë shumë persona nga pijet alkoolike përbën një sëmundje, e cila këto vitet e fundit në vendin tonë po përhapet në masë të madhe jo vetëm tek femrat, por edhe tek të rinjtë nën 18 vjeç.

“Alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore. Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t’u bërë alkoolist varet si nga gjenet, ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit”, - ka bërë të ditur Roland Shuperka, koordinator kombëtar për Politikat e kontrollit të Alkoolit në një intervistë për GSH-në.

Sipas tij, studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia e gjeneve të një personi e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor. Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmëria e alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin riskun e alkoolizmit. Ai tregon se “në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një kohë të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë kjo, ai duhet të shmangë pijet alkoolike”.

Ndërkohë që pika së cilës ai i mëshon fort është që gratë shtatzëna të mos konsumojnë pije alkoolike, sepse e pira gjatë shtatzënisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë një numër efektesh tek fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën.

Abuzimi kronik me alkool i dënon më tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të si, dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë, përparon shumë më shpejt tek gratë sesa tek burrat. /GSH/Balkanweb/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

ISHP: Në Shqipëri 20 % e popullsisë, përdorues alkooli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Chrome fiton perdorues
» Alkooli, pse nuk duhet abuzuar me te
» Twitter deshiron nje miliard perdorues
» Në Shqipëri ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik
» Rihanna në Shqipëri?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve :: RAJON-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum