www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:11 am

"Meshari" i Gjon Buzukut

Eqrem Çabej, në
"Meshari" i Gjon Buzukut (1555),
Instituti i historisë e i gjuhësisë,
Tiranë, 1968

"Ky më i pari monument i literaturës shqiptare që dihet gjer më sot, pat rënë në më se tre shekuj e gjysmë të harresës e që përshkuar nëpër peripeti të shumëllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bë prona e botës shkencore.
Peshkopi i Arbëreshvet të Siqelisë Imzot Pal Skiròi, gjurmues e studiues i teksteve të vjetra të shqipes (1866-1941), që në vitet e para të këtij shekulli iu vu gjurmimit të kësaj vepre në Biblioteken Vatikane. Kërkimevet që u bënë atje u detyrohet që më 1909 u gjet kjo mënëfund n'atë qendër studimesh."

Pasthënia e Mesharit

U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh nuk kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh botësë sanëh desha dhe u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh(.
E u'maa duotëh enbaronj veprënë teme. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit(9). E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(10) u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojnëh(11) endë e mirë.
Përseh nukë çuditem seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepër e fort e fështirëh për tëh vepëruom ëmbëh gluhët tanëh(12). Përseh ata qi shtamponjijnëh, kishinëh të madheh fëdigë e aqë nuk mund e qëllonjinë(13), se fajh të mos banjinë përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh dyy anët mëh duhee mer shërbyem(14).
E tash enfalëh gjithëveh e lutëni Zotnë ende për mua.

*) Ky fragment është marrë nga pasthënia e veprës së Buzukut. Në dallim nga tri dokumentët e para të shkruara në gjuhën shqipe, që ishin fjalë, fjali e fragmente të shkëputura, vepra e Buzukut është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe që njohim deri sot. Autori gjakovar, Gjon Kazazi, që e zbuloi i pari më 1740, kishte kopjuar një copë rituali e ia dërgoi në shenjë nderimi themeluesit të Seminarit Arbëresh të Palermos. Më vonë, peshkopi arbëresh i Sicilisë, Pal Skiroi (1866-1941), e rizbuloi më 1909 dhe nxori një fotokopje të të gjithë tekstit, bëri një studim për të, por nuk arriti ta botonte.
Një botim shkencor të plotë të veprës, të shoqëruar me një studim për gjuhën e Buzukut, e bëri gjuhëtari ynë i njohur Eqrem Çabej (1968).

1) Bdek - Benedekt
2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjellë në mend
3) të endigluom - që dëgjohet (kuptohet)
4) ensëh shkruomit shenjtë - prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë
5) ensëh dashunit - prej dashurisë
6) botësë sanëh - gjindjes, popullit tonë
7) me u fëdigunëh - mundur, lodhur
Në këta rreshta bie në sy jo vetëm qëllimi patriotik, por edhe
thjeshtësia e sinqeriteti me të cilët u drejtohet Buzuku lexuesve.
9) Duke u bazuar në këto data (autori shkruan me numra romakë), është pranuar nga të gjithë se vepra është botuar më 1555, megjithëse autori thotë "Tani unë dua ta përfundoj veprën time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555".
10) fëjyem - gabuar
11) tah trajtonjëh - ta ndreqë, ta rregullojë
Edhe një herë dukët thjeshtësia e autorit kur u kërkon ndjesë lexuesve për ndonjë gabim që mund të ketë shpëtuar, dhe u lutet që ku të jetë, ta ndreqin.
12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonjë vepër
tjetër të shkruar në gjuhën shqipe, prandaj është i ndrojtur
e nuk ka fort besim në punën e tij.
13) nuk mund e qëllonjinë - nuk mund ta qëllonin pa gabime, nuk
mund të mos e bënin pa gabime
14) Me këtë autori do të shfajsohet para lexuesit për gabimet që
mund të ketë vepra: se "ata qi shtamponjinë kishnë të madhe
fedigë" dhe ai s'mund t'u qëndronte gjithmonë pranë, sepse
mbante një "klishë" (kishë) dhe i duhej të shërbente në të dy
anët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:12 am

Nën pluhurin e arkivave të Europës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjënden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënes.

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagezimit".
Ajo i përket vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. për t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftrash kur prinderit nuk kishin mundesi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni
" Formulën e pagëzimit" që është : "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e teksit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, c'ka te ben te mendosh se shkrimi i shqipes duhet te kete pasur një tradite me te vjeter, ku jane mbeshtetur te dy; edhe shkruesi i kesaj formule, edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne një nga bibliotekat e Milanos, Itali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:12 am

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dyte i gjuhës shqipe. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497.
Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, ne Palestine, udhëtim që e kreu për tre vjet. Ne vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durres e Sazan. Gjate ketij udhetimi për te komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim ne gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë,verë,bukë, mish etj., që iu deshen udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një doreshkrim, i cili u botua me 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.
Udhëtari, përvec listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se " Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël." Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durres, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët." Ishullin e Sazanit e përshkruan " si një liman të mirë deti, ku ka shumë anije, ne krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:12 am

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI). Eshtë dokumenti i tretë i shqipes së shkruar. Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërine e Veriut, por edhe në Shqipërine e Jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:12 am

Gjon Buzuku
(1555)

Meshari - Parathenie

Biografi e autorit

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.
për autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit.

"u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"

Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës,mendohet të ketë qënë nga Kraja.

Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?

Që nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. gjithë gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.
Libri mendohet tue jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot.

Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte r, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë r nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.

Historia e shkrimit te vepres

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

Studime e botime mbi vepren

"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.
Ky është botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, është po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.

Permbajtja e vepres

Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohë. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e përëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."

(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).

Ne kohën e ntizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:

"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..".

Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore

MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:13 am

Dialektet e Gjuhes Shqipe

Gjuha shqipe sot flitet ne Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, Dibër e Madhe, Hot e Grudë etj., si dhe në Çamëri (Greqi). Shqip flitet në Diasporë (kudo në botë ku jetojnë shqiptarë). Një shqipe të vjetër flasin ende arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë.
Gjuha shqipe ndahet në dy Dialekte: në Dialektin e veriut (gegërishten) dhe në Dialektin e Jugut (toskërishten).
Si kufi natyror ndërmjet këtyre dy dialekteve merret përafërsisht lumi Shkumbin. në krahinat që ndodhen në të djethtë të Shkumbinit flitet dialekti i Veriut (këtu përfshihen edhe të folmet e Kosovës, të Dibrës së Madhe, të Hotit, të Grudës etj.). Në krahinat që ndodhen në të majtë të Shkumbinit, flitet dialekti i Jugut (në këtë dialekt përfshihet edhe çamërishtja, edhe të folmet e arbëreshëve të Greqisë e Italisë).
Dialektet e shqipes janë mjaft të afërta me njëri-tjetrin, ndryshimet janë të tilla që një shqiptar i veriut nuk e pengojnë të merret vesh me një shqiptar të jugut të Shqipërisë.
Më shumë ndryshime vërehen në fonetikë e në leksisk, më pak në morfologji e shumë në sintaksë.
Ndryshimet kryesore ndërmjet dy dialekteve të shqipes janë:

Dialekti i Veriut

Dialekti i Jugut

Ndryshime ka edhe brenda përbrenda një dialekti, ndërmjet të folmeve të krahinave të ndryshme. P.sh., e folmja e qyteteve të Gjirokstrës ndryshon nga e folmja e qytetetit të Korçës; ose e folmja e qytetit te Elbasanit ndryshon nga e folmja e qytetit të Shkodrës.

 (a hundore)
BÂj, LÂ, NÂNA

ë
bënj, lë, nëna

--------------------------------------------------------------------------------

é (e hundore)
zémër, dhén, vénd

ë
zemër, dhën, vënd

--------------------------------------------------------------------------------

ë - e patheksuar në shumë pozicione:
an, buk, urdhno, kpuc

ruajtja e ë-së sidomos kur është në rrënjë të fjalës: anë, bukë, urdhëro, këpucë

--------------------------------------------------------------------------------

syni, gjuni, bani

r - (rotazioni)
syri, gjuri, bëri

--------------------------------------------------------------------------------

ruan bashkëtingëlloret e zëshme në fund të fjalëve: zog, hedh, u dogj

i shurdhon bashtingëlloret e zëshme në fund të fjalëve: zok, heth, u doq

--------------------------------------------------------------------------------

ue,
ftue, duer, punue,
u,
ftu, dur, punu
ua
ftua, duar, punuar

--------------------------------------------------------------------------------

vo
vorr, votër
va-
varr, vatër

--------------------------------------------------------------------------------

haset më shpesh e pakryera me mbaresat:
-she, jshe etj.
(une) lidhshe,
(ti) lidhshe,
(ai) lidhte

(ne) lidhshim
(ju) lidhshit
(ata, ato) lidhshin
------------
(une) punojshe
(ti) punojshe,
(ai) punonte

(ne) punojshim
(ju) punojshit
(ata, ato) punojshin

haset më shpesh e pakryera me mbaresat:
-nja, një etj.
(une) lidhshe,
(ti) lidhshe,
(ai) lidhte

(ne) lidhshim
(ju) lidhshit
(ata, ato) lidhshin
---------------
(une) punonja
(ti) punonje,
(ai) punonte

(ne) punojnim
(ju) punonit
(ata, ato) punonin

--------------------------------------------------------------------------------

format e pjesores dalin pa mbaresa:

lidh
punue
la
marr

format e pjesores dalin nga mbaresat:
-ua, -r(ë) dhe -ë:
lidhur
punuar
larë
marrë

--------------------------------------------------------------------------------

ka paskajoren me -me:
du me punu,
u nis me ba

nuk ka paskajoren me
dua të punoj
në vend të kësaj përdor lidhoren ose paskajoren me për të:
dua të punoj,
u nis për të bërë ose u nis të bënte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:14 am

"Pjeter Bogdani letra dhe dokumente" nga arkivi i Kongregatës "de Propaganda Fide" si dhe nga Arkivat Sekrete të Vatikanit,

të studiueses Odette Marquet,

Botuar nga Shtëpia Botuese "At Gjergj Fishta",
Shkodër 1997.

Biblioteka "Mendimi Shqiptar"

Këtë përmbledhje letrash të Pjetër Bogdanit, autorja me origjinë franceze, mike e popullit shqiptar, njëkohsisht misionare katolike në Shqipëri, ia kushton popullit shqiptar, kudo ku gjendet, "Gjakut të shprishur e të shpërndarë", të gjithë atyre, që kushtet e jetës i detyruan të marrin rrugën e mërgimit për të ruajtur identitetin e vet, të gjithë atyre, të cilët mbetën në atdhe dhe atje qëndrojnë për të shpëtuar vendin e tyre të kërcënuar edhe sot. Ata janë trashëgimtarë të denjë të Bogdanit, i cili ia dhuroi jetën popullit të vet.

Paraqitja e autorit:

Pjetër Bogdani zë një vend të dorës së parë në letërsinë e vjetër shqipe, në sajë të botimit të librit të tij "Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi...", që doli nga shtypi për herë të parë në vitin 1685 në Padovë. Dy botimet e tjera do të vijnë njëri pas tjetrit në vitin 1691 dhe tjetri më 1702. Interesi i zgjuar nga kjo vepër është në radhë të parë teologjik sepse bëhet fjalë për jetën e Jezu Krishtit, por edhe shkencor. Pranë të dhënave biblike gjenden edhe disa interpretime shkencore mbi dukuritë e natyrës, të bazuara në astronomi.

Rëndësia gjuhësore e këtij libri origjinal, të shkruar në gjuhën shqipe dhe italiane, ka zgjuar interes tek studiuesit shqiptarë dhe të huaj. Është botimi i fundit dhe më interesant midis botimeve të lashta në gjuhen autoktone arbnore që kemi qysh nga Gjon Buzuku, Lekë Matranga, Frang Bardhi, Pjetër Budi. Ideja që të mblidhet letërkëmbimi i Pjetër Bogdanit mu duk interesante, jo vetëm për ta njohur personalitetin dhe rolin që paTi në kohën e tij, por edhe për ta sjellë në dritë dëshmimin e çmueshëm të letrave të tija, që pasqyrojnë njëren nga periudhat më dramatike të historisë shqiptare. Është vertetë periudha e kalimit të një pjese të madhe të popullsisë shqiptare në një kulturë tjetër, në një religjion tjetër. Kjo popullsi shpeshherë s'pati tjetër zgjedhje, përveç se ta mohojë vehten për të mbijetuar. Këto gjurmime e plotësojnë botimin e "Relacioneve" kishtare më të njohura të këtij autori, të cilat i pasqyrojnë ngjarjet e epokës.

Ký botim i përket para së gjithasht letërkëmbimit të Pjetër Bogdanit me Kongregatën e Shenjtë të Propagandës Fide. Ky institut fetar u themelua në fillim të shekullit XVII (1622) nga Papa Gërguri XV, ndersa Kolegji i saj nga Papa Urbani VIII (1627), me qëllim që të shpallet Ungjilli tek të gjithë popujt dhe t'i ndihmojë të krishterët e rënë nën sundimin otoman apo herezi të tjera. Këto letra na mundësojnë t'i ndriçojmë dhe t'i plotësojmë disa pika të bibliografisë së Bogdanit të mbetura deri tani të paqarta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:14 am

Pas studimeve teologjike të shkëlqyeshme në Romë, Bogdani ende i ri u zgjodh ipeshkëv i ipeshkvisë së Shkodrës (Scodrens), që ishte ipeshkvia më e lashtë e Shqipërisë. Pastaj zëvendësoi ungjin e tij Andrea Bogdanin në krye të Arqipeshkvisë së Shkupit dhe Prizrenit. Këta funksione kishtare ia mundësuan atij të hyjë në kontakt me personalitete të famshme fetare, ndër të cilët me kardinalin Barbarigo, pishtar i një doktrine dritëdhënëse dhe ekumenike të Kishës, të hapur ndaj kulturave të popujve të Lindjes. Në sajë të tij do të botohet edhe libri i Bogdanit.

Udhëtimet dhe qëndrimet që bëri në qytetet si Romë, Padovë, Venedik, pastaj lëvizjet e vazhdueshme në Dalmaci, Shqipëri dhe Servi, gjithë kjo, në sajë të lidhjes së thellë që kishte me mësuesit e tij dhe me Kishën, gjegjësisht eprorët e "Propaganda Fide", pasurojnë letërkëmbimin e Bogdanit dhe na e bëjnë të njohur më mirë historinë e turbullt dhe tragjike të popullatave ballkanike në epokën e pushtimit otoman.

Kush është Pjetër Bogdani?

Me prejardhje nga Kosova, pikërisht nga Guri i Hasit, fshat i vendosur jo larg nga Prizreni në kufi me Shqipërinë e sotme. Në atë kohë kjo krahinë ishte e përfshirë në të ashtuquajturen Servi. Ai vjen nga një familje shqiptare që ka ruajtur religjionin e vet burimor katolik megjithë islamizimin politiko-fetar të dhunshëm. Gjejmë personalitete të famshme tek paraardhësit e tij: Pjetër Mazrreku, Primat i parë i Servisë, kyeipeshkëv i Tivarit (1630) dhe Andrea Bogdani, Kryeipeshkëv i Ohrit (1652) dhe i Shkupit (1655).

Datëlindja e tij mund të caktohet midis viteve 1620 dhe 1628. Janë këto dy datat ekstreme që rezultojnë nga konsultimi i dokumenteve të ndryshme.

Hulumtimet mbi origjinën e familjes së tij shpien autorin ta konsiderojë si e fisnikëruar nga mbreti serb Stefan i Madh, për cilësitë e bujarisë dhe të besnikërisë. Por emri i tij mund të vijë nga toponimi "Bojdan" i përdorur në Shqipëri, sikur mendojnë disa shkencëtarë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:15 am

Rraskapitja e madhe për shkak të shendetit dhe situatës së vështirë e shtërngoi Andrea Bogdanin t'u drejtohet autoriteteve kishtare për të dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në dobi të të nipit, që do ta marrë administrimin e dioqezës së Shkupit në vitin 1677. Pjetër Bogdani shkroi një letër apologjike mbi jetën e Andreas, me rastin e varrimit të tij në vitin 1684, duke i theksuar ndjenjat e tij patriotike, karizmen profetike, shpirtin e fesë dhe të lutjes në mes të turbullimeve të mëdha dhe persekutimeve të vazhdueshme. Shenja misterioze të shoqëruara me mrekullira do të shfaqen pas vdekjes së Andrea Bodganit në qytezen e Janjeves ku ishte varrosur brenda Kishës. Banorët e feve të ndryshme panë në këto mrekullira dëshminë e shkëlqyer të shenjtërisë së tij.

Rrethanat historike dhe fetare

Perandoria Osmane sundon në Ballkan tash prej dyqind vjetësh; kishte vendosur një pushtet të fortë për t'i qeverisur të nënshtruarit. Sillte me vehte një fé të re dhe impononte tatime të larta për familjet e krishtera, sidomos, ato katolike. Ajo me veprimin e saj ai arriti që fenë katolike ta lëshojnë një numër i madh shqiptarësh edhe pse ky lëshim s'pati kurrë themele vertet të rrënjosura. Në kohën kur Bogdani i shkruajti letrat dhe veprat e tij, është duke u zhvilluar Lufta Turko-Venedikase e Kandisë (1644-1669). Kjo ngjarje shënon etapën e parë të jetës së tij, ndersa gjatë viteve të fundit të jetës do të bashkohet me trupat e Aleancës së Shenjtë kundër turqve (1683-1689). Ai gjendet pranë gjeneralit Pikolomini, i cili vdiq nga murtaja para se t'i marrë sakramentet e fundit nga dora e arqipeshkvit të pranishëm në ballë të luftës për t'i nxitur e dhënë kurajo ushtarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:15 am

Kisha kujdeset me vemendje për besimtarët që jetojnë në këto krahina in partibus infidelium. Ajo sjell një ndihmë zemërgjërë sa materiale aq edhe shpirtërore, siç dëshmojnë shumë letra të Bogdanit, për t'i mbajtur këto popullata aq të sprovuara në fenë e tyre dhe t'i pengojë që të mos e mohojnë atë për arsye financiare. Për fat të keq largësia nuk e lejon gjithmonë ta vlerësojë gjendjen me saktësi. Megjithatë Bogdani do ta lëvdojë përherë sinqeritetin, zemërgjerësinë dhe gadishmërinë e Kishës për ta ndihmuar dhe njëkohsisht do ta çmojë kërkesen e saj për ta ditur të verteten.

Institucionet e ndryshme kulturore-fetare u krijuan për t'i plotësuar nevojat e popujve që vuajnë nën zgjedhën otomane. Në sajë të të ungjit Andrea, Pjetri mundi të regjistrohet në Kolegjin e Loretos, që drejtohej nga Jezuitët për t'i formuar priftërinjtë dhe udhëheqësit e kombeve ballkanike: Bullgarisë, Dalmacisë, Hungarisë, Servisë dhe Shqipërisë. Ky kolegj, bashkë me atë të "Propagandës Fide" përbëjnë dy qendrat kryesore të formimit fetar e kulturor që do t'i japin Bogdanit mundësinë të fitojë një pjekuri humane e intelektuale të shkallës së lartë. Në këtë mes do ta farkojë personalitetin e tij në sajë të edukatorëve të aftë jezuitë, feja e tij do të bëhet e patundur dhe do t'i japë mundësi pastaj që me punë të palodhshme ta përballojë jetën e rëndë nga përndjekjet e njëpasnjëshme dhe shtypjet e tmerrshme.

Të mposhtet errësira e padijes, të ndriçohen njerëzit me anë të diturisë: i tillë është ideali fisnik që frymëzon Bogdani në letrën e parë që kam gjetur dhe që daton në vitin 1647.... Të edukohen bashkëatdhetarët, të punohet për kthimin e tyre në gjirin e Kishës Katolike, që të lindë mes tyre "Një Skanderbeg i ri", të tilla janë deshirat e Bogdanit në vitin 1658....Me anë të diturisë Bogdani dëshiron të nxisë një vetëdijësim që do të çojë në udhë të çlirimit. Ai tejkalon suazën fetare dhe merr parasysh një plan shumë më të gjërë, më njerëzor dhe më patriotik....

Më 1656 Bogdanit i besohet detyra e Ipeshkvisë së Shkodrës si dhe administrimi i Kryeipeshkvisë së Tivarit, detyrë kjo nga më të vështirat. E themeluar në shekullin IV, Ipeshkvia e Shkodrës i është dhënë Venedikut nga Balsha II. Në vitin 1679 ra në duart e turqve: fshatrat u plaçkitën dhe popullsia iku ndër male. Të krishterët e nënshtruar përballë haraçeve të rënda, nuk kishin tjetër zgjedhje përveç se ta mohonin fenë e tyre.

Në letrat e para Bogdani duket tashma shumë i lidhur me vendin e vet. Ai tregon shumë kujdes për t'i informuar eprorët mbi ngjarjet që ndodhin atje. E mbron me sukses të shkëlqyeshëm doktoratën në teologji morale dhe kërkon të dërgohet misionar në Gashi, të Ipeshkvisë së Pultit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:15 am

Dëshira e zjarrtë për ta arsimuar popullatën për të cilën kishte përgjegjësi, e detyroi të kërkonte libra që nuk ezkistonin në vendin e tij dhe që ishin botuar nga "Propaganda Fide". Ndër ta gjendeshin disa vepra gjuhësore dhe fetare në gjuhë të ndryshme.

Bogdani zhvillon një aktivitet të fuqishëm në fushën e ungjillëzimit të popullsisë që nën shtypjen ekonomike dhe rrezikun e jetës ka qenë e detyruar të kalojë në islam. Bogdani me veprimtarinë e tij do t'i kontribuojë kthimit të tyre në fé të të parëve. Bogdani s'mund të mos ketë ndjerë për lotët e këtyre njerëzve që kanë mbetur "të dobët dhe të brishtë në fé" nga prania e religjioneve dhe sekteve të ndryshme në mesin e tyre. Dhe jo vetëm kaq, ai bëhet zëdhënës i priftërinjve të tyre, të cilët ballafaqoheshin me gjendje të tmerrshme gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe i të gjithë burrave dhe grave që vuanin dhe që kishin zgjedhur të mbeteshin besnikë në fenë e krishterë.

Largësia dhe rrethanat në të cilat jetojnë këta të krishterë e kanë bërë të pamundur që t'i vizitojë ndonjë prift për disa vite me radhë. Përpos kësaj, angaritë dhe tatimet që duhet të paguajnë, i kanë bërë dy herë skllevër dhe i kanë lënë të pafuqishëm në fenë e tyre.....

Kujdesi që pati në shkrimin e librit të tij në gjuhën shqipe, interesi që tregoi përherë për hapjen e shkollave, e bëjnë të radhitet si një paraardhës i Rilindjes...

Sapo u emërua në ipeshkvinë e Shkodrës, do të ndeshet në vështirësi të shumta, burgosje e persekutime, me qëllim që të pengohet zelli i tij i madh apostolik dhe të eliminohet ndikimi i tij. Të shumta janë letrat që flasin për ikje të panumërta që t'u shmanget persekutimeve të turqve.

Bredhja ka qenë fati i tij. Nuk pati një vend ku mund të vendosej: do të gjejë strehim në Tivar, Budvë, Kotor, Split, Padovë ose Venedik...

I vetëdijshëm për pergjegjësinë e tij ndaj misionit, bën që të jetë gjithnjë e më shumë i gatshëm për t'i zbatuar detyrat kishtare në një klimë të persekutimeve dhe në rrezik të përhershëm për t'i ndihmuar popullsitë e kërcënuara dhe për t'u dhënë mbështetje katolikëve që e dëshmonin fenë e tyre në mënyrë heroike, edhe pse gjendeshin në ngushticë.

Dërgimi i misionarëve dhe i mësuesve që të shmanget "mbytja shpirtërore e popullatës", ky është qëllimi i vazhdueshëm i Bogdanit. I prokupuar ta mësojë doktrinën katolike dhe t'i paraqesë problemet e shtruara nga martesat e përziera dhe nga laramanët, ai i përgatit pyetjet e ndryshme të cilat do të parashtrohen më vonë në Koncilin e Parë Shqiptar në fillim të shekullit vijues. Shpirti i tij ekumenik del qartë në qëndrimin e tij tolerant ndaj murgjve ortodoksë serbë të Manastirit të Vraninës.

Bogdani dëshiron priftërinj të kombi të vet, por i pret mirë edhe misionarët italianë, të cilët japin jetën e tyre me zemërgjerësi në mes malësorëve të mjerë dhe kujdeset edhe për mirëvajtjen e tyre.

I veshur si fshatar bredh rrugëve dhe gjen strehim në shpella ku shkruan nën dritën e një qiriu...Bogdani del si mbrojtës i popullit të tij të dërrmuar nën peshën e tatimeve të mbledhura nga Sulltani dhe të haraçit që ua merr Patriarkana. Ky popull që u bë raja dhe "paria" si mund t'i mbante klerikët e vet? Ndihmat për priftërinjtë dhe shqetësimi për sjelljet dhe formimi i tyre, do të jenë shqetësimet kryesore që paraqiten në një numër të madh letrash.

Vitet që kaloi në Itali, Romë, Padovë, Venedik bënë që të rritet dashuria për vendlindjen. Me gjithë përndjekjet që e pritnin dhe vështirësitë e shumëllojshme, Bogdani tregoi përherë dëshirë dhe këmbëngulje për t'u kthyer në vendin e tij dhe për të punuar për të mirën e të gjithëve.

Lidhjet e tij me Kishen Universale nëpërmjet eprorëvet janë të forta, të sinqerta dhe aq të ngushta sa edhe të respektueshme. Në marrëdhëniet e tij vërehet një kujdes i madh për të dërguar informata mbi gjendjen e Ipeshkvisë, të klerikëve dhe të popullsatës së mjerë. Letrat e tij shprehin mirënjohje të madhe dhe të sinqertë për të gjithë bamirësitë që vijnë nga Kongregata e Shenjtë. Ky letërkëmbim u vështirësua nga censura otomane dhe pritja e Ambasadorëve që i sillnin letrat. Gjithë kjo do të kërkojë shumë durim dhe do t'i shkaktojë shumë vuajtje Pjetër Bogdanit. Mirëpo, besimi i tij ndaj Kishës, të cilin e ka treguar gjatë jetës së tij në marrëdhëniet besnike me Propaganden Fide, do të vazhdojë ta ndajë me priftërinjë e tij: "...Stiano dunque perciò sicuri che la Sacra Congregrazione quello che una volta promette è irrefragabile et osserva infallibilmente.."

Ai është njeri i terrenit që shkon më kalë duke rrezikuar jeten e vet nëpër malet e ashpra dhe të larta të Shqipërisë së Veriut duke pajtuar me rreptësinë e vendit, klimën e vështirë dhe pengesat e shumta që armiqtë i vinin në rrugën e tij. Gjithë këtë e bën për t'u sjellë ngushëllime shpirtërore njerëzve të mjerë që jetonin në këto vende ose kishin gjetur strehë atje.

ashuria e tij për Krishtin, shpirti i tij luftarak "për t'i fituar shpirtrat përëndisë", ndezin zemërgjerësinë e tij dhe shtyjnë ta dëshirojë martirizimin. Qysh më 1663 ai shkruan se është i gatshëm ta derdhë edhe gjakun e vet. Në vitin 1665 kur është ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit, vazhdon ta tretë jeten e tij "Usque ad profusionem sanguinis". Letrat e fundit përshkruajnë një përsekutim të tmerrshëm nga otomanët të udhëhequr nga Jeghen pasha Aziatiku. Ato dëshmojnë qëndresën e Bogdanit dhe të besimtarëve të tij të ikur në "malet kryengritëse" kurrë të nënshtruara, duke mos pasur tjetër përveçse "borë për dyshek", por të frymëzuar nga një forcë e brendshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:15 am

Mynxyrat e murtajës e detyrojnë të ikë në Prizren, torturat e priftërinjve dhe sidomos ndaj të nipit e bëjnë të vuajë shumë. Ai lëshon një britmë të dhimshme: "Salva nos perimus" / Na shpëto, zhdukemi. Ashtu nënshkruhet letra e tij e parafundit duke sjellë në mend me këto fjalë librin e tij. Në letrën e fundit, pasi janë hakmarrë turqit, i lidhur ngushtë me mundimet e Mësuesit të dashur, i dërguar lakuriq nëpër rrugët e Prizrenit, dhe i shpëtuar për mrekulli nga vdekja, do të nënshkruajë "Cuneus prophetarum" duke e vulosur kështu jetën e tij me një vepër dhe një itenerar të pavdekshëm.

Do të mbarojë pas ca muajsh nga epidemia e murtajës më 5 dhjetor 1689 në Prishtinë. Nipërit e tij Gjoni e Gjergji do ta shpallin vdekjen e tij dhe do të na njoftojnë me ngjarjet që do të vijnë pas dhe urdhrin e Sulltanit: kufoma e Bogdanit zhvarroset në mënyrë mizore dhe u hidhet qenve në sheshin e tregut.

Shënim: për të njohur më mirë Pjetër Bogdanin dhe rrethanat e jetës së tij shihni:

Bogdano Pietro, L'Infallibile verità della Cattolica Fede..., In Venetia, për Girolamo Albrizzi In MDCXCI.

Gjini Gaspar, Ipeshkvia Shkup- Prizren nëpër shekuj, Drita Zagreb 1986.

Jacov Marco, Le Missioni Cattoliche nei Balcani durante la Guerra di Candia 1645.1669, Città del Vaticano 1992.

Marlekaj Luigi, Pietro Bogdani e l'Albania del suo tempo, Palo del Colle, Bari 1989.

Sedaj Engjëll, Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, Rilindja, Prishtinë 1990.

Bogdani Pjetër, Çeta e Profetëve, Drita, Prizren 1997.

-Archivio Segreto Vaticano

-Archivio storico "de Propaganda Fide"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:15 am

GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJT DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT

- Libri i ri "Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut", botim i Shtëpisë botuese "TOENA", është shkruar nga dy gjuhëtarë me përvojë të gjatë: prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe as. prof. dr. Enver Hysa, punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. Kjo vepër e shumëpritur nga lexuesit plotëson një mungesë të ndieshme dhe i përgjigjet në kohë një nevoje të shumë njerëzve që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të huaj, ose që e kanë shqipen gjuhë amtare, por nuk i kanë mundësitë për ta nxënë atë me programe të rregullta shkollore, siç është rasti i arbëreshëve dhe i shqiptarëve jashtë atdheut, tashmë aq të shumtë kudo në Evropë e më gjerë në të gjithë Botën.

- Hapja e Shqipërisë ndaj botës ka bërë që të shtohen shumë lëvizjet dhe shtegtimet e të huajve drejt Shqipërisë së vogël, por edhe aq tërheqëse e të bukur, po edhe të Shqiptarëve drejt viseve të ndryshme në kërkim të punës e të një jetese më të mirë. Për këtë rrethanë, këto vitet e fundit, kontaktet e shqiptarëve me botën dhe të të huajve me shqiptarët janë shtuar së tepërmi dhe, për pasojë, edhe numri i dashamirëve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare ësdhtë rritur shumë. Deri vonë gjuhën shqipe e dinte vetëm ndonjë albanolog i huaj dhe rrallë e tek ndonjë nga diplomatët e akredituar në vendin tonë, kurse sot nuk është më një çudi që e dinë shumë mirë gjuhën shqipe edhe shumë njerëz të fushave të tregtisë, të politikës, të sekteve fetare e të shoqatave të ndryshme që kanë selinë në Shqipëri ose që, sidoqoftë, ua do puna të merren me Shqipërinë dhe çështjen shqiptare. Gjithashtu, në shumë universitete të botës ka edhe katedra a lektorate të gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptare, ku gjuha shqipe dhe letërsia e shkruar në këtë gjuhë mësohen nga një sasi përherë e më e madhe studentësh. Të gjithëve, kudo që të gjenden, ky libër i ri për mësimin e gjuhës shqipe do t' u vijë në ndihmë, si për kurset me mësues, ashtu edhe atyre që duan ta mësojnë shqipen në mënyrë vetiake (autodidakte) pa mësues. Po, ky libër do t' u shërbejë edhe shumë shqiptarëve e arbëreshëve kudo në Evropë e më gjerë, të cilët, në pamundësi për të pasur shkolla e shkollim ne gjuhën amtare, me anën e tij, krahas gjuhëve të vendeve ku gjenden, si kujtim të paharruar nga vendlindja, do të gjejnë te "Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut" një mjet shumë të vyer e të përshtatshëm për të mos e bjerrë gjuhën e tyre, për ta nxënë mirë gjuhën e të parëve të tyre dhe për ta mbajtur të pashuar ndjenjën e shqiptarisë në zemrat e tyre, qoftë edhe pse larg atdheut e gjirive të tyre që aq shumë i duan dhe i dëshirojnë. Shqipja në botë, si për mërgimtarët arbëreshë të moçëm, ashtu edhe për mërgimtarët më të rinj shqiptarë, mbetet kudo e kurdoherë "gjuhë e zemrës" përballë gjuhëve të vendit ku ndodhen, të cilat, sidoqoftë, i përdorin si "gjuhë buke".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:16 am

- Libri nis me një parathënie e me një hyrje në pesë gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht dhe përmban tri korpuse kryesore: një sasi mësimesh hyrëse, ku jepen njohuri fillestare për shqiptimin dhe bisedimin në gjuhën shqipe si dhe për shkrimin e shqipes, pastaj vijnë 30 mësime rreth gramatikës, të pajisura me tekste, pyetje për ushtrime të foluri si dhe me rregulla të thjeshta e me ushtrime të mjaftueshme për zbatimin praktik të tyre e për zotërimin e të folurit e të shkruarit mirë të shqipes.Ushtrimet gramatikore janë gërshetuar natyrshëm edhe me pjesë të lehta leximi, vjersha, fjalë të urta, gjëegjëza, fabula dhe pjesë proze të zgjedhur sipas temave përkatëse të lëndës që përmbahet në secilin mësim. Një pjesë të rëndësishme përbëjnë në libër edhe pasqyrat gramatikore kushtuar lakimit të emrave, mbiemrave e përemrave si dhe zgjedhimit të foljeve kryesore. Të gjitha fjalët e përdorura në libër janë renditur në fund në formën e një fjalori të përkthyera në katër gjuhë: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

- Libri mbyllet me një sasi tekstesh të zgjedhura për lexim nga rreth 60 autorë shqiptarë dhe arbëreshë, si dhe me një fashikull me pamje të ndryshme nga Shqipëria.

- Me një përmbajtje të tillë dhe, sidomos, më përgatitjen e kujdeshme e parashtrimin metodik të lëndës për secilin mësim, libri "Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut" do të jetë një libër shumë i dobishëm dhe i kërkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:16 am

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

dr. Musa Ahmeti

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.

I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.

THEODOR SSCODRAANNITTEE

“Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë... detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar... Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]

Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:16 am

Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë

Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me relegjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:17 am

Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.
Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njerën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.
Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me Flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

(“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.

THEODOR SSCODRAANNITTEE)

Pas një punë disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:17 am

Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.
Pas një punë disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet

Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë.
Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:17 am

Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine?
Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në përëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Bašèanska ploæa”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate... etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.

Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e “popullit”, që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bijnë në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbërit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra EmptyWed Dec 23, 2009 4:17 am

Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë. Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.) Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore. Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista ”Ekskluzive”.

Diçiturat për ilustrime:
1. Ilustrimi 1.jpg - Miniaturë e praruar në Flori, e ngjashme me atë të dorëshkrimit të Teodor Shkodranit. Origjinali ruhet në ASV. Vat. Lat. 3747, fol. 17v. Botohet për herë të parë.
2. Ilustrimi 2.jpg - Dokument origjinal në pergamen nga viti 1274. Ndër të tjerë edhe vulat e dy princërve shqiptarë: Engjëllorëve dhe Dukagjinasve. Origjinali ruhet në ASV. A.A.ARM. I-XVIII, nr. 2187. Botohet për herë të parë.
3. Ilsutrimi 3.jpg - Faksimil i dokument nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, 14. korrik 1284, ku përmendet gjuha shqipe. Origjinali ruhet në: Diversa Cancelaria, 1284-1286, vol. 2, f. 111r. Si faksimil botohet për herë të parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra   Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gjuha Shqipe ne Diaspor...
» Krijo Dokumente ne NOTEPAD dhe smund ti she askush
» Doreshkrime te vjetra te gjuhes shqipe
» Promovohen dy libra të Jakup Krasniqit
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum