www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
osa001
Mister Forumi
Mister Forumi


Numri i postimeve : 7128
Data regjis. : 04/11/2009
Location : as n7-te as n8-te

Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009 Empty
MesazhTitulli: Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009   Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009 EmptyFri Dec 25, 2009 11:01 pm

[You must be registered and logged in to see this image.]
Xhudistja Majlinda Kelmendi është shpallur sportistja më e mirë e vitit 2009 në Kosovë, sipas Grupit KOHA. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur të enjten mbrëma në Hotelin Victory, në Prishtinë
"Grupi KOHA" për të njëmbëdhjetën herë me radhë shpall sportistët më të mirë të vitit. Çmimi i sportistes më të mirë Kelmendit iu dorëzua drejtoresha e Grupit "Koha" Flaka Surroi.

"Është vashë e re me të cilën nuk ka kush që nuk krenohet në Kosovë. Është e para që ia bëri me dije botës, me një medalje të artë, se Kosova është shtet dhe se ka sportistë të shkëlqyer që e meritojnë të garojnë ndërkombëtarisht", ka thënë Flaka Surroi.

Majlinda 18-vjeçare ka qenë pa konkurrencë në vlerësimin e jurisë. Në shpalljen e katërt të saj si më e mira e vitit, ajo ka marrë gjithsej 49 pikë. Në kategorinë e sportistit të vitit, xhudistja e klubit Ippon nga Peja, konkurrentë pati futbollistët Behar Maliqi e Enis Zabërgja, basketbollistin Edmond Azemi, basketbollisten Elinda Musliu, hendbollistin Muhamed Maloku, si edhe hendbollisten Kaltrina Beka.

"Desha të falënderoj 'Grupin KOHA' për këtë shpërblim. Suksesi im vazhdimisht është shpërblyer nga KOHA, jo vetëm tash që jam bërë kampione e botës, por edhe në të kaluarën. Falënderoj trajnerin Driton Kuka, që na ka mundësuar të përjetojmë ato ndjenja të garimit në kampionate botërore e evropiane. Po ashtu, dua të falënderoj ministrin Valton Beqiri për përkrahjen që po jep për xhudon dhe, po ashtu, për shpërblimin që më ka dhënë pas medaljes së artë në Paris. Më brengos se në Parlament kurrë nuk përmendet fjala sport, kështu nuk duhet të jetë, pasi jo më kot sportistët thuhet se janë ambasadorët më të mirë të një vendi", ka thënë Kelmendi.

18-vjeçarja Kelmendi gjatë këtij viti doli kampione e botës, Evropës dhe e Ballkanit për juniore. Ka fituar edhe shumë tituj të tjerë në Kosovë dhe jashtë saj. Vlerësohet shpresa më e madhe e sportit kosovar.

Sportistja më e mirë: Majlinda Kelmendi
Sportisti më i mirë i ri: Liridon Zeiqi
Sportistja më e mirë e re: Nora Gjakova
Sportistja më e mirë sipas votave në internet: Majlinda Kelmendi
Klubi më i mirë (meshkujt): KB S. Prishtina
Klubi më i mirë (femrat): KB Bashkimi
Punëtori më i mirë sportiv: Driton Kuka
Post-mortum: Lah Nimani
Mirënjohja për afirmim të sportit: KB BB Bashkimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.tk
 

Majlinda Kelmendin sportistja më e mirë e vitit 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2009
» Albumi i Boyle më i shituri i vitit 2009
» Majlinda pa plane
» Majlinda unë e realizova ëndrrën time përmes Çiljetës
» Rooney favorit për futbollistin e vitit në PL
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum