www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Invictus” filmi i ri i Eastwood Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Invictus” filmi i ri i Eastwood Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Invictus” filmi i ri i Eastwood

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

“Invictus” filmi i ri i Eastwood Empty
MesazhTitulli: “Invictus” filmi i ri i Eastwood   “Invictus” filmi i ri i Eastwood EmptySun Dec 27, 2009 7:13 pm

“Invictus” filmi i ri i Eastwood F.1225202410638_m

Filmi i Clint Eastwood, “Invictus”, shtjellon historinë e presidentit të sapozgjedhur të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe sesi ai bashkoi afrikanojugorët, zezakët dhe të bardhët në mbështetje të ekipit ragbi gjatë kampionatit botëror të vitit 1995.
Kjo nuk është hera e parë që Eastwood ka zgjedhur një temë frymëzuese. Ashtu si në filmat e tij “Letters From Iwo Jima” dhe “Flags of Our Fathers” që e marrin temën nga Lufta e Dytë Botërore, filmi “Invictus” kap një moment historik. Aktori fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman interpreton rolin e Mandelas.

Në vitin 1994, Nelson Mandela sapo ishte zgjedhur President në një vend të ndarë në vija racore, pas aparteidit. Megjithëse kaloi 27 vjet në burg, ai kuptonte se Afrika e Jugut nuk mund të kishte demokraci pa ripajtim.

Presidenti Mandela e bën këtë së pari përmes sportit. Duke shfrytëzuar momentin e përgatitjeve para Kupës Botërore të Ragbit, ai i bashkon zezakët dhe të bardhët në ekipin kombëtar Springboks.

Për vite të tëra, ekipi thuajse vetëm me lojtarë të bardhë ishte përballur me mediokritetin. Ai nuk kishte një bazë të gjerë tifozësh pasi afrikanojugorët zezakë e identifikonin atë me aparteidin. Ndryshimi ndodh kur presidenti Mandela takohet me kapitetin e ekipit Francois Pienaar.

Duket se Francois frymëzohet nga historia personale e zotit Mandela sesi poema “Invictus” (që do të thotë i pamposhtur) e mbajti atë gjallë në burg. Morgan Freeman jep një interpretim solid të udhëheqësit afrikano-jugor. Ai thotë se në fillim ishte nervoz për interpretimin e një figure kaq legjendare.

"Më duhej të punoja me zërin, ritmin dhe aksentin. Kjo më shqetësonte. Por kur e montuam filmin, çdo gjë u puthit siç duhej", tha Freeman.

Matt Damon interpreton rolin e yllit të ragbit Francouis Pinaar. Personazhi i tij përjeton një rritje graduale nga një lojtar i demoralizuar në një drejtues ekipi. Ekipi Sptingboks i tejkalon parashikimet. Ata fitojnë dhe bëhen një simbol kombëtar. Eastwood nënvizon rezultatin e dramës.

"Loja, ndeshja dhe rezultati i pa mendueshëm. Nuk mendoj se ka ndonjë ndeshje që ka sjellë më shumë festime sesa ndoshta kur amerikanët mundën rusët në hokej", tha Eastwood.

Regjisori i ka kushtuar një kohë shumë të gjatë lojës, ndërsa i paraqet me ngjyra sentimentaliste festimet që pasojnë.

Filmi bazohet tek shpirti i pamposhtur dhe karizma e Nelson Mandelës. Por nuk jep të metat e udhëheqësit. Nuk mësojmë prej tij problemet familjare të zotit Mandela. Dhe ripajtimi racor duket shumë i lehtë për t'u realizuar.

“Invictus” – një film i mirë që mund të kishte qenë më i fuqishëm nëse personazhet në të do të ishin më realë dhe nëse do të shtjellohej më qartë historia e rëndë e këtij vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

“Invictus” filmi i ri i Eastwood

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Eastwood është lodhur nga vetvetja
» Eastwood e Obama në listën e meshkujve të vitit
» “Avatar”, filmi më i shtrenjtë në histori
» Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht
» Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum