www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Qyteti Pejës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Qyteti Pejës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti Pejës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Qyteti Pejës Empty
MesazhTitulli: Qyteti Pejës   Qyteti Pejës EmptyMon Dec 28, 2009 10:07 pm

Qyteti Pejës 4278222

Qyteti Pejës Peja

Peja është qyteti më perëndimorë i Kosovës dhe zën vend me rëndësi në tërë Rafshin e Dukagjinit. Peja, së bashku me tërë Rafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45o50' dhe 42o53' dhe gjatësisë gjeografike lindore 19o58'30'' gjer më 21o. Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505- 520m. Ky qytet ngritet në fushën e Rafshit të Dukagjinit dhe rrëzë bjeshkëve të larta.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi Bistricë fillon të gjarpëron fushës së Pejës duke kaluar mespërmes qytetit dhe duke e ndarë atë në dy pjesë. Bistrica e cila gjatë rrjedhës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të quajtur Drini i Bardhë që buron nga bjeshka e Zhlebit në fshatin Radavc. Drini i Bardhë gjarpëron nëpër tërë anën perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit për tu bashkuar me Drinin e Zi që vie nga jugu (Dibra) tek Kukësi për të formuar lumin Drini që derdhet në Detin Adriatik.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare), që janë pjesë e masivit Dinarik që përfshinë tërë Ballkanin perëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Vjedullakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me tu gjendur kudo në qytet bie në sy dukshëm Gryka e Rugovës e cila flet për vete, për bukurinë e saj që tërheq çdo vizitorë për të shtegtuar brendapërbrenda saj.
Që në kohërat e lashta Peja ka qenë udhëkryq që lidhej me, dhe lidhte rajone të rëndësishme tregtare e çfarëdo tjetër. Edhe sot këndej kalojnë rrugët që kryqëzohen nga brendija e Ballkanit kah detërat e ngrohta (Adriatik - Egje). Peja me vija rrugore e hekurudhore lidhet me qendra tjera të Kosovës por edhe jashtë saj. Në drejtim veri-lindje lidhet me qytetin industrial, Mitrovicën, për të vazhduar më tutje me autostradën bregdetare që dërgon në bregdetin malazias. Rrugë më të shkurtëra që e lidhin Pejën me bregdetin malazias janë dy.
Njëra gjarpëron kah veriu përmes Grykës së Rugovës dhe majës së Çakorrit, kurse tjetra më në veri-lindje dredhon bjeshkës së Zhlebit nëpër Kullë për të zbritur në Rozhajë.
Në jug Peja me vijë rrugore lidhet me Gjakovën përmes qytezës së Deçanit.
Në këtë qytezë gjendet një monument i rëndësishëm historik. është kjo kisha ortodokse shqiptare - bizantine e punuar nga mjeshtri i Kotorit që d.m.th. se edhe stili i punimit të saj i ngjan mjaft bazilikave bregdetare apo thënë më mirë, disi i ngjanë faltoreve të stilit romanik bregdetarë. Më tutje nga Gjakova rruga dërgon në Prizren e Shkup apo Tetovë, ose në Kukës e Tiranë.
Karakteristikë e përgjithshme e pozitës së Pejës është se ajo shtrihet në shkajin veri-perëndimorë të luginës së pleshme të Dukagjinit, para grykës pitoreske, nën shpatat e Alpeve shqiptare (Albanian Alps). Ky emër është regjistruar edhe në "Gjeografinë" e Ptolemeut. Në rrjedhjen e epërme të Bistricës (Lumbardhit) është një tërësi e vogël morfologjike Rugova e gjatë 20Km.
Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejes, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare. Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë kushtëzuar popullizimin e hershëm të saj. Dardanët, fis Ilir, kanë qenë banorë të këtyre teritoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të gadishullit ballkanik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Qyteti Pejës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qyteti me një banor
» Qyteti ndryshon emrin në Google
» <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>
» PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës
» Kryetari i Pejës refuzon pjesëmarrjen në manifestim
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum