www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani Empty
MesazhTitulli: Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani   Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani EmptyMon Jan 11, 2010 1:51 am

Fjala e Zotit - Kur’ani


Fjala e Zotit. Një libër i lexueshëm. Kur'ani. Burim drite. Udhëzues. Udhërrëfyes e drejtues drejt paqes së vërtetë. I lidhur mes vete. I pashkëputshëm. Përforcuese ndaj njëra-tjetrës. I plotë. Fjalë të përkryera. Secila fjalë, në thellësi të saj, mban mesazh të qartë. Nuk mund të lexohet pjesërisht. Duhet të lexohet në tërësi. Aq më tepër lexohet, e aq më tepër gjurmon në thellësi të tij, aq më tepër kupton, po edhe aq më tepër e kupton sa e paditur të është vetja. Është si një pasqyrë e vërtetë. Të bën të njohësh vetveten, apo, sa pak e njeh vetveten.



Duke notuar me mendjen dhe ndjesitë tua, fillon të shohësh një horizont të gjerë të dijes; e kur sheh një oqean të gjerë e të thellë urtësish, argumentesh, vlerash, gjurmë të pastra e plotësisht të vërteta e të drejta, fillon të mendosh, e sa mendimtar i sipërfaqshëm, i paditur e i paaftë të duket vetja. Sado që të jetë vetëdija jote, fjala e Zotit është komunikuese me ty. Nuk të bën të ndihesh i ulët apo i fyer. Por, vazhdon të të nxitë. Të lëvizësh. Mjafton të mos jesh kokëfortë e kryelartë. Sepse, ndaj këtyre, fjala e Zotit reagon fuqishëm, për aq sa është i fuqishëm dëmi i këtyre vetive.



Libër i gjerë. I mbushur përplot argumente. Për njerëz që mendojnë. Mendojnë me durim e urtësi. Kur lexon fjalët e Zotit, jo vetëm njëherë e dy, por vazhdimisht e duke i përsëritë, vëren se, të janë ngjallë ca ndjesish, që kurrë më parë s’i ke përjetuar. Gjendje mes shpresës dhe frikës, butësisë dhe kërcënimit, mes përgëzimit dhe qortimit. Përderisa të jep shpresë, të ruan me frikë. Përderisa të shfaqë butësi, të paralajmëron me kërcënim. Përderisa të përgëzon, të tërheq vëmendjen me qortim. Gjendje që të mban të vazhdosh, të mos lodhesh, të mos dorëzohesh. Drejt qetësisë dhe paqes shpirtërore.



Komunikues. Peshore. Ekuilibrim mes shpirtit, mendjes dhe trupit. Të fton të lexosh. Pastaj të mendosh. E të meditosh. Të ngacmon arsyen, të përmend gjurmë që ngacmon intelektin, ndërsa prek ndjenjat nëpërmjet shembujve të bukur, me urtësi e mjeshtri! Para se të rrëfejë një ngjarje, të përgatitë mendjen dhe psikikën. Sikur të ulë në një vend të ngritur, që të shohësh ngjarjen në qartësi të plotë. Më të rëndësishmet për ty të rrëfen. Udhërrëfyes i qartë dhe i drejtë. Lavdëron virtytin e mirë. Inkurajon të mirën. Urdhëron të drejtën. Ia mban anën të dobëtit, të shtypurit. I butë ndaj të varfrit, skamnorit, bonjakut. I dashur ndaj prindërve, ndaj të moshuarve, ndaj fëmijëve. Ndihmues ndaj atij që i është bërë padrejtësi.



Libër që nuk nxitë urrejtje, por fton për falje e afri. Për çdo gjë gjykon me drejtësi. Drejtësi e vërtetë. Duke gjykuar, pastron e mëshiron. Përderisa nxitë për bamirësi, tregon vlerën e bamirësisë. Dhe masën e shpërblimit. Bashkues i zemrave me dashuri. Afrues i mendimit me tolerancë e respekt. Nuk toleron dhunën. Jo forcë. Në paqe të plotë. Edhe në çastet më kritike të urdhëron për durim e falje. Sepse duke duruar, e duke falur, arrihet ajo çka nuk mund të arrihet me forcë e dëmshpërblim. Shërues i zemrës. Kthjelltësues i mendjes. Pastrues i tërë qenies tënde.



Ti ke nevojë të lexosh këtë libër. Ty të është shpallur. Fjala e Zotit e drejtë për çdo njeri. Edhe pse mund të jetë mohues e përgënjeshtrues. Po edhe qoftë mëkatar. I padrejtë. Zoti, prej atributeve që Vetes ia caktoi, Mëshirues, i Butë, Durimtar. Mëshiron krijesat e Veta. I Butë ndaj krijesave të Tij, i duron padrejtësive ndaj Tij. Të jesh i sigurt, se, as ti nuk mund të kënaqesh sa kënaqet Zoti që të krijoi, po iu drejtove Atij me pendim e lutje për udhëzim. Ke fjalën e Tij. Një lidhje mes teje dhe Zotit tënd. Zoti shpalli mirësi ndaj teje. Përmbushi dhunti ndaj krijesës njeri. Të mjafton t’i drejtohesh me lutje të sinqertë. I bindur në mëshirën dhe drejtësinë e Tij. Fjala e Zotit, premtim e vullnet i Tij.



Aty mblidhet e mira e kësaj jete dhe jetës tjetër. Mjafton të kapësh në duar këtë libër me devotshmëri të zemrës. Një ngrohje dhe qetësi lehtësisht depërton në zemrën tënde. Do kesh ngacmime. Provokime. Por ti vazhdo. Të lutem ngulmo! Mos e braktis. Është një libër që ndriçoi kudo që depërtoi. Edhe pse të tjerët përpiqen të ulin vlerën e tij e të shuajnë dritën e tij e të zbehin vlerën e tij, të jesh i sigurt se Zoti është Garantues i fjalës së Tij, kurrë askush nuk mund të cenojë atë. Me ngulm mbaje në duar.



Të jesh i sigurt se aty do të gjesh atë që të ka munguar e të mungon. Të plotëson. Përgjigje për çdo pyetje, zgjidhje për çdo çështje. Rrëfyes i vërtetë e udhëzues i drejtë përjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këshillë e Madhe - Nga një Vajzë e Vogël
» Largimi nga rruga e Zotit
» Shkruaj nje keshille islame...
» Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit
» Rumenigge: Më me rëndësi Schalke, se United
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum