www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zemra jote cilës zemër i përket? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zemra jote cilës zemër i përket? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zemra jote cilës zemër i përket?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Zemra jote cilës zemër i përket? Empty
MesazhTitulli: Zemra jote cilës zemër i përket?   Zemra jote cilës zemër i përket? EmptyMon Jan 11, 2010 1:58 am

Zemra jote cilës zemër i përket?

Kudo që shkojmë e vijmë shohim persona që digjen duke vrapuar pas iluzioneve të kësaj bote kalimtare duke grumbulluar pasuri, duke u përpjekur të arrijnë në poste dhe duke kërkuar famë e lavdërim. Megjithatë ata janë të shqetësuar dhe të mërzitur nga gjendja që i kaplon.

Përballë tyre gjendet grupi i cili ka arritur të kuptojë se shpëtimi është me shërimin e zemrës, pra e kanë gjetur dallimin dhe e kanë shijuar shijen e saj.
Paramendo se fatkeqi nuk e ka ditur se është nga fatkëqijtë.
Sa vrapues kishte që vraponin pas gjërave të kalueshme, sa kishte nga ata që ishin të palëvizshëm dhe mendonin se po lëviznin! Shiko pra zemrën tënde se nga cilat zemra është ajo nga ndarja që i bëri Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë.

Zemrat ndahen në ter lloje:

Zemra e parë: Zemra e zbrazët nga imani dhe të gjitha të mirat. Kjo zemër është e errët, e bën shejtanin e mallkuar të pushojë nga hedhja e dyshimeve (vesveseve) tek ajo.
Këtë lloj zemre shejtani i mallkuar e ka shndërruar në shtëpi dhe vatan të tij. Vepron në të ashtu siç dëshiron ai sepse ka arritur qëllimin e tij maksimal në zotërimin e saj.

Zemra e dytë: Zemra e cila ndriçon nga drita e besimit (imanit) dhe e ka të ndriçuar dritën e saj, por ndonjëherë errësohet nga epshet, kënaqësitë dhe egot e saj. Pra shejtani i mallkuar herë gjen vend herë jo dhe lufta në të është e vazhdueshme. Kjo lloj zemrash dallon. Disa zemra në disa raste triumfojnë ndaj armikut më tepër e disa e pësojnë më tepër nga armiku i tyre dhe disa të tjera herë triumfojnë e herë e pësojnë.

Zemra e tretë: Janë zemrat e mbushura me besim (iman) dhe që drita e besimit ka depërtuar në to duke asgjësuar pengesat e epshit dhe ka çrrënjosur të gjitha errësirat.
Kjo dritë që posedon në gjoksin e tij rrezaton dhe ky rrezatim djeg atë që gjen para tij; pra nëse afrohen dyshimet (vesveset) afër saj, ajo i djeg ato.
Ajo është sikurse qielli i mbuluar me yje, që nëse afrohet afër saj (qiellit) shejtani i mallkuar, ai goditet me shigjeta dhe e djeg atë.
Qielli nuk është më i shenjtë sesa besimtari dhe se mbrojtja e besimtarit është më e plotë sesa mbrojtja e qiellit nga Allahu az-ze ve xhel.
Qielli është faltorja e melaikeve, vendqëndrim i shpalljes dhe në të ekziston drita e përuljes. Kurse zemra e besimtarit është vendqëndrim i njëshmërisë, dashurisë, njohjes dhe besimit.
Në të gjendet drita e besimit dhe ajo meriton më tepër që të ruhet nga kurthet e armikut, të cilit, nëse i mundësohet diçka nga ajo (zemra), menjëherë ajo e merr atë.

Përktheu: Fatmir Raçi
klubikulturor.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Zemra jote cilës zemër i përket?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zemra qe agjeron
» Bleona nuk ka fansa ka ZEMRA!
» vetja jote‏
» Kush na udheheq me shume, truri apo zemra?
» Varri është shtëpia jote
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum