www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh Empty
MesazhTitulli: Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh   Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh EmptyMon Jan 18, 2010 5:12 am

Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, të Dërguarin e Allahut për mbarë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit.

Ky punim i dedikohet çdo besimtari që adhuron Allahun dhe në adhurimin e tij nuk i shoqëron askënd tjetër. Duke pasur parasysh se qëllim kryesor i çdo besimtari është që të dalë nga kjo botë pa asnjë mëkat (duke iu fshirë të gjitha mëkatet e tij), ashtu që Allahu mos ta marrë në përgjegjësi për to Ditën e Kiametit, por të hyjë në xhenet drejtpërsëdrejti, ku aty do të jetë për gjithmonë e nuk do të dalë prej tij më kurrë.
Në këtë punim do t’i përmendim disa vepra që i shlyejnë mëkatet dhe që për to ka shpërblim të madh tek Allahu i Lartësuar, të gjitha këto duke iu dedikuar haditheve sahih të Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të. Lusim Allahun e Madhëruar, të Gjallë e të Përjetshëm, që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, që të na i pranojë veprat tona.

1 – Pendimi: Thotë Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem: “Kush pendohet tek Allahu i Lartësuar para se të lindë dielli nga perëndimi, Allahu i Madhëruar do t’ia pranojë pendimin.” (Muslimi) E po ashtu hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Kush pendohet para se t’i vijë shpirti në fyt për të dalë, Allahu i pranon pendimin.”

2 – Dalja për kërkimin e diturisë: “Kush merr rrugën për dituri, Allahu me të do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet.” (Muslimi)

3 – Përmendja e shumtë e Allahut të Lartësuar: Nga Ebu Derdai, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “A nuk doni t’ju lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit, që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata ju mëshojnë në qafë?” As’habët kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhamedi salallahu alejhi ue selem) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e Allahut.” (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdullahu thotë se transmetimet janë sahih.)

4 – Bërja mirë të tjerëve dhe urdhërimi në të mirën: “Çdo mirësi konsiderohet lëmoshë (lëmoshë), udhëzuesi në të mirën është si se ai që bën mirë.” (Muslimi)

5 – Thirrja për në rrugën e Allahut: “Kush fton për në rrugë të Zotit, do të ketë shpërblim sa veprat e atyre që veprojnë duke mos u lëngësuar nga shpërblimi i tyre.” (Muslimi)

6 – Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja: “Kush sheh prej jush ndonjë të keqe, le ta pengojë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk ka mundësi, atëherë le ta urrejë me zemrën e tij, por kjo është shkalla më e ulët e imanit (besimit).” (Muslimi)

7 – Leximi i Kuranit: “Lexoni Kuranin, se Ai do të ndërmjetësojë për lexuesit e tij Ditën e Kiametit.” (Muslimi)

8 – Mësimi i Kuranit dhe mësimi i tij të tjerëve: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin mirë e pastaj ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

9 – Përshëndetja me selam: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri-tjetrin. A doni t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin mes jush!” (Muslimi)

10 – Të duash dikë për hir te Allahut: Ata që duan njëri-tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit thotë: “Ku janë ata të cilët kanë dashur njëri-tjetrin për hir Madhërisë Sime? Sot do të jenë nën hijen Time, kur nuk ka hije tjetër pos hijes Sime.” (Muslimi)

11 – Vizita e të sëmurit: Kur një besimtar e viziton një besimtar në mëngjes, 70 mijë melaike i bëjnë lutje Allahut për të deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, 70 mijë melaike i luten Allahut për të deri në agim dhe gjatë vizitës së tij ai është duke vjelë nga pemët e xhenetit.” (Temidhiu).

12 – Lehtësimi ndaj atyre që të kanë borxh: Ai i cili i lehtëson një vuajtje të kësaj dynjaje (bote) një besimtari, Allahu do t’ia lehtësojë (atij) një vuajtje në Ditën e Gjykimit. Ai i cili i përgatit lehtësim një personi borxhli, Allahu do të përgatitë lehtësim për atë në dynja dhe në ahiret.” [Sahihu i Buhariut]

13 – Mbulimi i të metave të muslimanëve: Ai i cili ia mbulon një muslimani (domethënë gabimet e tij dhe të metat), Allahu do t’ia mbulojë atij në dynja dhe në ahiret.” [Sahihu i Buhariut]

14 – Lidhja farefisnore: Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Afria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidh jet me mua, Allahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndër pret lidhjet me mua, Allahu do t’i ndërpresë lidhjet me të.” (Muttefekun alejhi)

15 – Morali i mirë: Është pyetur Muhamedi salallahu alejhi ue selem për atë që më së shumti i fut robërit e Allahut në xhenet e ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” (Termidhiu)

16 –Lëmosha: “Po ju porosis me sadaka se me të vërtetë sadakaja ju shpin në bamirësi e bamirësia ju shpie në xhenet.” (Buhariu dhe Muslimi)

17 – Përmbajtja e hidhërimit: “Kush e mban hidhërimin kur ka mundësi për ta shfaqur, por bën sabër për hir të Allahut, Allahu do ta thërrasë atë në Ditën e Kiametit pranë krejt njerëzve, që të zgjedhë nga hyritë e xhenetit.” (Termidhiu)

18 – Kur mbaron takimi ose tubimi: "I Lartësuar je vetëm Ti, o Allah. Falënderimi ynë të përket vetëm Ty. Dëshmoj se askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje. Kërkoj mëshirë e pendohem vetëm tek Ti." (Termidhiu)

19 – Sabri (durimi): Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me ta, transmetohet se Pej gam beri salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çka do që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatke­qësi, mad je edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre Allahu ia shlyen mëkatet atij.” (Muttefekun alejhi)

20 – Bamirësia ndaj prindërve: “I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai!” I thanë: “Kush, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Kush i mbërrin prindërit ne pleqëri apo ndonjërin prej tyre e nuk hyn në xhenet (me bamirësinë ndaj tyre).” (Muslimi)

21 – Përkujdesja për gratë e veja dhe bonjakët: “Përkujdesja ndaj të vejave dhe bonjakëve ka shpërblim si muxhahidi në rrugë të Allahut apo si ai që agjëron gjithmonë dhe falet pa ndërprerë.” (Buhariu)

22 – Përkujdesja ndaj jetimit: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi sikurse dy gishtërinjtë e dorës (treguesi dhe i mesmi).” (Buhariu)

23 – Abdesti: “Kush merr abdest dhe e plotëson, i dalin mëkatet nga trupi i tij derisa të dalin prej ndër thonjve.” (Transmeton Muslimi)

24 – Dëshmia pas abdestit: “Kush merr abdest mirë dhe pastaj thotë "Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm e të Pashoq dhe dëshmoj që Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij si dhe këtë dua: “O Allah, më bëj prej atyre që pendohen, më radhit me të pastrit (nga gjynahet e papastërtitë)", do t’i hapen atij dyert e xhenetit që të hyjë prej cilës të dojë.” (Muslimi)

25 – Përsëritja e ezanit me muezinin: Pejgamberi salallahu alehji ue selem ka thënë:
"Kur të dëgjoni myezinin që thotë "Allahu ekber", thoni siç thotë ai. Kur myezini thotë "Haj-je alas-selatu, haj-je alal-felah", thoni: "Askush tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e fuqi." Kur të mbarojë ezani, thoni: "O Allahu ynë! O Zot i kësaj thirrjeje të plotë, që na lajmëron për namazin, që do të falim, nderoje Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) e jepi mundësi që të jetë ndërmjetës për ne (Ditën e Gjykimit) dhe ringjalle atë në vendin e nderuar, që ia ke premtuar. Pa dyshim, Ti e mban premtimin e dhënë”. Ai do ta meritojë shefatin tim Ditën e Kiametit.” (Buhariu)

26 – Ndërtimi i xhamive: “Kush e ndërton një xhami që në të përmendet Allahu subhanehu ve teala, do t’ia ndërtojë Allahu subhanehu ve teala një shtëpi në xhenet.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

27 – Përdorimi i misvakut: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Sikur mos t’i vinte rëndë umetit tim, do t’i urdhëroja ta përdornin misvakun në çdo abdest.” (Mutefekun alejhi)

28 – Shkuarja për në xhami: “Kush shkon në xhami në mëngjes apo në mbrëmje Allahu i Lartësuar do t’ia ndërtoj një shtëpi në xhenet për çdo shkuarje në xhami.” (Mutefekun alejhi)

29 – Pesë kohët e namazit: “Nuk ndodh që ndonjë besimtar të jetë i pranishëm në pesë kohët e namazit në xhami duke marrë mirë abdest dhe duke i plotësuar shumë mirë e me frikërespekt rukunë dhe sexhden, përveçse Allahu do t’ia falë mëkatet e mëhershme, përderisa të mos bëjë mëkate të mëdha. E kështu tërë jetën e tij.” (Muslimi)

30 – Falja e sabahut dhe ikindisë: “Kush fal “berdejn” (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në xhenet.” (Buhariu)

31 – Namazi i xhumasë: “Kush merr abdest mirë dhe shkon në xhuma e dëgjon imamin me vëmendje, do t’i falen mëkatet prej xhumasë së kaluar dhe tri ditë të tjera më shumë.” (Muslimi)

32 – Koha e pranimit të duasë ditën e xhuma: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Me të vërtetë në ditën e xhuma është një orë të cilën, nëse e arrin ndokush prej muslimanëve duke qenë në namaz dhe i drejtohet Allahut me lutje, Ai do t'ia japë atë për të cilën ai lutet." (Buhariu dhhe Muslimi)

33 – Falja e farzve me sunete: “Kur një besimtar i fal për çdo ditë për Allahun 12 rekate vullnetare përveç farzeve, Allahu i Lartësuar do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.” (Muslimi)

34 – Dy rekate pas bërjes së ndonjë mëkati: “Nuk ndodh që ndonjë rob i Allahut të bëjë ndonjë mëkat e pastaj të marrë abdest mirë e t’i falë dy rekate (me përkushtim), e pastaj (të bëjë istigfar) t’i kërkojë Allahut që t’ia falë, përveçse Allahu i Lartësuar do t’ia fal atë mëkat.” (Ebu Davudi)

35 – Namazi i natës: “Namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.” (Muslimi)

36 – Namazi i duhasë: Ebu Dherri ka transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në mëngjes duhet sadaka për çdo nyje të trupit tënd. Çdo tesbih (të thuash Subhanallah) është sadaka. Çdo tahmid (të thuash Elhamdulilah) është sadaka. Çdo tahlil (të thuash La ilahe il-lAllah) është sadaka. Çdo tekbir (të thuash Allahu Ekber) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadaka. Ndalimi i të keqes është sadaka dhe falja e dy rekateve të duhasë mjafton për të gjitha.” (Transmetuar nga Muslimi)

37– Dërgimi salat (bërja dua) mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “Kush dërgon salat mbi mua një herë, Allahu atij do t’i dhurojë dhjetë të mira.” (Muslimi)

38 - Agjërimi: "Kush agjëron një ditë për hir të Allahut xh.sh., Allahu e largon fytyrën e tij 70 vjet larg zjarrit të xhehenemit si shpërblim për agjërimin e asaj dite." (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
39 – Agjërimi i tri ditëve çdo muaj: “Agjërimi i tri ditëve çdo muaj është agjërim i tërë kohës.” (Mutefekun alejhi).

40 – Agjërimi i muajt Ramazan: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëhershme.” (Mutefekun alejhi)

41 – Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit:” “Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve prej Shevalit, është sikurse të ketë agjëruar tërë kohën.” (Muslimi)

42 – Agjërimi i ditës së Arafatit: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.” (Muslimi)

43 - “Agjërimi i ditës së Ashurasë shlyen mëkatet e vitit të kaluar." (Muslimi)

44 – Dhënia ushqim agjëruesve për iftar: “Kush ushqen një agjërues për iftar, do te ketë shpërblim sikur të kish agjëruar një ditë, pa ia pakësuar aspak atij shpërblimin e agjërimit të tij.” (Termidhiu)

45 – Namazi vullnetar Natën e Kadrit: “Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” (Buhariu 1910; Muslimi 760)

46 – Lëmosha: “Lëmosha i fshin mëkatet sikurse uji fik zjarrin.” (Termidhiu)

47 – Haxhi dhe umreja: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura, kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.” (Muttefekun alejhi)

48 – Veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të Dhul hixhes: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu)

49 – Xhihadi fisebililah: Një ditë “ribat” (është për qellim qëndrimi në ato vende për t’i mbrojtut muslimanët, ku për çdo çast pritet që armiqtë e Islamit ta sulmojnë atë vend) është më e mirë se gjithë bota dhe çka ka në të dhe një vend sa gjurma e një shkopi në xhenet është më i mirë sesa krejt kjo botë dhe çka ka në të.” (Buhariu)

50 – Dhënia e pasurisë në rrugë të Allahut: “Kush e përgatit një ushtar në rrugë të Allahut, ka bërë xhihad. Kush përkujdeset për familjen e muxhahidëve ka bërë xhihad.” (Mutefekun alejhi)

51 – Namazi i xhenazes dhe përcjellja e tij deri në varreza: “Kush i fal namazin të vdekurit do të ketë shpërblim “kirat”. E kush e përcjell derisa të varroset, do të ketë “kiratan” (dy kirata).” E pyetën se çfarë është “kirati” e tha: “Sikurse një kodër e madhe.” (Mutefekun alejhi)

52 - Ruajtje e gjuhës dhe e organeve gjenitale: “Kush më garanton atë në mes të nofullave dhe atë ndërmjet këmbëve, do t’i garantoj xhenetin.” (Mutefekun alejhi)

53 – Vlera e duasë “La ilahe il All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir”: “Kush e thotë këtë dua në mëngjes 100 herë, ka shpërblim si të lirojë 10 robër, i shkruhen 100 sevape, i fshihen 100 mëkate, do të ketë një mburojë të fortë kundër shejtanit tërë ditën dhe askush s’do të vijë Ditën e Kiametit me diçka më të vlefshme se ky përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër.” (Muslimi)

54 – Vlera e fjalëve “Subhan Allahi ue bihamdihi”: “Kush thotë: “Ssubhan Allahi ue bihamdihi:” në ditë 100 herë, do t’i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi).

Përktheu: Hvzi Kadriu
Marrë nga fletushka “Dar elkasim”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Raste të shpërblimit të madh dhe falje mëkatesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Raste të arta për besimtarët
» Forca psiqike ne raste tronditse...
» Sigurimi i Shtëpisë së Bardhë dështoi në 91 raste
» Lampard: Patëm mjaft raste kundër Tottenhamit
» Balotelli kërkon falje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum