www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 vendet më të bukura në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 vendet më të bukura në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 vendet më të bukura në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

10 vendet më të bukura në botë Empty
MesazhTitulli: 10 vendet më të bukura në botë   10 vendet më të bukura në botë EmptyFri Jan 29, 2010 5:17 am

Jemi mësuar të krahasojmë pothuajse gjithçka me bukuritë e natyrës dhe Toka është shtëpia e mrekullive të panumërta, të qeta por edhe të ashpra në të tjera raste. Secili nga ne ka preferencat e tij unike, ato mund të jenë sipërfaqe të mëdha ose thjesht një pjesë shkëmbi të cilin e keni vendosur në kopshtin tuaj, ose rruga me pemë në të cilën jeni rritur. Më poshtë janë renditur 10 vendet më të bukura të një game më të gjerë duke marrë parasysh se nuk mund të përfshihen të gjitha në një shkrim të vetëm. 1. Parku Nacional i Kanionit të Madh, Arizona I skalitur prej miliona vitesh nga uji dhe era, Kanioni i Madh është 5,000 feet (njësi matëse që përdoret në SHBA dhe është e barabartë me 0.3048 metra, ose 304.8 milimetra) i thellë, 277 milje i gjatë dhe 18 milje i gjerë. Ai është konsideruar si parku kombëtar më e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe Kanioni i Madh është i përbërë nga rrafshnalta, kodra, blloqe, shtigje por edhe Lumi Kolorado, të gjitha këto, të vendosura në një sfond madhështor të paimagjinueshëm.

2. Bregdeti Poipu, Kauai, Hauai I vendosur në Kauain jugor në Hauai, Bregdeti Poipu është një grumbuj brigjesh me rërë të artë dhe sipërfaqe të qetë, perfekt për të notuar, për t’u relaksuar dhe për ushtrimin e sporteve. Pavarësisht se në cilën pjesë të bregdetit ndodheni, ju mund ta ndjeni magjinë e ujit në thellësi i cili është i tejmbushur nga peshqit tropikalë, polumbarët vendas dhe më tej mund të vizitoni vendin e quajtur “Spouting Horn”, një grykë ku del me forcë uji i detit dhe shpërndahet si spektakël i rrallë në sipërfaqe.

3. Gjiri Ninh Van, Nha Trang, Vietnam Ky gji, i drejtuar nga Deti i Kinës së Jugut është pothuajse i virgjër dhe tepër privat. Hyrja për bregun e gjirit mund të bëhet vetëm me anë të varkave dhe ky gji është i njohur për shkëmbinjtë koralorë, rërën e bardhë, formacionet shkëmbore, përrenjtë dhe malet piktoreskë në sfond.

4. Parku Kombëtar Arches, Utah Vendi i harqeve më natyrore në botë, Arches tërheq vizitorë nëpërmjet shkëmbinjve që të lenë pa fjalë nga format e mrekullueshme të gdhendura si nga dora e njeriut. Formacionet shkëmbore janë të vendosura në një “shkretëtirë të lartë”, 4,085 deri në 5,653 feet mbi nivelin e detit. Ky park kombëtar ka në përbërjen e tij 2,000 shkëmbinj natyrorë të harkuar, ashtu si edhe i famshmi Delicate Arch, pothuajse aq i njohur për format e pazakonta të formacioneve shkëmbore. Në disa sipërfaqe, forcat e natyrës kanë nënshtruar milionë vjet të historisë gjeologjike.

5. Maja e Malit Blu, Xhamajkë Pika më e lartë ne Xhamajkë është përkatësisht 7,402 feet, dhe nga kjo lartësi mund të shihet pjesa më e madhe e ishullit, po aq mirë mund të shihen edhe Kuba dhe Haiti. Malet janë të rrethuar nga një mjegull që u jep majave ngjyrën blu. Në këtë vend mblidhen grupe të mëdha fluturash, zogjsh dhe bimësh të lulëzuara. Ato gjithashtu janë vendosur në zemër të qytetit të kafes në Xhamajkë, vend ky që njihet si i famshmi Kafeja e Majës së Malit Blu, ( Blue Mountain Coffee ).

6. Hapësira Ngorongoro, Tanzani (Ngorongoro Conservation Area, NCA) Mbulon një sipërfaqe prej 8,300 kilometra katrorë, NCA konsiderohet si një nga të vetmet vende të mbipopulluara nga kafshët e egrra të specieve të ndryshme, peisazhet natyrore dhe vendet arkeologjike. Në këtë vend ka disa vullkane, pasaritje të tokës në disa vende të pjerrëta dhe jetojnë mbi 20,000 kafshë. Krateri vullkanik Ngorongoro gjendet 7,264 feet mbi nivelin e detit.

7. Mali Fuji, Japoni Është mali më i lartë në Japoni, përkatësisht 3,776 metra dhe është vendi përfekt për të shijuar lindjen e diellit, pra është i pazakontë për të apasionuarit e ekskursioneve që përpiqen të ngjisin majën gjatë natës, në mënyrë që herët në mëngjes të jenë në majën e malit për të parë spetaklin. I favorizuar nga forma, Muoun Fuji është aktualisht vullkan i fjetur (herën e fundit shpërtheu në vitin 1708) dhe është konsideruar si mal i shenjtë.

8. The Florida Keys and U.S. 1 Duke udhëtuar në drejtim të pikës së quajtur U.S. 1 nga Key Largo për në Key Ëest, rrethohesh nga Oqeani Atlantik në njërën anë dhe nga Gjiri i Meksikës në anën tjetër. Pamjet magjepsëse të ujit, nuk mund të krahasohen me asgjë të ngjashme. Në këtë vend të krijohet ideja se po ecën mbi ujë dhe kjo eksperiencë të bën të kuptosh se sa të vegjël dhe të pafuqishëm jemi po të krahasohemi me oqeanet.

9. Lugina “Valej”, Kaliforni (Napa Valley, California) Kjo është një nga vendet më të njohura për prodhimin cilësor të verës në të cilën shfaqen pamje madhështore vreshtash, kodrash të valëzuara, fushash të blerta. Vendi perfekt për shijimin e verës, një nga mjediset më të qeta të Shteteve të Bashkuara.

10. El Yunque Rainforest, Puerto Riko I pozicionuar në lindje të Puerto Rikos, El Yunque ka terren malor, një pyll gjysëm-tropikal, shumë lumenj, ujëvara, pellgje dhe përrenj që bëhen burim jetese për kafshët dhe shpendët, duke përfshirë edhe papagajtë e Puerto Rikos, hardhucat, gaforet, bretkosat e pemëve, por edhe bimë gjigante si fieret dhe orkidetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

10 vendet më të bukura në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Claudia Schiffer, me e bukura e Gjermanise
» 50 kenget me te bukura per tu degjuar ne makine
» Italianet, femrat më të bukura në Evropë
» Vena të shëndosha – këmbë të bukura
» Ja fotot me te bukura te 2009 ne kozmos
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum