www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Egzon`k
V.I.P
V.I.P
Egzon`k

Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 38
Location : N'Rrs

"Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit.. Empty
MesazhTitulli: "Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit..   "Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit.. EmptySun Feb 07, 2010 5:02 am

Të gjithë mund ti kthehemi ngjarjeve që na kujtohen gjatë jetës sonë. Njerëzit dhe vendet mund të lënë mbresa të posaçme për ne dhe ne duhet kohë pas kohe të shikojmë prapa për të parë se si Allahu ka dirigjuar jetën tonë, edhe pse nuk e kemi hetuar.

Ne shpesh jemi shumë të zënë për të parë drejtimin që jeta jonë ka marrë drejtim i cili na ka sjellë ku jemi tani. Duke medituar për sendet që na kanë ndodhur, ne mund të mësojmë që të jemi falënderues dhe të mësojmë që ti shohim të gjitha gjërat si plan i Allahut të Madhërishëm për ne.

Më kujtohet Ramazani im i parë si musliman dhe mendoj për krejt çka më ka ndodhur mua që nga atëherë. Ai Ramazan ishte shumë i posaçëm për mua. Para se të flas për të, megjithatë unë duhet ti them disa fjalë për Ramazanin dy vite para tij.

Isha kryetar i Edukimit Fetar për djemtë në shkollën në jug të Londrës dhe ishte përgjegjësi e imja ti mësoja nxënësit për fetë e ndryshme të botës. Në shkollat Angleze nxënësit mësojnë informata për gjashtë fetë kryesore në botë: Krishterimin, Judaizmin, Budizmin, Islamin, Sikizmin si dhe Hinduizmin, duke mos dhënë ndonjë përparësi ndonjërës.

Gjersa jep informata ti duhesh të bësh atë duke nxitur tolerancë dhe mirëkuptim në një botë në rritje multi-kulturore. Është një rrugë, për tu trajtuar me ndjeshmëri , për të kundër balancuar mendimet e gabuara në lidhje me Islamin të cilat i merr publiku Britanik nga tregimet që ata shohin në lajmet në televizor.

Unë veçse kisha vizituar Egjiptin dhe kisha parë me sytë e mijë se sa të ëmbël dhe të mirë mund të jenë muslimanët. Tani, më duhej të jepja mësim për Islamin. Pasi që nuk isha musliman, leximi për Islam ishte një nga mënyrat për t'u përgatitur për mësimet e mija, duke mësuar po aq sa do ti mësoja edhe nxënësit.

Në shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, po ashtu si në shumë vende muslimane, zakonisht nuk u lejohet nxënësve të cilës do fe që të falen. Shumë nga nxënësit ku unë jepja mësim ishin musliman, dhe shumica prej tyre ishin nga bota arabe.

Pak para Ramazanit isha në shkollë, disa nxënës mu afruan dhe më pyetën se a mund të faleshin në klasën time, edhe pse ata e dinin se nuk isha musliman. Allahu i dirigjon sendet në mënyrë të jashtëzakonshme, duke përdorur sende të thjeshta për të bërë çudira në jetën tonë.

Klasa ime ishte e vetmja që ishte e shtruar dhe kishte në të lavaman, sende këto themelore për tu falur, pra ishte klasa ime që do të përdorej. U pajtova me ta, por drejtori kërkoi që një mësues të ishte prezent gjersa nxënësit faleshin. Kështu që gjatë tërë Ramazanit unë ulesha në fund të klasës në kohë të drekës, gjersa nxënësit falnin namazin e drekës dhe të premten kur ata falnin namazin e xhumasë.

Kah fundi i Ramazanit unë dija se si muslimanët faleshin dhe i dija përmendësh lutjet që ata recitonin, edhe pse nuk e dija kuptimin e tyre. Pas Ramazanit vazhduam ta shfrytëzonim klasën për namaz të drekës dhe kështu vazhduam gjatë tërë vitit.

Ramazanin tjetër, ende pa hyrë në Islam, unë agjërova më nxënësit, për të treguar solidaritet me ta. Dhe jo shumë kohë pas kësaj Elhamdulilah unë hyra në Islam. Por kjo është një tregim tjetër. Shembulli i nxënësve më bëri që unë të bëhesha musliman. Dhe pastaj iu bashkohesha çdo ditë nxënësve për namaz, dhe isha muslimani më i ri dhe më më së paku dije nga të gjithë.

Ramazani im i parë si musliman, pastaj duhet të ishte shumë i veçantë. Në fund të muajit të shenjtë nxënësit dhe unë organizuam iftar të veçantë për ne.
Iftari është koha e ngrënies me të cilën ndërprehet agjërimi ditor. Për Natën e Kadrit, në të cilën Profeti Muhamed (a.s) pranoi shpalljen e parë të Kur'anit të shenjtë, nxënësit qëndruan në shkollë.

Gjatë kohës në mes të mësimit dhe iftarit ne shikuam një film në lidhje me jetën e Profetit. Pastaj falëm akshamin së bashku, të cilin e udhëhiqte nxënësi më i vjetër i cili recitonte Kur'an me një zë shumë të bukur.

Gjersa dielli perëndonte ne u tubuam së bashku në klasën e thjeshtë, dhe ishte si ndonjë engjëll të na kishte vizituar neve. Pas namazit filluam iftarin me ushqimet që kishim sjellë të gjithë nga pak, për të ndarë me njëri tjetrin dhe patëm një darkë të mrekullueshme.

Edhe pse kjo ndodhi pas ngjarjes së 11 Shtatorit 2001 kur shumë Britanik ishin shumë të dyshimtë për Islamin dhe Muslimanët, shumë nga mësuesit jo-musliman erdhën për të na uruar muajin Ramazan.

Kryetari i mësuesve duhet të ishte në një takim, por ai morri ca hurme për ti ngrënë në kohën kur ne duhej ta fillonim iftarin.

Drejtori i shkollës mësoi nga ne se Profeti e kishte zakon të fillonte iftarin me hurme andaj ai e bëri këtë si respekt ndaj besimit tonë.

Në vendet muslimane është më lehtë të mbahet feja. Miqtë dhe familja janë aty për të nxitur në agjërim. Ka programe speciale në televizion për të mësuar më shumë për Islamin duke qenë kështu para syve të tu vazhdimisht.

Praktikimi i Ramazanit në vend jo-musliman, në anën tjetër, mund të jetë i vështirë. Shpesh ti mund të jesh i vetmi që po agjëron. Pas iftarit nuk ke diçka të veçantë për të bërë, posaçërisht nëse nuk ka xhami afër teje.

Ajo mbrëmje e Ramazanit tim të parë si musliman ishte një mbrëmje e veçantë që kurrë nuk do ta harroj. Ishte dëshmi për të tjerët se mesazhi i Islamit, për ata që ishin prezent aty, ishte një festim i vërtetë i kënaqësisë dhe vëllazërisë së Islamit i cili preku zemrat e të gjithë neve. Elhamdulilah.

Idriz Tevfik është mësues Britanik që ka hyrë në Islam para disa viteve. Përpara, ishte udhëheqës i edukimit fetar në shkolla të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar. Para se të hynte në Islam, ai ishte prift i Kishës Romane Katolike. Ai tani jeton në Egjipt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"Mesues i feve" pranon islamin gjat ramazanit..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ana Maria, e fejuara e M.Ozil pranon islamin
» Cfar dallimi kajn fjalet"te duash" dhe " te dashurojsh"...?
» Kërkohet një mësues i kinezishtes për pandën
» 13 Pëshpëritjet e Ramazanit...
» Ta jetojsh Islamin cdo dite
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum