www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Formulat magjike që t'i largoni brengat. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Formulat magjike që t'i largoni brengat. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Formulat magjike që t'i largoni brengat.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Formulat magjike që t'i largoni brengat. Empty
MesazhTitulli: Formulat magjike që t'i largoni brengat.   Formulat magjike që t'i largoni brengat. EmptySun Feb 07, 2010 5:31 am

A dëshironi ta vërtetoni recetën për sjellje në momentet e krizës, teknikë kjo të cilën mund të filloni për ta aplikuar, para se të vazhdoni ta lexoni këtë libër?
Do t'ju njoftojë me metodën që e shpiku inxhinieri Vilis Karijer, themelues i industrisë së pajisjeve për ftohje. Për mua ky është një nga teknikat më të mira, për t'i përballuar brengave, dhe, për atë dëgjova personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja në shkritoren në Bafalo, të shtetit Nju-Jork. Isha me detyrë në repartin e një fabrike të qelqit në Pitsberg, për të vendosur pajisje për pastrimin e gazrave teknologjike. Metoda e jonë për pastrim të gazrave ishte plotësisht e re. E kishin provuar vetëm në një rast të mëhershëm dhe në tjera kushte. Duke punuar në atë detyrë nxitëse, jam ballafaquar me vështirësi të paparashikueshme. Pajisja funksiononte, por kualiteti i gazrave të pastruara ishte tejet larg pritjeve tona.
Isha i dëshpëruar. Fillova të ndiej shtrëngime në lukth, dhe një kohë fare nuk munda të flejë.
Më në fund mbizotëroi arsyeja e shëndoshë dhe vetëdijesimi, se me rëndime nga brengat asgjë nuk do të arrijë, prandaj fillova që kthjellët të mendoj. Rezultati i gjithë asaj ishte i mrekullueshëm. Ashtu zbulova teknikën për zmbrapsjen e brengave, me të cilën shërbehem tash e tridhjetë vjet. Teknika është e thjeshtë dhe e përshtatshme për të gjithë, dhe përbëhet nga tre etapa.

Etapa e parë: Haptazi dhe pa frikë e analizova situatën, dhe përpiqesha t'i paramendoj pasojat e mundshme të dështimit. Erdha në përfundim se nuk më kërcënohet as burgimi dhe as vdekja me pushkatim. Vërtet, mund të ndodhte që ta humbi punën, si dhe që shkritorja ku punoja, t'i humbte njëzet mijë dollarë të investuara në ato pajisje për pastrimin e gazrave.

Etapa e dytë: Pasi që paramendova pasojat më të këqija të mundshme u pajtova me mendimin se, nëse është nevoja, i gatshëm do t'i pranoja ato. Thash me vete: Ky dështim do të jetë goditje e fuqishme për famën time. Mund të ndodh që ta humbi punën, prandaj, krahas saj, do të duhej të gjej një tjetër. Sa i përket shkritores, njerëzit në pozita udhëheqëse janë të vetëdijshëm se, zbulimi i mënyrave të reja për pastrimin e gazit paraqet një rrezik të caktuar. Nëse ky eksperiment u kushton njëzet mijë dollarë, do të duhej të pajtohen me humbjen. Prandaj le ta llogarisin atë, si shumë për shpenzime të hulumtimeve, ngase, në fund të fundit, ky dhe është eksperiment.
Pas mendimit të këtillë ndodhi diçka me të vërtet e pazakontë. U çlirova, mora frymë dhe fillova të ndihem më i qetë se më parë.

Etapa e tretë: Nga ai çast gjithë energjinë time e drejtova në mendimin e qetë dhe të kthjellët se si së paku deri diku ta zbusë katastrofën, me të cilën isha pajtuar thellë në shpirt. Si ta shpëtoj atë që mund të shpëtohet.
Fillova të gjeja mjete dhe mënyra për t'i zvogëluar humbjet prej njëzet mijë dollarësh. I kreva disa prova dhe në fund erdha në përfundim se, me investim plotësues prej pesë mijë dollarëve do të mund t'i shpëtonim pajisjet. Ashtu dhe e zgjidhëm problemin. Këtë e bëmë, dhe në fund shkritorja i fitoi pesëmbëdhjetë, në vend se t'i humbte njëzet mijë dollarë.
Kjo që ua tregova ndodhi para shumë viteve. Përvoja e fituar më sjelli dobi, të cilën e përdora në jetë aq sa munda. Për këtë jeta ime rrjedhëte e qetë dhe pa shqetësime të shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisë së aplikuar kështu i mësonte studentët: "Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është hapi i parë në përballimin e çdo problemi."
Mendimin e njëjtë e ka dhënë edhe Lin Jutang në librin e vet Mbi rëndësinë e jetesës. "Qetësia e vërtet shpirtërore", tha filozofi kinez, " rrjedh nga pajtimi me më të keqen. Mendoj se, shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi do të thotë lirim i energjisë."
E saktë! Shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi me të vërtet do të thotë lirim i energjisë së re! Kur e pranojmë atë më të keqen, nuk kemi më ç'të humbim. Kjo automatikisht do të thotë se mundemi edhe të gjitha t'i fitojmë! "Pasi që u ballafaqova me më të keqen", tha Karieri, "u çlirova, morra frymë dhe fillova të ndihem më i qetë se kurdoherë më parë. Nga ai çast, munda të mendojë.!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatë me miliona njerëz ia shkatërruan jetën vetes për shkak të frikës së lemerishme nga të menduarit e kthjellët apo ngase nuk kanë qenë të gatshëm që të pajtohen me më të keqën. Ngase nuk kanë qenë të vullnetshëm për t'u përpjekur që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Në vend se t'i bëjnë të gjitha që, ujin ta kthejnë në mullirin e vet, ata "i dorëzuan fatit" dhe përfundojnë si viktima të kompleksit të imagjinuar- melankolisë.
Do t'ua përshkruaj rastin edhe të një njeriu, i cili e pranoi formulën magjike të Karijerit.
"Isha bërë viktimë e shantazhit", e filloi tregimin e tij një njujorkas, kursist i kurseve të mia që merrej me shitjen e naftës. "Nuk mund të besoja se kjo është e mundshme. Më dukeshte se diçka e tillë ndodh vetëm në filma. Ja se ç'më ndodhi:
Ndërmarrja për shitjen e naftës ku isha drejtor, posedonte një numër të caktuar të kamionëve dhe disa shoferë. Rregullat e shoqatës për shitje të naftës ishin tejet të rrepta, prandaj asnjërit nga konsumatorët nuk guxonim t'i shitnim më tepër se sasia e përcaktuar. Mirëpo, një ditë konstatova se disa shoferë, gjatë dërgesave, për konsumatorët e rregullt, stërshitnin më shumë naftë.
Për këtë punë kundërligjore kuptova kur, një ditë më erdhi një njeri i cili m'u prezantua si inspektor shtetëror, dhe kërkoi ryshfet për të heshtur. I kishte dëshmitë e dokumentuara mbi thyerjen e ligjit nga ana e shoferëve tanë, prandaj u kërcënua se, nëse nuk e paguaj ryshfetin, rastin do t'ia japin gjyqit të qarkut.
E dija, natyrisht, se personalisht jam i pastër por, para ligjit, si drejtor mbaja përgjegjësi për sjelljen e të punësuarve të mi. Aq më tepër, e kisha të qartë se "reklama" në gazetë, nëse rasti vjen në gjyq, do të ma shkatërronte reputacionin, por edhe ndërmarrjen. Ishte e tmerrshme të mendoja se një gjë e tillë mund të më ndodhte mua, njeriut që aq shumë krenohesha me ndërmarrjen të cilën njëzet vjet më parë e kishte themeluar babai im!
Tre ditë të plota as nuk kam ngrënë dhe as nuk kam fjetur. Rrugëve ecja si i xhindosur. Përpiqesha të mendoja se, ta paguaj apo jo ryshfetin - shumën prej pesë mijë dollarësh - apo të lëshohem në mëshirën e inspektorit dhe ligjit. Edhe njëra edhe tjetra më dukeshin të tmerrshme.
Një mbrëmja përderisa shëtisja pa mend nëpër shtëpi, rastësisht në dorë më ra broshura Si t'i zmbrapsim brengat, të cilën si e kisha marrë në kurset e Karnegit mbi shkathtësinë oratorike. Duke e shfletuar, hasa në tregimin e Karierit. Ballafaqohuni me më të keqën. E pyeta veten: Ç'do të më ndodhte në rastin më të keq nëse refuzoj ta paguaj ryshfetin, dhe kërcënuesi e dërgon në gjyq rastin tim? Përgjigja ishte: Ndërmarrja do të dështojë, fama do të më shkatërrohet, por në burg nuk mund të më vendosin!
Mirë, do të pajtohem me faktin se puna do të më shkatërrohet, i thash vetes. Ç'do të ndodh pas kësaj? Do të detyrohem që të gjej ndonjë tjetër punë. Kjo nuk do të jetë kushedi se sa vështirë, ngase kam përvojë në shitjen e naftës, dhe di për disa ndërmarrje, në të cilat do të mund të punësohesha! U lehtësova. Ankthi që më bënte presion për tre ditë dhe net ngadalë filloi të tretet. Fillova të qetësohem. Për habinë time, menjëherë isha në gjendje të mendoj.
Tashmë isha mjaft i arsyeshëm që të kaloja në etapën e tretë të Karierit: Të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Gjersa mendoja mbi zgjidhjet e mundshme, më ra ndërmend diçka që deri atëherë nuk më kujtohej. Po të shkoja gjer te avokati dhe t'i tregoja tërë ndodhinë, ndoshta ai do të gjejë ndonjë zgjidhje të mençur. Marrëzi është të them se si nuk më ka rënë ndërmend më herët ky mendim, por mos harroni se, gjer në atë çast nuk kam menduar, por vetëm jam çmendur me brengën. Duke vendosur që të nesërmen menjëherë të shkojë tek avokati, u shtriva në shtrat dhe kam fjetur si një cung.
Mëngjesin e ardhshëm, avokati më këshilloi të shkoja gjer te prokurori publik i qarkut dhe t'i tregoja për tërë rastin. Këtë dhe e bëra. Kur e mbarova tregimin tim, më tmerroi deklarata e prokurorit se "inspektori im" ishte kriminel i zakonshëm i cili tashmë me muaj merrej me shantazhe të ngjashme, të cilit policia assesi nuk ishte në gjendje t'i bjerë në gjurmë. A mund të paramendoni se sa jam lehtësuar!
Ky ishte mësim i mirë për mua. Nga ajo ditë me situata të tilla të pazgjidhura gjithnjë përballem duke u shërbyer me formulën magjike të Karierit."
Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Vilis Karier brengosej për shkak të pajisjeve të veta për pastrimin e gazrave, një njeri nga Broken Broua, të shtetit Nebraska, përpiqej të shkruaj një testament. Quhej Erl Hanej dhe vuante nga ujqerja në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Tre mjekët, mes të cilëve edhe një specialist, e shpallën Hanejin si rast të pashpresë. Ia përshkruajtën dietën dhe e braktisën, që të pajtohet me fatin dhe ta shkruaj testamentin.
Për shkak të zorrës dymbëdhjetëgishtore, Haneji edhe më parë është dashur të heq dorë nga puna, prandaj dukej se nuk i mbetet asgjë tjetër përpos që ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi të gjitha, një ditë erdhi gjer te një vendim fascinant. "Pasi që gjer në vdekje nuk më mbetet edhe shumë kohë", i tha vetes, " mirë do të ishte që kohën ta shfrytëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithnjë dëshiroja që të shkoja në rrugëtim rreth botës. Këtë do ta bëjë tash ose kurrë më." Pa u hamendur, shkoi në një agjenci dhe e bleu biletën.
Mjekët ishin të trullosur. "E kemi për detyrë t'ua tërheqim vërejtjen se rrugëtimin tuaj nëpër botë do ta paguani me kokë", i thanë ata.
"Nuk do ta paguaj me kokë", iu përgjigj ky. "Familjes i kam premtuar varrim në varrezat familjare, në Broken Bou. Do ta blej një arkivol dhe ta marrë me vete në rrugë."
Haneji me të vërtet e bleu arkivolin, e ngarkoi në anije, dhe njëkohësisht me agjenci detar i qartësoi gjer në detaje të gjitha elementet. Në rast të vdekjes, ata kufomën do t'ia vendosnin në pajisjen për ngrirje të thellë dhe do ta kthenin në Nebraskë. Pastaj, i disponuar për mrekulli, shkoi në rrugëtimin e tij. As që e kishte ndërmend që t'i përmbahet dietës së përshkruar. Pinte vera më të shtrenjta, pinte cigare dhe hante ushqime të llojllojshme, e madje edhe specialitete lokale, të cilat, në bazë të dietës së përshkruar, do të duhej ta dërgonin në varrë.
"Asnjëherë në jetën time nuk jam kënaqur aq shumë", shkruante Haneji. Në det u tërbuan monsumet dhe tajfunet, por ky gëzohej si një fëmijë. U shoqërua me udhëtarët në anije, argëtohej, kënaqej dhe çonte dafrungë me ta tërë natën. "Kur arritëm në Kinë dhe Indi, aty e kuptova se ç'është mjerrimi i vërtet. Në Amerikë u ktheva me njëzet kilogramë më shumë, dhe gati duke harruar se ndonjëherë kam vuajtur nga ulqerja e zorës dymbëdhjetë gishtore. Kurrë më parë në jetë, nuk jam ndier më mirë. Arkivolin ia shita menjëherë entit të varrimeve dhe u ktheva në punë. Mund të lavdërohem se nga ajo kohë kurrë më nuk jam sëmurë, as edhe për një ditë të vetme."
Në kohën kur e tëra kjo ndodhi, Erl Hanej nuk kishte lidhje për Karierin dhe metodën e tij për mënjanimin e brengave. "Që tash kuptoj", më tha para një kohe, "se ndërdijshëm jam shërbyer me të njëjtin parim. Jam pajtuar me më të keqën, kjo do të thotë me vdekjen. Më pastaj u përpjeka të shpëtoj atë që mund të shpëtohet, duke u munduar të nxjerr sa më shumë mirësi nga ajo pak kohë që më kishte mbetur. Po t'i lëshohesha në duar melankolisë dhe brengave për ardhmërinë, jam i sigurt se në Nebraskë do të kthehesha në brendi të Arkivolit. Mirëpo, unë u çlirova dhe e harrova vdekjen. Kjo qetësi shpirtërore më ishte një burim i energjisë së re, e që pikërisht ajo ma shpëtoi jetën."
Mësim i mirë, apo jo? Nëse pra, Karieri shpëtoi pajisjen e vlefshme, nëse ai shitësi i naftës nga Nju-Jorku u lirua nga shantazhi, ndërsa Haneji e mashtroi vdekjen duke përdorur "formulën magjike", a nuk mendoni se ajo do të mund t'ju ndihmojë edhe Juve që t'i zgjidhni problemet, që në këtë çast Ju duken pa zgjidhje?

Rregulli i dytë është: Nëse Ju mundojnë brengat, përdorni formulën magjike të Karijerit.
1. Pyeteni veten: Çka mund të më ndodh në rastin më të keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi përpiquni që të shpëtoni atë që mund të shpëtohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Formulat magjike që t'i largoni brengat.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si ti largoni brengat nga jeta e përditshme!
» Formulat trigonometrike
» Këngët e vjedhura tek Kënga Magjike
» Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat”
» Kurti: Nuk ndjej konkurrencë në ‘Këngën Magjike’
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum