www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat” Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat” Empty
MesazhTitulli: Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat”   Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat” EmptyWed Aug 18, 2010 5:51 am

Akoma pa mbaruar sezoni veror dhe koncertet, këngëtaret tona pregatiten për sfidën e rradhës. Një ndër evenimentet e muzikës shqipe që sjell shumë hite gati çdo vit “Kënga Magjike”, edhe këtë rradhë pritet të grumbullojë një numër të madh konkurentësh, ndërsa mes shumë kandidatëve ne zbulojmë se do ketë emra të njohur të estradës nga Shqipëria dhe Kosova. Përveç Valza Bajrës, e cila është në pregatitje të këngës së re, në konkurim rikthehet edhe Leonora Jakupi, Shota Baraliu, Teuta Kurti e Zajmina Vasjari…

LEONORA JAKUPI
RIKTHEHET PËRSËRI PËR TË
SPROVUAR veten
Në mesin e shumë emrave konkurentë, këtë vit në listë do të gjendet edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Disa vite më herët ajo ishte pjesë e këtij evenimenti, duke fituar edhe çmimin e publikut me këngën “Një herë në jetë”. Këtë vit, ajo përsëri ka vendosur të rikthehet për të sjellë ndonjë hit të ri, pasi për disa muaj me rradhë Leonora nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që kur editoi klipin “Puthja jote”. Leonora ka paralajmëruar realizimin edhe të një klipi të ri, por këtë kohë ajo më shumë e shfrytëzon për pushime me familjen në vilën e tyre në Golem. Për këtë arsye këngëtarja ka refuzuar edhe disa koncerte për të ruajtur energjitë për tek “Kënga Magjike”.

TEUTA KURTI, SFIDON VETEN ME KËNGËTARET SEKSI
Një rikthim në festivale këtë rradhë bën këngëtarja kosovare Teuta Kurti. Ka zgjedhur pikërisht “Këngën Magjike” për këtë prezantim duke menduar se ky festival modern bën promovimin më të mirë të këngëve se sa realizimi i një videoklipi. Akoma nuk dihet se me cilët bashkëpunëtorë do të punojë Teuta në realizimin e kësaj kënge të re, por me siguri do ngelet besnike mes Aida Barakut dhe Armendit, ose Florent Boshnjakut dhe Florit. Ndërkohë në anën tjetër një projekt shumë i bukur muzikor po e mban të zënë me punë këngëtaren. Me një vokal të jashtëzakonshëm, ajo është përzgjedhur për të qenë pjesë e përgatitjes së koncertit që do të mbahet me rastin e inaugurimit të Katedrales “Nënë Tereza”. Teuta së bashku me Filarmoninë e Kosovës janë duke punuar intensivisht. “Kemi filluar me prova intensive. Po flitet e përflitet se do të jetë prezent edhe Papa, e kjo e ka bërë punën tonë edhe më intensive, në mënyrë që të jemi të përgatitur rreth organizimit e gjithçka tjetër”.

SHOTA BARALIU, NGJARJEN E VËRTETË E KTHEN NË KËNGË
Ngjarja e cila bëri bujë të madhe nëpër media pas publikimit tek “Panorama plus” tashmë po shndërrohet edhe në këngë. Kohë më parë treguam se Shota Baraliu ka pasur një sherr në pub, ku humbi çantën, portofolin dhe telefonin celular. Të gjithë këtë ngjarje të vërtetë, këngëtarja ka vendosur të bëjë këngë duke konkuruar edhe tek “Kënga Magjike”. E gjithë puna rreth këtij projekti i është besuar kompozitorit Darko Dimitrov dhe gjatë festivalit pritet të shohim Shotën pak më ndryshe në stil, pasi modelja tashmë po bën karrierë edhe në muzikë. Këto ditë Shota është tepër e zënë me regjistrimin e këngës dhe si fillim shpreson që të futet në finale, kurse pastaj do mbledhë forcat për të vazhduar më tej. Herën e kaluar këngëtarja ishte për herë të parë në këtë festival dhe arriti të futet deri në finale.

ZAJMINA ME KËMBË TË MBARË NË FESTIVALE
Këngëtares po i ecën mbarë në festivalet e fundit, pasi çmimet në adresë të saj janë të shumta. Së fundi ishte tek festivali “Çelësi Muzikor” në Kosovë ku fitoi dy çmime të rëndësishme. Edhe pse akoma nuk e ka bërë publike pjesmarrjen pasi është ende herët, ne mësojmë se Zajmina është në pregaditje e sipër të këngës. Bëhet fjalë për një këngë ritmike në stilin e këngëve të saj, për një paraqitje sa më të denjë në këtë festival, duke ditur që këtë vit do mbledhë emra të shquar të muzikës shqipe. Përveç duetit me Bleron, këngëtarja tashmë shijon edhe një sukses tjetër të këngës “Problem”, ndërsa ka bërë të ditur se është në pregaditje edhe të albumit të ri, i cili do përmbledhë këngët “single” të edituara nga këngëtarja si dhe disa hite të reja.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kenga Magjike 2010, fillojne “kandidaturat”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Teuta Kurti e kënaqur me Kënga magjike 2010
» Nora Istrefi dhe Linda Halimi perjashtohen nga “Kënga Magjike 2010”
» Kenga Magjike 2010, fitojne Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli
» Këngët e vjedhura tek Kënga Magjike
» Rosela dhe Eliza fitojne Kenga Magjike 2009
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum