www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive Empty
MesazhTitulli: Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive   Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive EmptyWed Feb 24, 2010 7:09 am

Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive

El-Hamis 04 Rabi el Euel 1431 / 18 02 2010

Xheneti është i mirë dhe askush nuk do të hyjë në të përveç atyre që kanë qenë të mirë.
Allahu është i Mirë dhe nuk pranon asgjë tjetër përveç të mirës. Pra raporti i Allahut me robërit e tij është që ti sprovoj ata me bela dhe fatkeqësi, në mënyrë që të dallohet besimtari prej kafirit...
Çka është kjo botë

Falënderimi i qoftë Allahut.

Kjo botë është vend i përpjekjes dhe bota tjetër është vend i shpërblimit apo i dënimit, ku besimtarët do të shpërblehen me Xhenet dhe mosbesimtarët me dënim me Xhehnem.

Xheneti është i mirë dhe askush nuk do të hyjë në të përveç atyre që kanë qenë të mirë. Allahu është i Mirë dhe nuk pranon asgjë tjetër përveç të mirës. Pra raporti i Allahut me robërit e tij është që ti sprovoj ata me bela dhe fatkeqësi, në mënyrë që të dallohet besimtari prej kafirit dhe kështu të njihet i vërteti prej gënjeshtarit, siç thotë Allahu:

A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"

Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.

[Ankebut 29:2-3]

Fitorja dhe suksesi nuk mund të arrihet përveç se pas sprovave që do ta nxjerr të mirën prej të keqes dhe do ta dalloj besimtarin prej kafirit, siç thotë Allahu:

All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre).

[Aal ‘Imraan 3:179]

Prej sprovave me të cilat Allahu i sprovon robërit e Tij në mënyrë që ti dalloj besimtarët prej mosbesimtarëve është ajo të cilën e cek Ai në këto ajete:

Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve.

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!"

Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.

[el-Bekareh 2:155-157]

Pra Allahu i sprovon robërit e tij, dhe Ai i donë ata që janë të durueshëm, dhe ju jep lajm të gëzueshëm me Xhenet.

Allahu i sprovon robërit e tij me xhihad, siç thotë Ai:

A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.

[Ali ‘Imran 3:142]

Pasuria dhe fëmijët janë sprovë përmes të cilëve Allahu i sprovon robërit e Tij, për ta ditur se kush po falënderon për ato, dhe kush do të pengohet prej Allahut për shkak të tyre:

“Dhe, dine se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.”

[el-Enfal 8:28]

Allahu na sprovon neve, nganjëherë me bela dhe nganjëherë me mirësi, për të dal në shesh kush do të jetë falënderues dhe kush do të jetë përbuzës, dhe kush do të bindet dhe kush nuk do të bindet, pastaj Ai do ti shpërblejë apo do ti dënoj ata Ditën e Ringjalljes:

“ e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”

[el-Enbija’ 21:35]

Sprovimi është sipas besimit tuaj; ata që sprovohen më ashpërsisht prej njerëzimit janë Pejgamberët, pastaj ata që janë më të mirë (pas tyre) dhe pastaj ata që janë prej të mirëve (pas tyre).
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kur sëmurem, dhimbja ime është e barabartë sa dhimbja e dy personave prej mesit tuaj.” (Buhariu, 5648)

Allahu i sprovon robërit e Tij me lloje të ndryshme të sprovave.

Nganjëherë Ai i sprovon ata me bela dhe fatkeqësi për ti dalluar besimtarët prej mosbesimtarëve, të dëgjueshmin prej të padëgjueshmit, mirënjohësin prej përbuzësit.

Nganjëherë Allahu i sprovon robërit e Tij me bela; kur ata bëjnë mëkate, Ai i dënon ata me bela në mënyrë që ata ti kthehen Atij, ashtu siç thotë Ai:

Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë. [el-Shura 42:30]

Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje. [el-Mu’minun 23:76]

Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij; Ai dërgon fatkeqësi të një pasnjëshme mbi Umetin në mënyrë që ata të kthehen dhe ti pendohen Atij, dhe që ta braktisin atë që Allahu e ka ndaluar, dhe në mënyrë që Allahu ti fal ata. Allahu thotë:

A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë (me lloje të ndryshme të fatkeqësive, sëmundje, uri), e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim (prej tyre). [el-Tewbeh 9:126]

Është pjesë e mëshirës së Allahut se fatkeqësitë i bien mëkatarit në këtë botë, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pastrohen dhe ti kthehen Allahut para se të vdesin:

Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (d.m.th. dënim në jetën e kësaj bote, d.m.th. fatkeqësi, bela) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (që të pendohen dhe ti kthehen d.m.th. ta pranojnë islamin).

[el-Sexhdeh 32:21]

Nganjëherë Allahu i sprovon robërit e Tij me fatkeqësi në mënyrë që tua ngrit shkallën atyre dhe tua shlyej atyre mëkatet përmes atyre, siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Nuk i bie muslimanit asnjë fatkeqësi apo sëmundje, as telashe apo mërzi apo dëm apo shqetësim – e as një ther që e therë atë – përveç se Allahu do t´ia shlyeje disa prej mëkateve të tij për shkak të tyre.” (Buhari, 5641)

Nga Usul el-Din el-Islami, nga Shejh Muhamed ibn Ibrahim el-Tuvejxhri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Bota është vend i sprovave dhe i fatkeqësive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Chelsea në vend të tretë
» Topçinjtë në vend të dytë
» Sori nuk po gjen vend në PD
» Deschamps në vend të Hodgson?
» Suedia në vend të dytë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum