www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ? Empty
MesazhTitulli: Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ?   Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ? EmptyMon Feb 22, 2010 8:31 pm


Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ? Noraistrefidheroberti

K-Production” në bashkëpunim me "RTV21”, në prill të këtij viti startojnë me një show spektakolar ku personazhe pjesëmarrës janë të gjithë fytyra publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Oferta për të qenë pjesë e këtij spektakli u është bërë të gjithë VIP-ave përfshirë këtu këngëtarë, humoristë, aktorë, por disa prej tyre nuk kanë dëshiruar të jenë pjesë e lojës, duke i thënë "jo” ofertës.

Ne nuk dëshirojmë të citojmë ata që kanë refuzuar ofertat, por këtë radhë "www.besniku.tk” vendos të zbulojë disa emra potencial që do të jenë pjesë e spektaklit. Përveç Big Mamës, në lojë do të hyjnë edhe emra të tjerë të njohur të botës shqiptare të spektaklit.

A do ta ndajnë krevatin Nora dhe Roberti, ne "Shtëpinë e madhe”

Hyrja e një prej çifteve më të popullarizuar dhe më të ekspozuar të ekranit, Nora Istrefit dhe Robert Berisha në spektaklin e ri me VIP-a, ka ngjallur interes të madh në opinion. Që të dy akoma nuk kanë vendosur nëse privatësinë e tyre do ta ndajnë me fansat. Ka qenë pikërisht oferta e "K-Production” që çifti të jetë në dilemë nëse duhet ta pranojnë ofertën apo jo.

Edhe pse ata tashmë bashkëjetojnë në një apartament në Prishtinë, këngëtarja akoma vazhdon të "mohojë” bashkëjetesën me të fejuarin duke thënë se bashkëjetesa është një lloj martese e cila të çon deri në ndarje. Pasi lançoi klipin "Sekret”, për momentin nuk ka plane në muzikë dhe këto kohë është duke u dhënë fund aranzhimeve nëpër koncerte, pasi së shpejti do të bëhet pjesë e spektaklit duke u mbyllur për një kohë brenda në "Shtëpinë e madhe”.

Nuk kemi mundur të mësojmë shifrën me të cilën do të paguhet gjatë qëndrimit, por duke qenë një ndër çiftet më të popullarizuar në Kosovë, sigurisht që pagesa për një ditë qëndrimi do të jetë e lartë. Kanë ngelur gati të vetëm si çift në estradë, sepse dita ditës po shohim ndarje të shumta. Pritet të shihet se a do ta ndajnë së bashku krevatin Nora dhe Roberti?! E kontaktuar prej nesh këngëtarja tregon:

"Kam ftesë, të mos them edhe lutje, që të jem pjesë e këtij reality show së bashku me Robertin, por kemi vendosur që të mos jemi të dy, arsyet janë të shumta. Por gjithsesi mendoj që do të jetë interesante për publikun”.


Labinot Gashi "fut” hundët gjithandej
Është moderatori më i njohur në Kosovë. Ai, "RTV21”-in e bëri si shtëpinë e tij duke udhëhequr emisione të shumta në këtë shtëpi televizive. Nga emisionet e mëngjesit e deri në emisionet e fundjavës, programet për Vitin e Ri, etj, të gjitha kalonin nëpër duart e Labinotit. Si duket edhe këtë radhë ka vendosur t’u bashkangjitet VIP-ave në këtë spektakël. Me të mësuar emrin e tij, nëpër forume të ndryshme komentohet se Labi dëshiron të fusë hundët gjithandej kur bëhet fjalë për VIP-a. I ka kaluar të 30-tat dhe akoma nuk është i martuar dhe nuk ka deklaruar ndonjë lidhje dashurie. Labi moderon edhe shumë koncerte nëpër diasporë dhe është shumë i angazhuar nëpër spektakle të ndryshme gjithandej ku jetojnë shqiptarët.


Meda behet pjesë e lojës për të rikthyer famën, Stupcat për të rritur shikueshmërinë
Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj-Meda dhe grupi i humoristëve më të famshëm për momentin në Kosovë, "Stupcat”. Këngëtari Meda është martuar para disa viteve, por kohëve të fundit flitej për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja Luljeta, e cila jetonte në Suedi dhe më herët kishte qenë fanse e tij. Më vonë doli vetë këngëtari që e përgënjeshtroi këtë thashethem, por qëkur është martuar, ai nuk është parë në ndonjë eveniment me bashkëshorten, ndërkohë që kur ishin të fejuar pozonin edhe nëpër kopertinat e revistave. Por lind pyetja, pse pikërisht kjo hyrje e tij në spektakël? Një kohë Meda ishte shumë i kërkuar nëpër koncerte, emisione dhe intervista. Albumet e tij shiteshin në shifra rekord në Kosovë dhe diasporë. U shpall këngëtari më i paguar. Muzika që kultivonte Meda, ishte kryesisht "tallava” dhe e kopjuar nga serbët dhe bullgarët. Dy vitet e fundit Meda nuk përmendet shumë dhe nuk kërkohet! Ndoshta për këtë shkak ka vendosur të bëhet pjesë e këtij emisioni për të rikthyer famën e dikurshme?! Për sa u përket humoristëve, të tre djemtë e këtij grupi Vedati, Osmani dhe Mensuri janë shumë të pëlqyer në Kosovë dhe diasporë. Janë të paktë ata që bëjnë humor me cilësi për momentin. Pasi janë shumë të popullarizuar, janë zgjedhur pikërisht për të qenë pjesë e spektaklit mbase edhe për të rritur shikueshmërinë e tij.


Albërie Hadërgjonaj dhe Gjyste Vulaj pranojnë sfidën
Oferta të ngjashme kanë pranuar edhe këngëtaret Albërie Hadërgjonaj dhe Gjyste Vulaj. Albëria është nga Kosova por e njohur edhe në Shqipëri, ndërsa kohëve të fundit i mungonte ekranit në Kosovë. Ajo bëri një rikthim me disa këngë të reja, njëra prej tyre kushtuar edhe Ibrahim Rugovës. Është cilësuar si një ndër vokalet më të bukura të estradës shqiptare. Albëria ishte e martuar pastaj e divorcuar e prapë e rimartuar, dhe nënë e dy vajzave të rritura dhe këtë radhë ajo ka vendosur të sfidojë veten me disa kolegë të estradës në këtë spektakël. Njihet si një tip femre shumë e matur në të shprehur dhe në veprime, kështu që brenda në atë shtëpi sigurisht që do presim një show me karakter serioz… Edhe Albëria vendos të rikthejë famën e dikurshme në Kosovë duke u bërë pjesë e kësaj oferte. Ndërkohë që këngëtarja tjetër Gjyste Vulaj bëhet pjesë e këtij spektakli. Lind pyetja pse Gjystja ka vendosur të marri pjesë aty? Është e martuar, nënë e një vajze, e pasur dhe shumë e angazhuar nëpër koncerte, mbrëmje muzikore e dasma. Ndoshta ky do të jetë një relaks për Gjysten pas lodhjes që sjell profesioni i këngëtares. Edhe për këto dy këngëtare nuk është bërë e ditur shuma e honorarit me të cilën do të paguhen.


Big Mama mbushet me energji para hyrjes në spektakël
Qysh kur ka rënë nga pesha atë e gjen gjithandej. Kohën e lirë është duke e shfrytëzuar për të dalë në ajër të pastër me shoqëri. Jeta publike nuk e vë në siklet me kusht që të argëtohet me miqtë e saj. Këtë radhë paparazi ka shkëputur disa foto kur këngëtarja Big Mama ka qenë duke u argëtuar me balonë në një park në qytetin e Shkupit. Edhe pse është nga Tetova, ajo për shkak të punës shpesh gjendet në Shkup. Është pronare e dy butiqeve me fustane në Tetovë dhe Shkup ndërkohë udhëheq edhe një emision argëtues në televizionin Alsat-M. Së fundi këngëtarja ka pranuar ofertën për të qenë pjesë spektaklit "Shtëpia e madhe” në Kosovë. Duke njohur karakterin e saj si një femër pa komplekse, sigurisht që programi do të jetë shumë interesant me paraqitjet, shakatë dhe surprizat e Bigit!

Kosovarët zgjedhin Elvanën
Duke mos dashur që të anashkalohen fytyrat publike nga Shqipëria, organizatorët e këtij programi kanë vendosur që të bëjnë oferta të ngjashme edhe disa këngëtareve nga Shqipëria të cilat për momentin janë shumë të njohura dhe të dashura për publikun në Kosovë. Soni Malaj dhe Elvana Gjata janë dy prej këngëtareve të cilat kanë pranuar oferta nga "K-Production”. Kështu flitet në Prishtinë, por pjesëmarrja e tyre akoma vazhdon të jetë e pasigurtë, pasi të njëjtat burime të "Panorama plus” thonë se që të dy këngëtareve u është bërë oferta, por akoma nuk dihet nëse do të jenë pjesë e lojës. Soni Malaj për momentin është e angazhuar te spektakli "Vallëzim me Yjet” dhe ka gjasa që të mos e pranojë ofertën kurse Elvana duke pasur një lidhje dashurie por edhe shumë angazhime, mund dhe të refuzojë. Për shkak të frikës nga dështimi i emisionit, organizatorët kishin vendosur që t’i bëjnë oferta pikërisht VIP-ave më të dashur për publikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kush do hyje në VIP Big Brother në Kosovë ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fillon Big Brother 4, vetëm një kosovare
» Ermela fiton Big Brother 4
» Sonte nis aventura e re e “Big Brother” 3
» Big Brother fillon në shkurt
» Vjen Big Brother Albania 4
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum