Fjala mason përkthyer nga anglishtja do të thotë murator apo ndërtues. Fillet e masonerisë (muratorisë) shkojne large në kohërat biblike gjatë ndertimit të tempullit të mbretit Salomon.
Nga Bibla mësojmë se Salomoni ishte pajisur me një mençuri tejet të madhe të cilën e kishte marrë si dhuratë nga Zoti. Ai konsiderohej si Mjeshtri i madh i cili i njihte sekretet e ndërtimit. Këto sekrete njiheshin edhe nga arkitekti i tij Hiram Abif si dhe nga mbreti Hiram i Tirës.
Masoneria moderne???
Masonët vehtën e quajnë muratorë të lire (ang. freemasons). Definicioni i muratorisë (masonerisë) së lirë është ky: Muratoria e lirë është sistem i posaçëm i vlerave morale i mbështjellur me alegori e i përshkruar me simbole.
Muratoria e lirë ka për qëllim që të krijojë mendimtarë e dijetarë dhe që njëkohësisht me anë të selekcionimit (përzgjedhjes) dhe inicimit të i lartësojë mbi pozitën e përgjithshme të bashkëkohanikëve të tyre. Muratoria e lirë është para së gjithash një shoqëri arsimore e cila tenton të u mësojë anëtarëve të saj filozofinë morale të jetës. Masonëve u mësohet që në plan të parë të kenë obligimet ndaj Zotit, atdheut, familjes. Nëse muratorët në kohën e Salomonit merreshin me ndërtimin e tempullit muratorët modern merren me ndërtimin e shoqërisë.
Masoneria pra sipas definicionit përshkruhet edhe me simbole. Simbolet e masonerisë mund të i ndajme ne disa grupe: simbolet e veglave, simbolet gjeometrike, ngjyrave numrave etj. Në grupin e veglave hyjne simbolet e kompasit, këndmatësit, çekanit. Ndërsa, trekëndëshi, drejtkëndëshi, rrethi, piramida, fushat katrore zi e bardhë në forme shahu, ylli i Davidit bëjnë pjesë në grupin e symboleve gjeometrike. Një prej simboleve shumë të rëndësishme është edhe syri i cili simbolizon „syrin gjithëpamës“ apo „syrin e tretë“. Ngjyra e preferuar e masonëve është ajo e kaltërta (fjala „blue“ i ka rrënjët e veta ne fjalën angleze „perfection“). E kaltërta pra simbolizon përsoshmërinë, të vërtetën, fshehtësinë dhe sinqeritetin. Sa i përketë numrave numri 13 ka vlerë të posaçme simbolike për masonët. Si person i cili adhuron shkencat ekzakte në pergjithësi ndërsa matematikën në veçanti, gjithmone isha i interesuar për misticizmin e numrave. Kjo edhe më shtyri që dalngadalë nga studimi i numrave të merrem edhe me studimin e masonerisë gjë me të cilën merrem tash sa vite.
nga personalitetet e njohura që ishin masonë: Xhorxh Vashington (ish president i SHBA,merret si krijues i shtetit modern amerikan), Leonardo Da Vinci (piktor i njohur), Isak Newton (fizikant), Wolfgang Amadeus Mozart (kompozitor), Winston Churchill, Andre Citroen (prodhues i veturave Citroen), Vuk Karaxhiqi e Dositej Obradoviqi (konsiderohen themelues te kombit modern serb), Alexander Fleming (zbulues i penicilinit), Josip Broz Tito (kryetar i ish RSFJ) Senatori amerikan Bob Doll e shumë e shumë tjerë. Janë me mijëra e mijëra personalitete shumë të njohura që konsiderohet te kenë qenë masonë.