www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:48 am

Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet bashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i tij fillon në vitin mësimor 2004-2005.

Shërbimi psikologjik në shkolla do të kryhet nga një specialistë. Specialisti i shërbimit psikologjik duhet të ketë përfunduar studimet universitare në degën e psikologjisë apo të jetë mësues me specializim pasuniversitar në këto fusha. Në mungesë të tyre, përzgjidhen specialistë të shkencave social-politike ose degëve të tjera të përafërta me to.

Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla.

Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karierës dhe me zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet:

- Sigurimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë..
- Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve.
- Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit
- Konceptimit dhe realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të institucionit arsimor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:48 am

1. Detyrat e specialistit të shërbimit psikologjik



1. a) Këshillimi
Këshillimi realizohet përmes mbledhjeve me anëtarët e stafit pedagogjik të shkollës dhe komunitetit të prindërve për të diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme të ndryshme si dhe për të programuar ndërhyrje dhe shërbime të nevojshme. Procesi këshillues përfshin:

- Këshillimin e stafit pedagogjik në lidhje me nevojat e nxënësve.
- Këshillon stafin për konceptimin dhe realizimin e planit të ndërhyrjeve në ndihmë të nxënësve.
- Këshillon dhe ndihmon prindërit të njohin e të kuptojnë nevojat e fëmijëve dhe reralizon veprimtari kualifikuese me ta.
- Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindërit për hartimin e planeve të bashkëpunimit të shkollës me familjen.
- Ndihmon nxënësit që kanë vështirësi e probleme përshtatjeje me ndryshimin e klasës, ciklit apo shkollës.
- Bashkëpunon me shërbime të ndryshme të specializuara të komunitetit si: shërbimi shëndetësor, shërbimi social, OJF-të e ndryshme, etj.



1. b) Ndihma për këshillin e mësuesve të shkollës.
Specialisti i shërbimit psikologjik të shkollës, ndihmon këshillin e mësuesve dhe zhvillon konsultime me ta për mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ. Identifikon së bashku me mësuesit, nxënësit me probleme dhe parashtron planin e trajtimit të tyre. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë rol janë:

- Merr pjesë në analizat vlerësuese të veprimtarisë mësimore edukative në bazë klase, cikli dhe shkolle.
- Zhvillon konsultime me mësuesit dhe prindërit.
- Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planit mësimor -edukativ të shkollës.
- Ndihmon në mënyrë të veçantë në zhvillimin e veprimtarive edukative që lidhen me sjellje dhe etikën e nxënësve.
- Koncepton ndëryhyrje dhe strategji veprimi aty ku e gjykon të arsyshme si dhe bën rekomandime të përshtatshme.
- Kur është e nevojshme referon përpara këshillit të mësuesve për rastet tipike që janë trajtuar.


1. c) Këshillimi psikologjik individual
Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon seanca psikologjike me nxënës të veçantë për probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)
- Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.
- Informon prindërit dhe merr miratimin e tyre.
- Lidhet me struktura të specializuara jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të mirë të nxënësve me probleme.



1. d) Këshillimi psikologjik në grup
Në veprimtaritë këshilluese në grup, specialisti i shërbimit psikologjik së bashku me dy ose më shumë nxënës, organizon seanca në mjediset e qendrës së shërbimit psikologjik për të zgjidhur probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)
- Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.
- Informon prindërit dhe merr aprovimin e tyre për atë që bënë.
- Lidhet me struktura jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të specializ
uar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:48 am

2. Vlerësimi psikoedukativ
Vlerësimit psikoedukativ përmban të dhëna për sjelljet e nxënësve gjatë zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Qëllimi kryesor është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në përparimin e nxënësve dhe realizimin e procesit mësimor edukativ. Ky informacion përdoret për t’ju dhënë përgjigje problemeve të shkollës. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të marrë në konsideratë tërësinë e informacioneve që lidhen me problemin.
- Të vëzhgojë nxënësit gjatë procesit mësimor -edukativ.
- Të realizojë vlerësimin e sjelljeve funksionale të nxënësve.
- Të sigurojë instrumenta të vlerësimit individual.
- Të interpretojë rezultatet e vlerësimit dhe të përcaktojë marrëdhëniet që ekzistojnë midis rezultateve dhe arritjeve të objektivave mësimore-edukative.
- Të bëjë rekomandimet e nevojsh
me.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:49 am

3. Edukimi special
Specialisti i shërbimit psikologjik, është anëtar i grupit të mësuesve të ngarkuar nga drejtoria e shkollës për edukimin special. Specialisti i shërbimit psikologjik ofron shërbime të tilla, si:

- Ndihmon në përgatitjen e planit të veprimtarive për fëmijët me nevoja të veçanta.
- Bën vlerësimin e ecurisë së fëmijëve me nevoja të veçanta.
- Administron vlerësimet e bëra.
- Bën rekomandimet e duhura.
- Përgatit me shkrim raporte për vlerësimin.
- Ndihmon në përgatitjen e programeve mësimore-edukative individuale.
- Siguron ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara sipas problemeve, që kanë fëmijët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:49 am

4. Veprimtari kualifikuese në ndihmë të stafit pedagogjik dhe prindërve
Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon veprimtari kualifikuese me stafin pedagogjik dhe prindërit për të rritur dhe zhvilluar njohuritë e tyre në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm dhe nxitës për zhvillimin e shëndetshëm mendor të nxënësve. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë drejtim janë:

- Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese që trajtojnë tema për shëndetin mendor.
- Siguron informacionin e duhur për komunitetin që lidhet me tema të shëndetit mendor.
- Informon mësuesit e shkollës dhe komunitetin për shërbimet që ofron specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:49 am

5. Veprimtari studimore
Është detyrë e specialistit të shërbimit psikologjik të përcaktojë natyrën, qëllimin dhe shtrirjen e shërbimeve që ofron në shkollë. Specialisti në bashkëpunim me drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, koncepton dhe realizon planin e shërbimeve që i ofrohet shkollës. Në konceptimin e veprimtarisë planifikuese studimore specialisti i shërbimit psikologjik merr në konsideratë:

- Rezultatet e shkollës, krahasuar me shkollat e tjera të rrethit dhe më gjerë.
- Vlerësimet që janë bërë për shërbimin psikologjik.
- Merr aprovimin e drejtuesve të shërbimit psikologjik.
- Merr në konsideratë dhe përfshin komentet, sugjerimet e këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe përfaqësive të ndryshme të nxënësve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. EmptyFri Mar 05, 2010 3:50 am

6. Zhvillimi profesional
Praktika e zhvillimit të shërbimit psikologjik, si dukuri e re në shkollën tonë, do t’i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme që lidhen me konsolidimin e këtij shërbimi në përshtatje me zhvillimet e reja në fushën e psikologjisë. Realizimi i teknikave dhe procedurave të reja të vlerësimit etj., realizohet nëpërmjet njohjes dhe studimit të arritjeve të fundit të shkencës në këtë fushë. Specialistët e shërbimit psikologjik duhet të mbështeten, të ndihmohen dhe të nxiten të marrin pjesë në seanca kualifikuese, për të rritur dhe siguruar një nivel gjithmonë e më të lartë të shërbimit psikologjik. Për këtë qëllim, specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës duhet:

- Të marri pjesë në mbledhje dhe trajnime profesionale.
- Të jetë në korrent të literaturës bashkëkohore.
- Të marrë pjesë në veprimtari edukative mësimore.

Detyrat e përcaktuara më lart mundësojnë sigurimin e një shëbimi sa më cilësor në dobi të nxënësve. Me qëllim që ky shërbim të jetë sa më pranë nevojave të nxënësve, përcaktimi i prioriteteve të punës së specialistit të shërbimit psikologjik, do të bëhet në përputhje me nevojat e shkollës dhe komunitetit në të cilin gjendet shkol
la.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty
MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.   Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?
» Manaj: Ministrat e LDK-së po i dorëzojnë detyrat
» Dizajn me shkollë
» Cyrus: Në shkollë edhe si 50 vjeçare
» Princesha e Japonisë ka frikë të shkojë në shkollë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum