www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dizajn me shkollë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dizajn me shkollë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dizajn me shkollë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Dizajn me shkollë Empty
MesazhTitulli: Dizajn me shkollë   Dizajn me shkollë EmptyWed Jul 07, 2010 9:32 pm

Dizajn me shkollë 6ceb2f5f39cb575a02b92de20afb9357-490x320

Design Factory” është një shkollë profesionale për studime në fushën e dizajnit të modës. Ajo u themelua në vitin 2005 dhe është shkolla e parë e këtij lloji në Kosovë.

Nga Anzotika Kelmendi më 23.06.2010 në ora 10:16
Ajo është shkolla e parë për dizajn të modës. Që pesë vite ushtron funksionin e saj në Kosovë, ndërkaq në të ligjërojnë edhe shumë profesorë ndërkombëtarë.

“Qëllimi kryesor i kësaj shkolle është që të avancojë kreativitetin personal të gjithsecilit që vjen të studiojë te ne. Pra, profesorët tanë që janë të licencuar dhe të denjë për të dhënë mësim në shkollën tonë, zhvillojnë kreativitetin, përparojnë, avancojnë kreativitetin e studentëve, të cilët e shohin si një mënyrë të mirë për të ecur përpara me ndihmën e shkollës tonë në fushën e modës dhe dizajnit”, tha Nderim Neziri, përgjegjës për media në DisngFactory.

Stafi i shkollës nuk përbëhet vetëm prej emrave vendorë që ligjërojnë, por edhe prej emrave ndërkombëtarë.

Kjo shkollë ka bashkëpunim të mirë me profesorin dhe disenjatorin e famshëm në industrinë e modës në Parisë, David Priol.

Shkolla DisingFactory është shkollë kreative, numri i studentëve është i kufizuar.
Ndërsa, sa i përket pranimit te studentëve dhe për kualifikimet e tyre, profesoresha Marigona Xharra, e cila ka studiuar në një kolegj në Zelandën e Re në Whitecliffe College, thotë:

“Sa i përket pranimit të studentëve në shkollën tonë të modës, ata duhet t’i kenë disa
punime, merret parasysh diploma e shkollës së mesme me një mesatare të mirë.
Kusht kryesor është talenti dhe ambicia për punë . Ata studentë të cilët studiojnë te ne për tri vitesh përforcohen shumë dhe kanë për të ofruar shumë”.

Sipas saj, deri tani shumë studentë kanë arritur që të sjellin kreativitetin e tyre në sfilatat që ka bërë shkolla në të cilën ka edhe atelie.

Disa prej studentëve kanë arritur të bëhen edhe asistentë në këtë shkollë dhe brenda saj ka edhe ekspozim të punimeve që janë punuar nga David Priol dhe nga profesoresha Fetie Mehmeti.

“Në këtë atelie studenti i cili tregon sukses mundet të kyçet dhe të tregojë punimet e tij. Nëse një veshje një dizajn i mirë është i pëlqyer nga stafi i shkollës, ai dizajn menjëherë ekspozohet në atelienë tonë dhe mund të shitet. Shkolla jonë jep shumë mundësi të mira për studentet tanë dhe çdo gjë qepet dhe bëhet nga dora e profesionistëve”, thotë Fetie Mehmeti.

Shkolla DisingFactory është duke u përgatitur për kostumografinë e aktorëve në filmin “Heroi” të Luan Kryeziut

Gjithashtu kjo shkollë në plan ka edhe hapjen e degës për make-up.

Ndërkaq, sa i përket veshjeve dhe trendëve të modës në Kosovë, profesorët thonë se rinia kosovare është një hap me modën.

Ata për këtë stinë u preferojnë të vishen me ngjyra sa më verore. Ngjyrat për këtë stinë janë e bardha, rozë e kaltër vjollce.

Preferohen minifundet me çizmet e shkurtra, aksesorë të ndryshëm. Sa më shumë detaje në veshje, aq më bukur do të dukeni, thonë profesionistët.

Ata sugjerojnë që të dukemi sa më larg xixave, pasi ky detaj duhet të zbehet sa më shumë.

Ndërsa make-up duhet të jetë sa më i lehtë për këtë stinë.

Ndërsa sa u përket veshjeve të personave publikë, mendimi i tyre është që të bashkëpunojnë sa më shumë me disenjatorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dizajn me shkollë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cyrus: Në shkollë edhe si 50 vjeçare
» Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.
» Princesha e Japonisë ka frikë të shkojë në shkollë
» Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?
» Anti-talentet detyrohen të shkojnë në shkollë për këndim
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum