www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  Empty
MesazhTitulli: Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?    Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyMon Dec 27, 2010 11:31 pm

Në shoqërinë shqiptare
dhe jo vetëm, janë bërë shumë studime mbi dhunën. Në intervistimet e shumta,
nxënësit e shikojnë dhunën si formë edukimi, madje edhe në familje. Përdorimi i
dhunës nuk ndjehet as kur ajo shtrihej përtej kufijve të familjes, në shkollë,
as kur vjen nga vetë nxënësit mbi nxënësitAjo që rezulton është se dhuna në shkollë merr trajta e forma nga më të
ndryshmet, buron nga të gjithë anëtarët e shkollës, konturet e saj janë
gjithëpërfshirëse, horizontale dhe vertikale.
Bashkë me paqartësinë mbi dhunën, është lehtë të evidentohen edhe qëndrimet
ndaj saj. Janë në fakt qëndrime shumë të çuditshme! Dhe jo vetëm ndaj dhunës
“moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunës “tradicionale”,
asaj të së shkuarës, të shëmtuarës, dhunës fizike! Disa herë përsëritet që
“druri ka dalë nga xheneti!”, apo “kush të rreh të do!”.

Një formë e
veçantë dhune që vihet re është kërcënimi me anë të notës. Nxënësit dhe mësuesit
nuk mohojnë përdorimin e notës negative për nxënësit e zhurmshëm. Nota
ndonjëherë nuk ka lidhje me përgatitjen në lëndën përkatëse, por me nevojën për
të vendosur mësuesja/i pushtetin e saj/tij.



Natyrisht, që sjellja e dhunshme ndaj të tjerëve e ka një gjenezë. Ajo daton në
vitet e hershme të fëmijërisë. E ajo është aq tinzare saqë ndërhyn në rritjen
dhe zhvillimin e fëmijës, duke u kthyer në pjesë normale të reagimeve në të
përditshmen e tij/saj. Dhuna, në trajta të kamufluara gjendet në mënyrën e
dhënies së urdhrit, ushtrimin e kërkesës për rezultate, ndonjëherë edhe në
mënyrën e dhënies së dashurisë nga ana e prindërve.
Dhuna përcillet në mënyrë të rregullt nga mediat, filmat dhe librat për
fëmijë e të rritur. Dhuna gjen shteg për të shpërthyer në ambientet e klasave me
shumë nxënës, me origjina, kultura dhe temperamente të ndryshme.
Dhuna e përdorur pavarësisht formave të saj atavike apo të moderuara,
shkakton tek fëmijët probleme lidhur me:
* vetëvlerësimin,
*
marrëdhëniet ndërpersonale,
* vetizolimin,
* mungesën e besimit,
*
çrregullimet në të nxënë,
* krijimin e marrëdhënieve problematike me të
tjerët,
* sjelljet të keqpërshtatura të inatit dhe zemërimit,
*
paaftësinë për t’u dhënë fjalë emocioneve dhe mendimeve.


Shenjat e sipërpërmendura mund të mos gjenden të gjitha tek një fëmijë, por disa
prej tyre mund të jenë shumë të shprehura. Dhuna e përditësuar është fenomen i
vështirë për t’u eliminuar. Në fakt, si për ironi, shpesh hidhen ide se për
parandalimin e dhunës duhej të aktivizoheshin instrumente ndëshkuese për ata që
përdorin dhunë në shkollë, pavarësisht statusit të tyre. I dhunuari dhunon,
dhunuesi të dhunohet! Ndoshta nuk është koha për filozofime mbi dhunën, sesa
vërtet për të identifikuar mjete e mënyra të ndalimit të saj në shkollë, në
vendin ku prodhohen qytetarët e së nesërmes. Edukimi qytetar duket se duhet të
fitojë një tjetër betejë të vështirë atë me dhunën tinëzare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cindy Crawford: Kam përdorur botoks
» Dhuna ne familje
» Shesin të birin për një veturë të përdorur dhe 13 mijë dollarë
» Dhuna psikologjike, njësoj si e rrahura
» Dizajn me shkollë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum