www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


-**Rexeta te Ndryshme**- Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


-**Rexeta te Ndryshme**- Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 -**Rexeta te Ndryshme**-

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Joniii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Joniii

Numri i postimeve : 1230
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 28
Location : As N'tok As N'qiell

-**Rexeta te Ndryshme**- Empty
MesazhTitulli: -**Rexeta te Ndryshme**-   -**Rexeta te Ndryshme**- EmptySun Mar 14, 2010 2:53 am

1) Ramstek i marinuar

Përbërësit:

* 1 ramstek viçi ose mështjerre,
* 6 lugë vaj,
* 1 lugë mustardë,
* lëng limoni,
* kripë, piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur, fletë dafine, rigon.

Përgatitja:

Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier.








2)Qofte me kos

Përbërësit:

* 200 gr mish i bluar
* 2 dcl ujë
* 1 vezë
* 1/2 tubë majdanoz
* kripë, piper
* miell
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1 kg kos (mundësisht delesh)
* vaj për fërgim.

Përgatitja:

Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura.








3)Bërxolla viçi në qepë

Përbërësit:

* 4 bërxolla nga 150 gr
* 2 lugë gjalpë
* 4 qepë të mëdha
* 1/2 lugë vegetë
* 2-3 fletë dafine
* 5 kokrra piper i shtypur
* ½ gotë verë e bardhë ½ gotë ujë,ose vetëm ujë me ½ lugë uthull
* 1 lugë niseshte
* krip, piper

Përgatitja:

Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.

Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.

Niseshtja zbërthehet në ½ gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.

Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallatë.







4)Kifle formash të ndryshme

Përbërësit:

• Një qeskë e gjysmë maja (10 gr),
• 1/2 lit. qumësht,
• 2 lugë sheqer,
• pak kripë,
• 2 vezë,
• 1 filxhan kafeje vaj,
• 1 sheqer vaniljeje,
• 800 gr miell,
• 1 pluhur paste,
• 1 vezë për lyerje,
• susam,
• 50 gr gjalpë.

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.

Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë.

Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen.







5)Revani

Përbërësit:

* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:

Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.







6)Roladë mozaik

Përbërësit për patishpan:

* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje.

Filli:

* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.

Përgatitja:

Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mirë me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

-**Rexeta te Ndryshme**-

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Te ndryshme
» Barcaleta te ndryshme
» TE NDRYSHME DHE INTERESANTE
» Crregullime te ndryshme Psikologjike
» Firma te ndryshme per antaret!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum