www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:19 am

Disa Keshilla Per Kuzhinen Tuaj...


1. Kur ne frigorifer mbetet 1/2 kokre qepe e qeruar, qe te ruaje shijen dhe aromen, lyhet vendi i prere me margarine.

2. Ne qofte se supes i eshte hedhur shume kripe, nuk duhet shtuar uje,por merret nje gote miell ose 1/2 gote oriz,vendoset ne nje nape dhe futet ne supe te zieje per 5--10 minuta.

3. Gjate zierjes se patateve te vjetra ,qe te mos krijohen njolla te zeza,u hidhet pak uthull.

4. Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.

5. Ne qofte se salca e pergatitur nuk shtrohet menjehere ne tryeze, duhet te lyhet ne siperface me gjalp, keshtu qe shtresa e holle e gjalpit nuk e le salcen te thahet e te zere kore.

6. Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2--3 kokrra patate,pastaj lahet.

7. Mishi i ngrire nuk keshillohet te shkrihet ne uje te ftohte,por duhet te vendoset ne tenxhere me kapak te mbyllur rreth 2--3 ore.Lengu qe del nga shkrirja duhet te perdoret,sepse eshte i pasur me proteina,kripra minerale dhe vlera te tjera ushqimore.

8. Gjate skuqjes se mishit ne copa,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne kete menyre avulli nuk del,por mbetet ne mish duke i dhete atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

9. Trute para se te perpunohen duhet te vendosen per 1 - 2 ore ne uje te ftohte qe tu hiqet cipa.

10. Trute para se te skuqen duhet te zihen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:20 am

11. Vezet eshte me mire te mos ruhen ne frigorifer.

12. Gjate zierjes se plancit shtohet uthull, se perndryshe nuk mund te pritet ne thela me vone.

13. Erezat me te thjeshta jane qepa dhe hudhra.

14. Nese mishi eshte ziere apo jo duhet provuar ne dhemb cdo nje cerek ore (mbasi ka ziere nje cope kohe)dhe vetem kur jemi te sigurte se ka ziere shtojme edhe perimet.

15. Peshkut duhet qe ti pritet koka dhe ti hidhet kripe.

16. Nje metode per kriposjen perfekte te peshkut, eshte qe te lihet 2-3 ore ne uje me kripe para gatimit.

17. Nese mendoni se gjella me leng eshte shume e kripur, shtoni 1-2 patate.

18. Eshte mire qe gjella e ndenjur ne frigorifer para se te konsumohet, te lihet jashte per gjysem ore ne vend qe ta veme per tu ngohur.(vecanerisht kur eshte vere)

19. Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.

20. Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:20 am

21. Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo c'do lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

22. Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

23. Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të meken.

24. Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.

25. Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.

26. Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.

27. Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.

28. Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.

29. Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.

30. Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:20 am

31. Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

32. Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

33. Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

34. Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

35. Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

36. Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.
37. Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

38. Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.

39. Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

40. Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:20 am

41. Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.

42. Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.

43. Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.

44. Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija.

45. Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë.

46. Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

47. Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë.

48. Mos përdorni mjetet elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte teknike.

49. Pas ngrënies së hudhrave, megjithëse i keni larë dhëmbët, era e saj e rëndë nuk ikën. Zgjidhja është mjaft e thjeshtë. Përtypni disa gjethe majdanozi dhe era menjëherë do të zhduket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. EmptySat Feb 06, 2010 3:21 am

- Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

- Nëse ju nevojitet verë që të shuani gatimin, por nuk ju gjendet në shtëpi, ja se si mund të veproni: merrni 1 gotë uthull të bardhë dhe përziejeni me 2 lugë sheqer.

- Nëse keni hedhur në gjellë apo në salcë më tepër piper se sa duhet, atëherë shtoni 1–2 lugë kos para se ta shërbeni.

- Nëse doni që bërxollat të përgatiten më të buta, marinojini rreth 1 orë në uthull, ose mbulojini me feta kivi para se t’i skuqni.

- Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

- Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

- Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

- Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

- Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

- Fasulet që dalin në sipërfaqe gjatë zierjes, janë të krimbura ose të prishura. Merrini me një lugë dhe hidhini poshtë.

- Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

- Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.

- Që të dalloni nëse peshku është i freskët bëni këtë provë: mbajeni peshkun nga koka dhe ngrijeni vertikalisht me bishtin lart. Nëse peshku është i freskët, trupi nuk përthyhet por qëndron drejt. Gjithashtu, shikojini ngjyrën e syve, të cilat duhet të jenë të tejdukshëm dhe me shkëlqim. Bronket e peshkut të freskët nuk duhet të kenë gjak.

- Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.

- Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

- Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.   Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qa kishit bo ne qeto momente per te Dashurin Tuaj apo te Dashuren Tuaj.
» 50 datat me te rendesishme ne histori
» Lengjet, te rendesishme pas vakteve
» Puthja prinderore, me e rendesishme se ushqimi
» Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2009
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum