www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike Empty
MesazhTitulli: Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike   Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike EmptyTue May 25, 2010 10:22 pm

Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike 25maqe15

Prishtinë, 25 maj – Qeveria e Kosovës duhet të thërrasë ndërgjegjen dhe t’i ndalë veprimet e saj që janë duke e dëmtuar shoqërinë kosovare, sepse qytetarët nuk mund të sakrifikohen më shumë se që janë sakrifikuar deri në shpalljen e pavarësisë së vendit. Këtë thirrje e kanë adresuar të hënën në adresë të ekzekutivit përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare nga vendi dhe Evropa në një konferencë të përbashkët të titulluar “Dy vjet, pas: Qeveria nën llupë”, me ç’rast është publikuar raporti "Kufizimi i hapësirës publike". Ky raport të cilin e ka realizuar OJQ-ja “Nisma rinore për të drejtat e njeriut” dhe është mbështetur nga “Civil Rights Defenders” nga Suedia, ka nxjerrë në pah faktin se edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shteti nuk ka arritur as për së afërmi që të realizojë pritjet e qytetarëve të saj. Raporti i publikuar i cili theks të veçantë i ka dhënë kufizimit të hapësirës publike, qeverisjes dhe fjalës së lirë në Kosovë, është një përpjekje e radhës e shoqërisë civile për ta paraqitur realitetin kosovar edhe pas shpalljes së pavarësisë, ka thënë Besa Luci, përfaqësuese e “Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut”, YIHR-it. Sipas saj, publikimi i këtij raporti ka treguar se ndryshe nga që flasin pushtetarët, realiteti në terren është krejtësisht tjetër.
“Stabiliteti i Kosovës përbën një ‘gjendje të ngrirë’, pra jo një pasqyrim të realitetit në terren, por një investim stërmadh të vullnetit politik për të ruajtur stabilitetin. Marrëdhëniet në mes Qeverisë dhe medies e OJQ-ve liberale janë përkeqësuar. Një tabloid i mbështetur nga Qeveria ka ndërmarrë fushata abuzimesh dhe kërcënime të shfrenuara. Në mars të 2010-s Qeveria filloi të akuzonte OJQ-të dhe gazetarët kritikë ndaj saj se ishin “kundër shtetit”. Qeveria propozoi një shtrëngim të mëtejshëm të ligjeve mbi OJQ-të”, ka theksuar Luci me rastin e publikimit të raportit. Luci ka thënë se “arena politike kosovare duhet të lejojë hapësirë për një përballje të lirë idesh dhe për përfaqësimin e kontingjentit të madh të të rinjve”.
Raportin e YIHR-it në të cilin janë paraqitur problemet e shumta me të cilat përballet shoqëria kosovare e ka vlerësuar pozitivisht drejtori i institutit suedez “Civil Right Defenders”, Robert Hardh, i cili ka mbështetur realizimin e këtij raporti.
“Raporti i bërë nga një nismë e të rinjve është një punë e shkëlqyer. Fatkeqësisht në bazë të këtij raporti shoqëria civile është shumë e dobët dhe vetë përmbajtja e raportit flet për përmirësimet që duhet të bëhen në këtë vend. Raporti nxjerr në pah të gjitha kërcënimet me të cilat po përballet shoqëria civile si dhe mediet”, ka theksuar Hardh.
Nga ana tjetër ish drejtori i ICG-së në Kosovë, Alex Anderson, i cili gjithashtu ka punuar në përpilimin e këtij raporti, ka thënë se aktualisht qytetarët e Kosovës janë duke pritur se çfarë po ndodh me hetimet e misionit të EULEX-it, i cili para pak kohe ka bastisur MTPT-në.
“Të gjithë po presin çka po ndodh me hetimet e EULEX-it ndërkohë që në Raportin e progresit të tetorit të vitit të kaluar ku është cekur se korrupsioni është duke shkuar në nivel shumë të lartë, EULEX-i ka marrë një kahe tjetër dhe shumë investime janë bërë që të sigurohet një stabilitet”, ka thënë Anderson. Ai ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar është duke i parë institucionet e Kosovës si jo të afta për të udhëhequr vendin.
“Për reforma të suksesshme institucionet e Kosovës vështirë se do të dinin ta menaxhonin këtë situatë të krijuar dhe këto mjegullina dhe komuniteti ndërkombëtar është në dyshime nëse Qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto zhvillime i sheh me rezervë të madhe”, është shprehur Anderson.
Madje, duke iu referuar raportit të publikuar Anderson ka vlerësuar se shoqëria kosovare ka mundësi minimale për t’i mbajtur në llogaridhënie udhëheqësit e saj. Ndërsa e ka kritikuar partinë e kryeministrit Thaçi se po mundohet të fusë nën kontroll të gjitha institucionet publike, si dhe mediet.
“Qeveria e Kosovës duhet t’i përcaktojë prioritetet e veta. PDK-ja ka menduar që t’i kontrollojë të gjitha institucionet si dhe vetë mediet dhe është munduar të jetë pronari i vetëm i gjithçkaje”, është shprehur Anderson.
Në raport thuhet se “shanset që ka Kosova për t’u çliruar nga trajektorja aktuale, për të arritur në një situatë ku shoqëria e saj nuk përballet me kufizime, por me mundësi, reduktohen si pasojë e hapësirës së ngushtë të manovrimit që ka ajo dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë”. Po ashtu, në raport është përmendur edhe procesi i njohjeve të pavarësisë së vendit. ”Procesi i papërfunduar i njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës vendos kufizime dhe një pjesë e madhe e investimit politik ndërkombëtar në Kosovë shkon për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë”, ceket në raport në të cilin gjithashtu vlerësime janë dhënë edhe për reformat shtetërore.
“Reformat e qenësishme presupozojnë ndryshime rrënjësore të cilat shoqëria dhe institucionet e brishta kosovare ndoshta edhe nuk munden t’i menaxhojnë pa trazira. Ndërkohë kërkojnë që Kosova ta çlirojë veten nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, sponsorëve ndërkombëtarë të Kosovës nuk u pëlqen të rrezikojnë. Ata kanë parasysh trashëgiminë e konfliktit të paradokohshëm ndëretnik të territorit dhe i përmbahen një politike të tipit “më shumë nga e njëjta gjë”, theksohet në raportin e publikuar nga YIHR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Lirisë së ideve në Kosovë po i ngushtohet hapësira publike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222‏
» Në Kosovë u festua Viti i Ri
» Zonja Clinton ne Kosovë
» Fajon nesër në Kosovë
» gjarpni ne Kosove
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum