www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! Empty
MesazhTitulli: Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?!   Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! EmptySat Jul 03, 2010 6:26 am

Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! EmailButton
Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?! 20090322

Thotë njëri nga dait (thirësit në islam):
Ishte një njeri i cili kishte huazuar (borxh) të holla. Dhe një ditë prej ditëve erdhi njeriu nga i cili i kishte huazuar të hollat dhe ia trokiti derën,kurse derën ia hapi njëri nga fëmijët. Njeriu u fut pa përshëndetje (selam) dhe pa respekt. Dhe papritmas, me forcë e kapi pronarin e shtëpisë dhe i tha atij:
"Ke frikë Allahun dhe ma kthe huazimin (borxhin) që ma ke. Të kam duruar më tepër se sa duhet dhe më ka mbaruar durimi. Dhe ja se çfar jam duke bërë me ty ?.!"
Papritmas ndërhyri i biri me sy të përlotur duke e shikuar të atin se në çfar gjendje kishte rënë,dhe iu drejtua njeriut duke i thënë se, sa ishte sasia e të hollave që ia kishte huazuar babai i tij?
Ai i tha:
"Më shumë se 90.000 rial (18.000 euro)."
Dhe i biri i tha:
"Lëre babain tim dhe ulu e pusho dhe mos u brengos se do të bëhet mir."
Hyri djaloshi në dhomën e tij, ku i kishte mbledhur të hollat me vlerë të 27.000 rijalëve (5.000 euro) nga përrmujorshi i tij,të cilat i kishte tubuar për martesën e tij, që do të ndodhte së shpejti. Mirëpo ai u ndikua nga rasti dhe vendosi që t'ia largoj këtë breng dhe vështirësi prindit të tij se sa t'i mbante në ormanin e tij.
Dhe u fut në dhomën ku ishte i ulur njeriu dhe i tha: "Kjo është një pjesë nga ajo që e ka huazuar babai im, me vlerë 27 000 rial (5 000 euro) dhe më tutje, me lejen e Zotit, do të vjenë e mira e do ta kthejm pjesën tjetër të huazimit inshaAllah."
I ati filloi të qaj dhe e luste njeriun që t'ia kthente të hollat e të birit sepse atij i nevoiten dhe se nuk ka faj ai. Përsëri këtu ndërhyri djaloshi duke insistuar që njeriu t'i merte të hollat.
Djaloshi e përcolli njeriun deri tek dera dhe kërkoi nga ai që të largohej nga prindi i tij, dhe ta kërkon atë personalisht për pjesën tjetër e të hollave.
Më pas djaloshi u afrua tek i ati, ia puthi ballin dhe tha:
O babai im vlera yte është më e madhe se sa kjo shumë e të hollave dhe çdo gjë rikthehet nëse Allahu na e zgjat jetën dhe na jep shëndet, kurse unë nuk mundesha të përballoj që të shikoj ty në këtë gjendje.E sikur të kisha pasur tërë sasin e të hollave që i ke huazuar do t'ia kisha dhënë,vetëm e vetëm që të mos të shoh duke rjedhur lot nga syt e tua në mjekrën tënde të pastër.

Dhe në këtë çast, i ati e përqafoi të birin e tij dhe të qajturit u shtua edhe më tepër, e përqafonte të birin dhe thoshte:
Allahu qoftë i kënaqur me ty o biri im, dhe Zoti të dhashtë gjithë të mirat, e ti plotësoftë gjitha dëshirat.

Dhe të nesërmen djaloshi ishte i angazhuar me obligimet që i kishte në kompaninë në të cilën ishte i punësuar, dhe papritmas i erdhi në vizit një nga shokët të cilin nuk e kishte takuar një kohë të gjatë. Pas përshëndetjes dhe një bisede të shkurtë, shoku iu drejtua djaloshit duke i thënë: O vëlla dje isha me një nga biznismenët e mëdhenj dhe kërkoi prej meje që t'ia gjej një person të sinqert,besnik, me moral të lartë,me përvoj dhe vizion për ta udhëhequr punën në zyret udhëheqëse të kompanisë. Kurse unë nuk munda të gjej njeri që e njoh e që i posedon këto cilësi përpos teje.Çfarë thua të shkojmë së bashku në mbrëmje e ta takojmë atë?
U gëzua fytyra e djaloshit nga ky lajmë dhe tha:
"Ndoshta lutja që bëri babai im për mua është pranuar."
Dhe në mbrëmje u takuan me atë biznismemin e madh, i cili në shiqim të parë ndjehu rrehati dhe plotëbesim ndaj djaloshit dhe tha:
"Ky është personi të cilin e kam kërkuar deri tani."
Përnjëherë e pyeti djaloshin se sa e kishte përmujorshin! E djaloshi ia ktheu:
"Përafërsisht 5.000 rijal (1.000 euro)."
Dhe njeriu i tha djaloshit:
"Shko nesër dhe jep dorëheqje nga puna yte dhe mujorshi yt do të jetë 15.000 rijal (3.000 euro), dhe në çdo fitim do të kesh nga 10%, dy mujorsha falas dhe një vetur, si dhe do të japim përmujorsh e 6 muajve, që të të përmirësohet gjendja yte."
Djaloshi pasi e ndëgjoi të gjithë bisedën dhe marrëveshjen e tij të punës, filloi të qaj dhe pëshpëriste me zë të ulët:
"Përgëzim (myzhde) o babai im."
Njeriu biznismen ndërhyri dhe e pyeti se pse po qante! E djaloshi filloi që t'ia tregon ngjarjen që i kishte ndodhur para dy ditëve, dhe përnjëher njeriu biznismen urdhëroi që tia shpaguajnë huazimet e prindit të tij. Ndërsa fitimi i djaloshit në vjetorin e par arriti shumën e gjysëm milioni rijal (100.000 euro).

::: DIJE ::::
Respekti ndaj prindërve është një ndër respektet më të mëdha dhe ndër veprat me shumë vlerë, dhe se respekti ndaj tyre zbret mëshirë nga lart dhe t'i largon brengat dhe të bën që të jesh me fat. Veç më se Allahu e ka barazuar respektin e tyre me njëshmërin(teuhidin) e Tij, dhe tha i Lartmadhëruari:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prer që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë prej tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta,respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "O Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël."
El-Israë, 23-24

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes'ud (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë:
E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: "Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?" Tha: "Namazi në kohën e vet”.I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirësia ndaj prindërve”. I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut."
Mutefekun alejh

Transmetohet nga Usejr Ibn Amr e i thuhet ibni Xhabir se ka thënë:
Umer ibn el-Hattabi r.a.: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Do t'ju vjen juve Uvejs Ibn Amri me njësitë e Jemenit nga Muradi pastaj nga Karani, ai e ka patur sëmundjen e gërbulës dhe është shëruar, përveç një vendi sa një dirhem (dinarë). Ai e ka nënën ndaj së cilës është shumë bamirës, sikur ta luste ai All-llahun diç, do t'ia plotësojë andaj nëse mundesh (lute) që ai të kërkojë falje (magfiret) për ty, bëje."
Muslimi

Hajvete bin Sherih i cili ka qenë një nga prijësit musliman dhe dijetarët e famshëm, në ligjëratat e të cilit kanë prezentuar njerëz të cilët mësonin nga ai, dhe kërkues të diturisë prej vendeve të ndryshme që vinin të ndëgjojnë prej tij. Dhe nganjëherë gjatë ligjërimit të tij ndodhte që ta ndërpriste e ëma e tij duke i thënë: ngrihu o Hajveh e ushqej pulat. E ai u ngriste dhe e ndërpriste ligjërimin e tij për ta zbatuar urdhërin e së ëmës.
Dhe dije vëlla dhe ti motër e nderuar se me të vërtetë dyert e xhennetit janë tetë, dhe njëra prej tyre është dera e prindërve dhe mundohu që të të mos ik kjo shans, jep mundin tënd maksimal në respektin ndaj prindërve. Se pasha Allahun bëmirësia ndaj tyre është prej shkaqeve më të mëdhaja që të jesh i/e lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.
E lus Allahun e Lartmadhëruar që të ma mundëson mua dhe të gjithë muslimanëve bëmirësinë dhe respektin ndaj tyre...AMIN.








Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Bëmirësi ndaj prindit - Çfarë gjeti?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Në konservë gjeti pjeshkën me “fytyrë djalli”
»  Duke rinovuar shtëpinë gjeti 300 mijë euro
» Kengetaret e bukura kosovare qe i gjeti 2010 te vetmuara
» Çfarë do t'i them Atij?
» Cfare mendoni per Bekimin..?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum