www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne Empty
MesazhTitulli: Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne   Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne EmptyWed Jul 07, 2010 9:24 pm

Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne 995a89394ae6585088adece5c9d18fa5-490x320

Të kuptuarit e foshnjave i mrekullojnë mjekët, studiuesit dhe prindërit. Në kushtet kur teknologjia mund të masë valët e trurit dhe tregues të tjerë, studiuesit po zbulojnë se foshnjat kuptojnë më tepër nga sa mendojmë ne.

Kur dhe sa fillojnë ato të kuptojnë foshnjat? Këto pikëpyetje i kanë bërë studiuesit të monitorojnë trurin e të porsalindurve.Në Universitetin Northwestern, studiuesit kohët e fundit arritën në përfundimin se shumë para se të fillojnë të flasin, foshnjat i kuptojnë fjalët dhe mund t’i lidhin ato me objektet që përfaqësojnë.

Finn është 4 muajsh dhe nuk di të flasë, por ai e kupton se çfarë i thotë e ëma.Studimi i Universitetit Northwestern dhe të tjera studime tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit, është që t’u flasin fëmijëve të tyre.Covington Campbell filloi të flasë me fëmijën e saj që para se ai të lindte.

"Unë kam folur me Finn-in gjatë gjithë kohës. I tregoja çdo gjë që bëja", thotë ajo.

Studjuesit mendojnë se foshnjet fillojnë ta zhvillojnë aftësinë e të folurit që në mitrën e nënës. Campbell studionte për drejtësi kur ishte shtatzënë me Finn-in.

"Unë isha në semestrin e fundit të studimeve për drejtësi dhe le flasim bashkë përsëri pas 30 vjetësh, për të mësuar në se ai do të jetë jurist, sepse Finn ishte i gjallë kur unë ndiqja klasat dhe ai gjithmonë dëgjonte profesorët e mi kur flisnin…"

Prof. Kathy Hirsh Pasik drejton laboratorin e gjuhës së foshnjave në Universitetin Temple të Filadelfias.

"Ne mendojmë se proceset e para të zhvillimit të gjuhës fillojnë që në mitrën e nënës, sepse foshnjat e dëgjojnë nënën kur flet", thotë profesorja.

Studiuesit thonë se kjo ndodh kur foshnjat dëgjojnë melodinë e gjuhës.

"Nganjëherë foshnjat mund të kujtojnë disa nga fjalët që ata kanë dëgjuar dhe në lëndën gjuhës ata marrin shumë. Vërtet që mund të mos e dallojnë frengjishten nga spanajishtja, psh, por ata e dinë se ato i përkasin një grupi, kurse anglishtja dhe gjermanishtja i përkasin një tjetër grupi…"

Një studim tjetër tregon se foshnjat dhe fëmijët të cilëve u flasin vazhdimisht, kanë një nivel inteligjence më të madhe më vonë, ose dalin më mirë në shkollë.

Specialistja e zhvillimit të fëmijëve Judy Montgomery i nxit prindërit të flasin me fëmijët e tyre.

"Prindërit, kujdestarët, anëtarët e familjes janë të parët që i njohin fëmijët me gjuhën, dhe sa më shumë fjalë të dëgjojnë, aq më i gjerë është fjalori i tyre."

Ka madje edhe pajisje që masin fjalët që dëgjojnë foshnjat, për t’i ndihmuar prindërit të vlerësojnë se sa u flasin fëmijëve. Por studiuesja Hirsh-Pasik paralajmëron që foshnjat nuk është mirë të qëndrojnë para televizionit.

"Foshnjat kanë nevojë për komunikim të ndërsjellë, apo reciprok."

Campbell thotë se i pëlqen t’i këndojë djalit të saj.

"Kur i këndojmë, ai qesh shumë. Patjetër që ai reagon kur i këndon, si të thuash qetësohet", thotë Campbell. /voa/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» BAKLLAVA E SHPEJT E LEHT DHE SHUME SHIJSHME
» Fëmijët e Jolie nuk kuptojnë karrierën e saj
» Motrat binjake lindin foshnjet në të njejtën ditë
» Casillas: Të mendojmë për Tottenhamin
» Barry: Vështirë të mos mendojmë për United
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum