www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën  Empty
MesazhTitulli: PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën    PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën  EmptyFri Jul 09, 2010 8:05 am

PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën  Ivanov11

Bruksel, 8 korrik – Parlamenti Evropian ka miratuar sot me shumicën e votave një rezolutë për Kosovën me të cilën ftohen pesë vendet e BE-së që edhe ato ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Rezoluta, në të cilën theksohet se Parlamenti Evropian do të përshëndeste hapin sikur të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës, ka marrë 455 vota deputetësh, ndërsa 150 kanë qenë kundër.

“Kosovën e kanë njohur shtet të pavarur 22 anëtare të BE-së, derisa 5 ende nuk e kanë bërë këtë. Që politika evropiane të jetë më efikase në të mirë të të gjithëve në Kosovë, anëtarët e BE-së do të duhej të forcojnë qasjen e përbashkët ndaj Kosovës”, theksohet në rezolutën që e ka përgatitur deputetja austriake nga radhët e të gjelbërve, Ulrike Lunacek. Kjo rezolutë është miratuar në mbledhjen e Këshillit për Politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, me 45 vota për, 14 kundër, dhe 2 abstenime.

Gjatë debatit të djeshëm rreth kësaj rezolute shumica e deputetëve kanë përshëndetur këtë qasje ndaj çështjes së Kosovës, ndër të cilët disa kanë theksuar se “BE tash 20 vjet po lufton për lirinë dhe të drejtat e banorëve të Kosovës”.

Por, ka pasur edhe deputetët që e kanë kundërshtuar një qëndrim të tillë, duke përmendur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe shkeljen, sipas tyre, të rezolutës 1244 të KS të KB-së.

Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fule, i cili ka hapur debatin ka thënë se anëtarët e BE-së kanë pikëpamje të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës, por duhet të punojnë bashkërisht për përmirësimin e situatës atje.

Në rezolutë thuhet se njohja e pavarësisë së Kosovës për Beogradin “nuk është në këtë moment opsion i zbatueshëm politik”, por se autoritetet e Serbisë ftohen të jenë “pragmatike kundruall çështjes së statusit dhe të përmbahen nga bllokimi i anëtarësisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

“Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk duhet të hamendësojë askënd në përkushtimin për bashkëpunim ndërkufitar, rajonal dhe lokal, meqë është në interesin më të mirë të gjithë popullsisë në Kosovë dhe në rrethinë”, theksohet në rezolutë.

Me një amendament, në rezolutë është përfshirë edhe dënimi i ashpër i sulmit me bombë në demonstruesit serbë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe sulmi në deputetin serb në parlamentin e Kosovës, Petar Miletiç.

Në rezolutë poashtu bëhet thirrje për ndërmarrjen e të gjitha hapave me qëllim të liberalizimit të vizave dhe nga Komisioni Evropian kërkohet që për këtë qëllim “pa shtyrje të vendosen komunikimet me Prishtinën”.

Nga autoritetet e Kosovës kërkohet të bëjnë përparime në reformat kryesore siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, decentralizim, reforma e administratës dhe theksohet “brengosja e jashtëzakonshme për shkak të dukurisë së korrupsionit, e cila, krahas krimit të organizuar mbetet një nga problemet më të mëdha në Kosovë”.

Si shkak për brengosje, në rezolutë theksohet edhe çështja e veriut të Kosovës, ku është e pranishme mungesa serioze e sundimit të ligjit, presionit dhe frikësimit e shoqërisë qytetare ndaj të cilave bëjnë grupet radikale dhe krimi i organizuar, kështu që nga EULEX-i kërkohet që në këtë rajon të forcojë përpjekjet.

Në rezolutë theksohet se Kosova ende nuk është në situatë të sigurojë kushte përkatëse për reintegrimin e romëve refugjatë të kthyer forcërisht dhe nga vendet anëtare të BE-së kërkohet të ndërkrehet riatdhesimi i tyre.

Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet keqardhja për ngërçin politik, ndërsa mazhorancës dhe opozitës i kërkohet që të gjejnë një zgjidhje për krizën.
Pas miratimit të saj, disa minuta më vonë në parlamentin shqiptar, kryeministri Sali Berisha përshëndeti këtë zhvillim, , transmeton Top Channel

"Kjo rezolutë i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë vëmendjen më të madhe dhe shqiptarët kanë qenë të pranishëm më shumë se kurrë ne Parlamentin Evropian", tha Berisha.
Berisha garantoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, të zbatojë çdo ligj, çdo vendim që integrimi i vendit në BE, të jetë i merituar dhe i pandalshëm.

"Parlamenti kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit parlamentar, si dhe përmend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim bashkë sa më parë shqyrtimin e materialeve të votimit", u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë premtoi sërish shumicën dhe drejtimin e komisionit nga opozita.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

PE fton edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Topi kërkoi zgjerimin e gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin Kosovën
» Hyseni: Dhjetëra shtete do ta njohin Kosovën
» Parisi po kërkon nga shtetet afrikane ta njohin Kosovën
» Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pengohet nga 5 vendet
» Duhet përgatitje e shpejtuar e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum