www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale Empty
MesazhTitulli: Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale   Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale EmptyTue Jul 20, 2010 9:13 am

Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale Elizahoxha

E ka nisur rrugetimin e saj me muziken qe ne moshen 5-vjecare, ne festivalin “Akordet e Kosoves”, nisme per te cilen Eliza falenderon pa mase te atin, i cili i hapi dyert e kesaj bote te bukur. Pavaresisht se jeta e coi edhe ne drejtime te tjera, sic eshte pasioni per fotografine dhe profesioni i saj i arkitektes, (per te cilin jep sot mesim ne Universitetin e Prishtines), muzika mbetet dashuria dhe pjesa me e rendesishme e saj. Me kembe ne toke, e sigurt dhe me besim ne vetvete, ajo mbetet nje nga artistet me simpatike qe eshte ngjitur ne skenen shqiptare. Ne intervisten e meposhtme per “KJ” fituesja e edicionit te fundit te “Kenges Magjike”, shpjegon gjithcka per muziken, rrugen e saj te zemres… sikurse eshte edhe titulli i kenges fituese, se ciles se fundmi i eshte realizuar edhe klipi perkates. Sapo keni realizuar klipin e kenges fituese ne “Kenga Magjike 2009”, “Rruga e zemres”. Xhirimet zgjaten paksa, apo jo, por ia vlejti… Duke qene se ishte duet dhe rrefimi i klipit duhej te zhvillohej ne shume vende, puna normalisht qe ishte me e komplikuar, ngaqe ishin tre lloj xhirimesh qe duheshin bere, roli im, roli i Roseles dhe pjesa ku ne te dyja takohemi ne performance. Ndaj edhe xhirimet dhe montazhi moren goxha kohe. Thene ndryshe, dikush tjeter me aq material do kishte promovuar tre videoklipe (Qesh), prandaj shfrytezoj nga rasti te falenderoj produksionin kosovar “Pixels” per punen, perkushtimin, e sidomos per durimin. Sa kerkuese jeni ju per klipet, sepse si “Rruga e zemres”, ashtu edhe “Nje tjeter jete”, jane mjaft te realizuar artistikisht? Kontribuoni vete me ide apo pranoni fjalen e regjisorit? Nuk jam vetem kerkuese, por ne fakt jam une ne te shumten e rasteve ajo qe jap dhe formesoj idene per klipin. I tille ishte edhe rasti me kengen “Rruga e zemres”, si dhe me kengen “Nje tjeter jete”. Tek e para, ideja ishte te kishim nje rrefim te jetes se perditshme; ky vajza te ndryshme ne moshe dhe ambicie, bejne jetet e tyre qe zhvillohen si paralele perbrenda klipit. Ato ndjekin rrugen e zemres se tyre dhe eshte kjo rruge qe i bashkon ne nje pike te perbashket, per ta bere mesazhin dhe rendesine e kesaj rruge edhe me te forte dhe ne fitore te vertete, me idene e se rruga e zemres gjithmone ja vlen te ndiqet. Perderisa “Nje tjeter jete” rrefen tre momente te ndryshme te gjendjes emocionale te tre personave te panjohur, te cilet rastisin ne nje klub nate vone, per te thyer vetmine dhe per ta tejkaluar ate gjendje…, ky ishte koncepti i shkurter qe i kisha shkruar Alexandrit, i cili me pas e perpunoi ate, percaktoi vendet, atmosferen dhe lidhshmerine e ngjarjeve, duke e vizualizuar klipin ne formatin qe ju shihni tani. Ju jeni nje nga ato kengetare qe nuk keni bere kompromis me muziken dhe talentin per hir te komercialitetit. Eshte e veshtire te kesh sukses ne te tilla rrethana? Si ka mundesi qe ne “top” jane shpeshhere ata “artiste” qe i shkelin me te dyja kembet vlerat e verteta? Une dalloj dy kategori njerezish qe merren me muzike. E para, jane ata qe muziken e kane gjuhe dhe mjet komunikimi per te percjelle nje mesazh te caktuar tek publiku, per te shenuar nje moment te caktuar te atij komuniteti, nje brenge, nje shprese etj. Jane keta njerez qe historikisht i japin shume permbajtje paletes muzikore te komunitetit, qe i perkasin dhe historikisht vleresohen shume me shume pas jetes se tyre aktive artistike. Ne anen tjeter, keni njerezit qe muziken e kane mjet vetem per te marre nga publiku, per t’i manipuluar ata duke bere vepra gjoja te bazuar “ne kerkesat dhe deshirat e tyre”, si dhe per ta bere veten “faktor” ne shoqerine ku bejne pjese. Shpeshhere, jane pikerisht keto flluska te fryra komerciale, ato qe marrin majat duke u shnderruar edhe ne pika referuese… Por nje e vertete tjeter ne kete rrugetim eshte se flluskat nuk qendrojne asnjehere gjate. Ne kete dualizem skene, une kam rrugetimin tim ne te cilin besoj dhe nuk e kam leshuar asnjehere. Ai percon nje Elize qe punon ne harmoni me veten e saj. Si lindi bashkepunimi juaj me Pirro Cakon dhe me Rosela Gjylbegun? Cfare marredheniesh ruani pas nje projekti te perbashket me koleget? Ishte Pirro Cako ai qe me ftoi mua dhe Roselen, pas fitores ne “Kenga Magjike”, me qellim qe t’i bashkoheshim ne naten e bashkepunimeve te festivalit te madh ne TVSH. Kenga ishte yll, e kenduam me shume qejf dhe kenaqesi dhe rezultoi shume- shume lezetshem. Sinqerisht e falenderoj shume qe na beri pjese te kesaj kenge kaq te bukur dhe kaq personale per te, njekohesisht. Ju ndihmon muzika per t’u inspiruar ne profesionin tuaj, pasi njihet kjo veti… Me ndihmon, me relakson e me inspiron per te vazhduar me tej ne rrugetimet e mia. Ne momente te caktuara ajo bashkedyzohet me profesionin tjeter, arkitekturen, per te dhene mesazhin per mungesen e dashurise per qytetin e Prishtines dhe degradimin fizik te tij. Si psh., ne kengen “Homazh per Prishtinen”, e me pas edhe te kenga e titulluar “E dua kete vend”, qe bene thirrje njekohesisht per me shume dashuri dhe pergjegjesi per ambientin kosovar per bukurite dhe vlerat natyrore te saj, e keshtu me radhe. Meqe jemi ketu, si silleni me studentet, te cileve u jepni mesim ne Fakultetin e Arkitektures, prane Universitetit te Prishtines, jeni ndopak e ashper? Me studentet jam shume e hapur, komunikative, por njekohesisht shume parimore ne afate dhe vleresime. Sa rendesi ka pamja per ju? Nisemi nga fakti qe se fundmi keni ndryshuar edhe look-un? Pamja eshte pjese e rendesishme e cdo artisti, por jo vetem, pasi sot, ne kohen e komunikimit global, pamja ka filluar te marre primatin mbi shume gjera permbajtesore, duke e kthyer interesimin e shoqerise moderne vetem ne dimensionin siperfaqesor te cdo procesi jetesor. Kujdesi per pamjen, paraqitjen ne skene, por dhe ne jeten e perditshme, eshte mjaft i rendesishem, por gjithmone me idene se veshja dhe pamja jone duhet te jete ne harmoni me konditat ku ne do veprojme, qofte ajo skena, videoklipi, rruga, vendi i punes, shkolla etj. Gjithmone ne funksion te kenges dhe permbajtjes se saj, ne rast te regjistrimit te videoklipeve, ne funksion te kenges dhe skenes ku paraqitemi ne rast festivalesh, ne funksion te natyres se emisionit ne te cilin paraqitemi etj. Perse mendoni se perhere e me shume artistet shqiptare po imitojne ato te huaja? Sot, trendi i te qenit ndryshe, eshte mania qe ka kapluar kengetaret shqiptare gjithandej, por te qenit ndryshe nuk nenkupton tjetersimin dhe humbjen e identitetit te krijuar nder vite si person publik, apo edhe zbehjen e tipareve kryesore, per te cilat publiku te ka vleresuar gjithmone, sado qe mund te kesh qene e thjeshte, klasike dhe e padjallezuar. Une jam per zhvillimin i cili duhet te percjelle rrugen e cdo artisti, kur me moshe formesimet e shijeve tona muzikore, te veshjes dhe prezantimeve tona ndryshojne, pasi kerkesat dhe pikeveshtrimet tona ndryshojne po ashtu. Ne kete rruge te zhvillimit, artisti merr motive te kohes per t’i zhvilluar ato perbrenda vetes dhe per te thene dicka ne menyren e vet, perbrenda asaj kornize aktuale kulturore. Ata te cilet, ne kerkim te ndryshimit kane perfunduar ne imitim te kengetareve te huaja, here njeres e here tjetres, heret a vone do kene pikepyetjet e medha para pasqyres ne te cilen nuk dine se ke shikojne tanime. Si ndjehet Eliza aktualisht? Shume e qendrueshme… Dhe se fundmi, cilat jane planet tuaja te aferta? Ka projekte ne perfundim e siper, eshte albumi i trete gati per t’u lancuar dhe nje projekt singel per vetedijesimin e njerezve per perkushtimin ndaj mjedisit natyror kosovar, i titulluar “E dua kete vend”, projekt ky i porositur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor ne Kosove. Nderkohe ka edhe projekte te tjera ne nisje, per te cilat nuk do t’ua marr hapesiren e gazetes suaj kete radhe, pasi nuk kam data te sakta te lancimit te tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Eliza Hoxha: Jam kunder flluskave komerciale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gaxha: Nuk bëj muzikë komerciale
» Eliza një këngë për Prishtinën
» Eliza Dushku të shtunën në Kosovë
» Eliza sjell befasi për publikun!
» Eliza Dushku thyen krahun
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum