www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje femije me cdo kusht Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje femije me cdo kusht Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje femije me cdo kusht

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Nje femije me cdo kusht Empty
MesazhTitulli: Nje femije me cdo kusht   Nje femije me cdo kusht EmptyTue Jul 27, 2010 12:28 am

Nje femije me cdo kusht Baby4



Nëna me qira, fekondime artificiale, apo adoptime. Falë shkencës dhe globalizimit, nuk janë vetëm mundësi për VIP-at dhe të pasurit. Sot, një fëmijë mund ta kesh shumë kollaj, e rëndësishme është të kesh dëshirë.
Sarah Jessica Parker, një nga katër bukuroshet e të famshmit “Sex and the city”, kur vendosi të zgjeronte familjen dhe t’i jepte një tjetër vëlla apo motër djalit të saj 6-vjeçar, Mattew, e kuptoi se ishte 44 vjeçe dhe ora e saj biologjike kishte kaluar disi për të rinovuar pasionin e saj për mëmësinë. Për fat të mirë, në metropolet më të mëdha të botës, nëna me qira ka sa të duash. Dhe aktorja bukuroshe bëri pikërisht kështu: gjeti një grua të shëndetshme, që mund të mbante në bark fëmijët e saj, por mbi të gjitha me një çmim shumë të arsyeshëm. Pas nëntë muajsh fiks erdhën në jetë dy vajzat e saj binjake. Heather Parisi nuk kishte nevojë që t’i drejtohej sektorit të nënave me qira. Edhe pse 50-vjeçare, mitra e saj ishte në gjendje të përkryer. Pas dy fëmijëve që solli në jetë nga dy lidhje të ndryshme, kur vendosi t’i jepte një fëmijë edhe burrit të tretë të jetës së saj, mjaftoi një fekondim artificial për të nxjerrë në dritë dy binjake bukuroshe. Mosha nuk pati asnjë lloj rëndësie. Nuk mund të mos përmendim edhe rastin e këngëtarit portorikan, Ricky Martin, që nuk kishte probleme me moshën, por me partnerin. I njohur për homoseksualitetin e tij, këngëtari bukurosh nuk dëshironte të bëhej baba me ndihmën e ndonjë femre, ndaj edhe ai vendosi të marrë një “nënë” me qira, e cila pas 9 muajsh i solli në jetë dy binjakë, kësaj here meshkuj.
Në botën e spektaklit, të qenit nënë është shndërruar në fiksimin e të famshmëve, ndaj janë gjithmonë e më të përhapura lajme të tilla si nëna me qira, banka vezësh, apo spermatozoidesh, embrione të krijuar në epruvetë, apo edhe adoptime. Me pak fjalë, një fëmijë me çdo kusht, që duket sikur del nga filmat fantastiko-shkencor që ishim mësuar t’i shikonim deri pak vite më parë. Por sot, falë zbulimeve shkencore dhe teknikave të sofistikuara të fekondimit artificial, mundësitë për të sjellë në jetë një fëmijë janë të arritshme edhe për ata që nuk janë pjesë e Hollivudit. Është absolutisht diçka pozitive, që të bën të lësh pas edhe bindjet fetare. Një fëmijë të ndryshon jetën dhe mënyrën e të parit të gjërave. “Kur të kërkuarit e një fëmije me çdo kusht është përgjigjja ndaj një impulsi jo të menduar, që ndoshta ka të bëjë me vetë rolin social, ose me ndonjë nevojë të momentit dhe sipërfaqësore, atëherë kjo është për të ardhur keq”, tregon Carlo Flamigni, profesor që merret me fekondimet artificiale. “Nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm para se të dënojmë aspiratat për t’u bërë prind të atyre që nuk mund të jenë në mënyrë natyrale dhe të kujtojmë se sot koncepti i fjalës prind po përjeton një krizë në vetvete”. Me pak fjalë, janë prindër vetëm ata që janë martuar dhe duan t’i transmetojnë kromozomet e tyre krijesës së re; apo prind është kushdo që merr përgjegjësitë për të rritur, duke menduar se do të jetë babai i tij sepse do të jetë pikërisht ai që do t’i qëndrojë afër në çdo moment që do të ketë nevojë? “Unë personalisht nuk jam i interesuar të di se sa prindër ka një fëmijë, kush janë dhe çfarë seksi kanë, por sa e duan dhe kujdesen për të. Jam i bindur gjithashtu se po shkojmë drejt një ndryshimi epokal të konceptit për prindërit”, shpjegon më tej profesori. Edhe të dhënat e fundit të kompanive të mëdha shkencore amerikane të psikologjisë dhe fiziopatologjisë së riprodhimit, ashtu siç citon profesor Flamigni, kanë treguar se fëmijët e lindur nga një prind i vetëm, nga një baba jo biologjik, apo nga një çift homoseksualësh, janë më se normalë, të ekuilibruar dhe pa tendenca ndaj patologjisë seksuale. Një mendim i hapur ndaj sfidave të reja me të cilat po përballen sot qeniet njerëzore, por që natyrisht nuk të autorizon të mbështesësh faktin se gjithçka që është teknikisht e mundur, është e drejtë; apo që ndjenjat dhe dashuria e prindërve artificialë janë të mjaftueshme për të justifikuar çdo lloj teknike fekondimi. “Roli i mjekësisë duhet të jetë parandalues dhe mbrojtës në rastin e fëmijëve që nuk lindin natyralisht. Për shembull, një shtatzëni përtej moshës 50-vjeçare nuk është një sukses, por një veprim që mund të sjellë rreziqe të mëdha klinike dhe psikologjike. Edhe kur flitet për dhurimin e vezoreve, në shumicën e rasteve nuk bëhet fjalë fare për dhurim, por për veprim që fsheh interesa të forta ekonomike”, tregon mjeku gjinekolog, Lucio Romano. Atëherë, të kesh një fëmijë, apo të jesh prind? “Të kesh një fëmijë me çdo kusht, edhe kur gruaja ka kaluar moshën e pjellorisë, është shpesh shprehje e diçkaje që të mungon e që përpiqesh ta kalosh përmes një ‘objekti’ të ri që mund të posedosh. Pra një status i ri, më shumë se një krijesë. Gruaja, sepse zakonisht është ajo që këmbëngul për të ngelur shtatzënë, që ka pasur gjithçka, nga karriera te bukuria apo suksesi, dëshiron të ketë një fëmijë pas gjithë kësaj. Por cili mund të jetë impakti psikologjik i një zgjedhjeje të tillë? “Kemi arritur në pikën ku ekzistojnë gjithandej qendrat ku gratë e reja në moshën më pjellore vendosin të ngrijnë vezoret e tyre për t’i përdorur më pas kur të duan, edhe pas menopauzës”, tregon doktoresha Valeria Valentino, gjinekologe në qendrën e kërkimeve rreth fekondimit artificial në Universitetin e Pizës. Një ide jo e keqe në kohën e çifteve që po shpërthejnë. Nëse takon njeriun e jetës tënde, pas disa martesave të dështuara dhe kalimit të orës biologjike, ke gjithmonë të gatshme vezën tënde të ngrirë, gati për të krijuar familjen e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Nje femije me cdo kusht

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Aguilera: Nuk dua fëmijë
»  " Prindër dhe Fëmijë "
» Mbetet shtatzënë me dy fëmijë, por jo binjakë
» Babai me 67 femije do te martohet perseri
» I dehur vozit 49 fëmijë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum