Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator Mon Aug 09, 2010 8:43 am | |
| E njohur tashmë si Xhemi e të dielave në “Top Channel”, e diela e 3 shtatorit do të ketë një rreth të kuq në kalendarin e jetës së Xhemi Shehut. Do të martohet, duke ndryshuar statusin e saj të beqarisë, dhe do të vazhdojë të jetë në ekran me “E diell”. Ajo ka provuar të veshë fustan nusërie në pasarela, por tani është gati të provojë ndjesinë e vërtetë të qenit nuse që shkon në altar. Do të vishet me fustan të bardhë, por në stilin e princeshës në përralla. Ka bërë gjithçka gati për ditën e veçantë të jetës së saj, ceremoninë e martesës më 3 shtator. Xhemi Shehu, prezantuesja 27-vjeçare e spektaklit “E diell” do të kurorëzojë lidhjen e saj katërvjeçare me të fejuarin, Elvis Sula, administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Jemi munduar të zbulojmë disa detaje të dasmës tradicionale shqiptare, ku Xhemi do të vishet vetëm me një fustan të bardhë, ashtu siç imagjinohet një nuse e vërtetë. Dasma me dekor përrallor Dasma do të jetë shumë e thjeshtë dhe do të organizohet më 3 shtator. Ceremoninë do e organizojë “Ami event” deri në detajet më të vogla. Dekorimin, fustanin, tortën, konfetat, lulet, bizhutë dhe ftesat që Xhemi dhe Visi do ua shpërndajnë miqve të ftuar janë përgatitur të gjitha nga Ami, mikesha e ngushtë e Xhemit. Dekori i mbrëmjes është porositur enkas për Xhemin, ashtu siç ajo e kishte kërkuar dhe tashmë gjithçka është realizuar sipas idesë së saj. Fustani i bardhë do të jetë stil princeshe, një zgjedhje po ashtu e Xhemit për të qenë një nuse tradicionale që në imagjinatën e saj ekziston vetëm me të bardhën e dëborës. Mbrëmja do të organizohet në një sallë të madhe, që çifti e kanë ruajtur të fshehtë për çështje privatësie. Deri tani nuk mund të thuhet ndonjë numër i saktë i të ftuarve, por janë menduar të jetë një mbrëmje me 200 persona, që janë miq e të afërm të çiftit, që natyrisht nuk do të mungojnë njerëz të njohur të ekranit, miq të Xhemit. Ata kanë menduar që muajin e mjaltit ta kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas katër vitesh lidhje, nis jeta e re në një shtëpi Pas kthimit nga muaji i mjaltit do të jetojnë në shtëpinë e tyre të re, që është gati që tani. Lidhja e tyre e dashurisë filloi katër vite më parë, por ata janë përpjekur ta mbajnë larg mediave, ndërsa janë parë me zili si çift. Gjithsesi media ka përcjellë çdo detaj të jetës private të Xhemi Shehut, duke e komentuar këtë si një lidhje dashurore krejtësisht të veçantë. Disa foto të tyre u publikuan pas pushimeve të gjata dy vite më parë, që nisën në Evropë dhe mbaruan në Amerikën Latine. Komentet e për lidhjen me Visin, ishin paralelisht me rikthimin e saj në ekranin e “Top Channel” përkrah Adi Krastës. Karriera e saj televizive, ka filluar në vitin 2003, kur u shfaq në ekran për herë të parë si velinë e “Fiks Fare”. Më pas ajo ishte protagoniste në spektakle të tilla si; “Portokalli”, “Top Fest”, “Shtojzovallet” dhe “Kjo ishte loja”, dhe pas kësaj periudhe pati një shkëputje, për t’u shfaqur në ekranet italiane, pikërisht në “Rai Uno” dhe më pas një projekt tjetër në “Canale 5” me Paolo Bonolis, të cilin e la në mes, për t’u rikthyer në Tiranë dhe vijuar nga e para studimet e larta. Pas së dielës së dasmës rikthim ne tv Këto ditë ajo ndodhet në studiot e “Top Channel”, pasi po përgatitet për sezonin e ri “E diell” në studiot e televizionit “Top Channel”, duke punuar për t’u rikthyer sërish në muajin shtator. Sezoni “E Diell” që u mbyll me shumë sukses për të, i ka dhuruar të diela emocionuese. Aktualisht Xhemi ka përfunduar studimet e larta dhe diplomimi vërtet në Universitetin Evropian të Tiranës, në degën e Marrëdhënieve Publike dhe Komunikim. Ndërkohë që këto ditë të nxehta gushti ajo nuk po pushon por po i kalon me përgatitjet për dasmën, dhe rikthim po brenda shtatorit në ekranin e “Top Channel”. |
|