www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:07 am

KLLAPI E BLERTË

Te ky i shenjti krua
Me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pijë
Plagët më gjelbërohen

Vorbullës flluskat ia heq
Ia gjej damarët e lagur
Hijes plot vesë të shelgut blu

Rrjedhën e tjerr me sy
Në rrjetën ujore
Bëhem merimangë e njelmët

Me pikla në buzë
Më zënë ethet e Zanës
Treqind vjet e pres një vetëtimë
Të ma heq nga bebëza kllapinë e blertë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:08 am

U(R)NË PRANË LUMIT

Jam u(r)në gjetur pranë lumit
plot dhembje me erë ashti
Ofshamë që dridh
një gjeth të blertë mbi valë

Në zgavrat e syve
qiell i pafund
me një pikë të zezë me flatra
e dalë nga bebëzat e përmallta

Edhe pas dymijë vjete
hirit m´i bën hije
krahu i dallëndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:10 am

OFSHAMA BËHET FLUTUR
(Rekuiem për shkrimet e djegura, ku kishte
diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)

Për atë shpirt të djegur
Ofshama bëhet flutur
Fluturon në pranverën gri
Lëshon dhimbje në lulet e hirit
Për ata sy të shterë
Loti bëhet yll
Dhe bie si dritë
Mbi varret syçelë
Për ato buzë të hirta
Puthja bëhet mjellmë
Fërfëllima e krahëve të bardhë
dridh hënëzën e liqenit valëmall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:10 am

TRI MINIATURA PËR KOSOVËN

(Emri)

Nëse përsëri më pagëzojnë
Kush do ta mbajë në mend
Emrin tim të vjetër
A do të shkruhet e vërteta në gurë të ftohtë

(Shtëpia)

Nëse m’i lëkundin muret
A thua sërish do ta gjej
Në vatër
Gjarprin e shtëpisë

(Gjuha)

Nëse ma shterin detin
Me çka t’ua turbulloj fëmijëve
Lumin në përrallën
Mbi ujkun dhe qengjin

LOTI I JETËS*
(Kroit të Çamurlisë)

Pikon lotin e gurit
mbi syrin e verbër
bebëzës ia jep blerimin
dhe zë fill drita në liqe
Pikon shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa
Pikon shkëlqimin mbi vetull
me puthje vajza zë diellin
hijet masin gjatësinë e jetës
me dridhjen e hënës së trembur
Pikon dhimbjen në gjak
fushat mbushen lulëkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës
ofshama gjallëron frymëmarrjen.

*Fituese e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:12 am

S’DO T’IA FAL VETES*
(Gjyshërve tanë)

S´do t´ia fali vetës
Qe s´e plaka një hije lisi me ju
Deri të gërvishtej hëna në rrem
E t á mësoja dhembjet natës
S´do t´ia fali vetës
Që s´e ftohëm gurin
E t´ia mpija gjarprit
Dhëmbin me helm
S´do t´ia fali vetës
Që s´e mësova
Orën e diellit mbi rërë
Që të dija të ligat e motit
S´do t´ia fali vetës
Që s´ua nxora fjalët e ashtit
E të dija për shpirtin e gjakut
Në atë flakë që më digjte të gjallë.

*Fituese e çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:13 am

TË KEQES

Të keqes
Verboja sytë
Para se t´i dalin dhembët

Madje pa drojë
Fshehe pragun në dritë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:16 am

SHI DHE TROK KALI

Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në dhimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndrit nuri i tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:17 am

KRONIKË PËR QYTETIN TIM

(Lumit)

Ia ndotën bukurinë në kaltërsi
ç´u bë damar i sëmurë i qytetit
E varrosën solemnisht me duartrokitje
Qytetarët e moçëm
ku do t´i lajnë fytyrat e djersitura
nga kujtimet për kohën
vashat ku do t´i njomin bebëzat për dashuri
Me qerpikë të pluhurosur djemtë
Si do t´i gjejnë vashat
në takime të humbura
Të vegjlit do t´i harrojnë format e peshqve
(në ëndrra të luajnë me ta do të përpiqen)
Nekrologjinë e lumit të vdekur
e gozhduam në zemër të blirëve
Ata nga dhembja lotuan gjethe
Pranvera se ç´na u tha trotuareve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:17 am

(Moti)

Tri herë stinët në ditë ndjekim njëra-tjetrën
(qytetarët kurrë s´e humbën ngrohtësinë e gjakut)
mysafirët kurrë s´arritën t ´i veshin rrobat e motit
erdhën me ëndrra të vonuara si mollët e pjekura
u kthyen me sëmundjen e eshtrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:20 am

(Varri)

Varre prapa »Kodrës së Diellit »
Varre prapa « Kodrës së Dragodanit »
Qytetarët në mëdyshje
se ku t´i amshojnë eshtrat
shtyjnë vdekjen për nesër
përditë vdekjen shtyjnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:21 am

(Spitali)

portën sëmundjeve ia mbyllën në fund të qytetit
Jetën aty e arnojnë fëmijët
në atë anë ku perëndon dielli

Prishtinë `87
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:26 am

KRROKAMË E KRISUR

Krra krra krra
N´bredhin e trishtuar pranë dritares
Krrakos sorrë e krisur

Krra krra krra
Krrokamë e harlisur
Grith terrin si ferrin

Krra krra krra
Sorrë si katrani
Gërvisht ëndrrën deri në përgjakje

Krra krra krra
Krrokamë e harbuar
Prapa kreje trurin ma krryen

Krra krra krra
Tmerr
Ferr
N´terr
Në tru më ther
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:28 am

URDHRI
(Mikut M. Çuni)

Në qelinë nr. 3
Mos e lejoni gjumin
se djaloshi i pabindshëm
sheh në ëndërr lirinë
puthë vashën që e pret
dhe çmallet me nënën…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:28 am

SHQIPET MORËN DHENË
(Shtëpisë së alfabetit në Manastir)

Kot e prishni folenë
Shqipet kanë atdhenë

Kot e kallni folenë
Shqipet morën dhenë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:29 am

GJARPRI I SHTËPISË

Natën
fëmijës në djep lulak i bëhet
po e shkele ditën
zemrën ia gërryen

Natën e gëzimit
nuses gjerdan i bëhet
po e shkele ditën
ia helmon bukurinë
bleruar në bebëza

Ditën e mbaj në zemër
tmerrësisht të bekuar
në etje për takim
natën më mban në rreth
duke ia ruajtur fshehtësinë vatrës

prill ` 87
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:30 am

GURI I KULLËS
(Din Mehmetit)

Kur m’i këndon Kosovës
më bëhesh
gur i kullës së djegur në gjak
yll në kap(t)yll të djepit në galdim
frëngji malli në shikim kah deti
pushkë në krismë
“Zog i Dielli”
në tel të lahutës
me këngë drite në zemër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:36 am

GURI I TROLLIT

Me këtë gur
ngrijmë kulla
harkojmë ura
gjejmë gurra
pagëzojmë burra

Medet kur luan vendi
ky gur trolli

Kallen kullat
prishen urat
shteren gurrat
tmerrohen burrat

Medet ky gur trolli
shpesh rrasë vorri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:44 am

VARR I HUMBUR
(Micit)

Nëse s´e gjeni brigjeve
E kërkoni shtigjeve

Pa ia gjetur plisin
Mos ia rrëzoni lisin...

tetor ` 88
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:45 am

SHQIPËRIA ´97

Qava kur s´të pashë
Qava kur të pashë
Qava si të lashë

Paqja e qiellit
Raft mbi ty
Shqipëri

Nidda ´97
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:45 am

XIXËLLONJAT

Flutura që s´ vdesin kurrë
Vetëm pranverat ndërrojnë
Prej lumit dalin ujore në brigje
Mbi grunaja qiellin zbresin
Ato bëhen yje larg hëne
Në xham në pikënatë duke i soditur bebëzat i përmallin
Duke lypur udhën qumështore për atdhe
Në ballin e bardhë të fëmijëve dritë engjëllore bëhen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:46 am

SYTË E ASAJ VASHE
(N-së)

Vetulla hark i zi
Nga vetulla në sy
largësia yllësi
Qerpikët
plepa blu në qiellin gri
hijesojnë njomësinë në urtësi
ç ´bukuri
n´ sy
ndry
n´frëngji
Oh mos të rëntë kurrë lot i zi
në ata sy
Kurrë mos t´u djegtë
ajo bukuri

gusht `87
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:47 am

PRISHTINA NË KORRIK
(Pa Ty)

Diell diell diell
Prush tokë e qiell
Sheshi shkretëtirë pa erë
Blirët kordon helmetverdhë
Trotuaret (kah vjen ti) plot mall
Lulet në bebëza zjarr
Pritja e pluhurosur me tmerr
Prishtina pa ty vetëm ferr ferr ferr…

Prishtinë,korrik ´91
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:47 am

ULQINAKJA

Në atë kaltërsi
Fustani yt i flakur
Bëhet pulëbardhë
Mbi valë

E ti kripë e krisur
Në puthje

Ulqin ` 07
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:48 am

PRITJA E LAGUR

Në këtë pritje të lagur
nëse s´ma heq brengën
bile ofshamën ma ndiej
Për shenjë dhembjeje në fytyrën tende
vuajtjen do ta vari në cep të yllit
gjersa bebëzat të pikojnë mall
VAJZË

Vaj vaj vaj
E vaj me zë
Vajzë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI EmptyWed Aug 18, 2010 9:48 am

DASHURIA E HIJEVE TONA

1
Ndërsa të ndrojtur ndërronim lulet
hijet tona etshëm putheshim
Në rërën prush me thembra të djegura
këmbë pas këmbëve masim dashurinë e tyre
Ec ec e ec
për ta zërë diellin para kodre
për ta harruar diellin para nesh

2
Në natën e kthjellët si loti pa faj
ne të mbështetur në heshtje
e hijet tona nyjëzoheshin në përqafim
Në roje të dashurisë
ç´na zbehi hëna si hije baladash
kujdes mos të shkelë këmbë e keqe
se na i përhënë hijet në lojë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Krasniqi e Daci për zgjedhje më 19 dhjetor
» A lejohet të shkosh në det ? Dr.Shefqet Krasniqi
» Krasniqi takon edhe Sejdiun
» VideoT Nga Ma Te NdRyShmet Nga Dr.Shefqet Krasniqi
» Luan Krasniqi, më 28 nëntor do t’i heshtë kritikët
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum