www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty
MesazhTitulli: Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë   Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë EmptySun Aug 22, 2010 9:31 am

Një e qeshur do t’ju kurojë Terapitë për një humor të mirë

Studimet e fundit konfirmojnë atë që urtësia popullore e di prej kohësh:
stresi dhe trishtimi ulin rezistencën trupore, ndërsa zbavitja të dobëson

E QESHURA
Ul stresin, djeg kaloritë e tepërta
dhe vë në lëvizje rreth 400
muskuj. Sipas kërkuesve se 100
të qeshura janë të barasvlershme
me 10 minuta aerobi

STRESI
Të jetuarit në një gjendje
konstante presioni shkakton
efekte të cilat tashmë njihen
mirë. Mendohuni gjatë,
provoni të çlodheni dhe më
pas mundohuni të zgjidhni
problemet e ndryshme

E QARA
Mos i frenoni kurrë lotët. Vetëm
kështu eliminohen substancat
kimike, të cilat nëse frenohen,
do të shkaktonin një tension të
dëmshëm për sistemin imunitar
dhe tretës

INATI
Zakonisht kur zihemi, tensioni
rritet duke shkaktuar efekte
të ndryshme të cilat mund
të shfaqen me kalimin e
kohës. Në këtë mënyrë ulet
menjëherë ritmi kardiak dhe
presioni i gjakut

Eqeshura i bën mirë zemrës,
por me zemërimin, tensioni
rritet ndjeshëm duke
sjellë pasoja të tjera. Xhelozia
shkakton dobësi dhe pagjumësi,
ndërsa stresi rrit rrezikun e diabetit
dhe sëmundjeve të zemrës.
Deri në ç’masë emocionet tona
e kushtëzojnë shëndetin? Kësaj
pyetje i janë përgjigjur disa studiues
të “mood medicine” ose
“terapisë së humorit”.
Zënkat
Zakonisht kur zihemi, tensioni
rritet duke shkaktuar efekte
të ndryshme, të cilat mund të
shfaqen me kalimin e kohës.
Sipas “International Journal of
Psychophysiology”, pasi kanë
kaluar disa javë pas një zënke,
na mjafton të mendojmë se
çfarë ka ndodhur dhe tensioni
fillon sërish të rritet. Një zënkë
me partnerin, e cila zgjat gjysmë
ore ul të paktën një ditë aftësinë
tonë për t’iu rikthyer sërish gjendjes
së normalizuar. Te çiftet që
zihen rregullisht, kohëzgjatja
për t’iu rikthyer normalitetit
dyfishohet. Sipas kërkuesve, reagimi
i detyrohet një rritjeje të
citocinës (janë molekula proteinike
të prodhuara nga lloje të
ndryshme qelizash), molekula
që shkaktojnë pezmatimin dhe
në nivel të lartë, bashkohen me
artritet, diabetin, kardiopatitë
dhe kancerin.
Të biesh në dashuri
Nga kërkimet e shumta, kërkuesit
kanë zbuluar se kur biem
në dashuri, nivelet e faktorit të
rritjes së nervave (Ngf) rriten
dhe qëndrojnë kështu për rreth
një vit. Kjo substancë i ripërtërin
qelizat cerebrale, duke ndihmuar
në rregullimin e sistemit
nervor dhe përmirësimin e kujtesës.
Fatkeqësisht, nivelet ulen
pas një periudhe rreth njëvjeçare,
kur në dashurinë romantike
do të hyjë realiteti.
Të jetosh nën presion
Të jetuarit në një gjendje konstante
presioni shkakton efekte
të cilat tashmë njihen mirë.
Një profesor i njohur në shkencat
biologjike në Universitetin
e Stendfordit ka pohuar: “Kur
duhet të zgjedhim mes një pune
të rëndësishme për ta çuar deri
në fund apo ta lëmë përgjysmë,
trupi ynë vë mënjanë çdo projekt
ndërtimi: kujtesa dhe saktësia e
ndiejnë, kjo gjë na lodh më lehtë
dhe kështu mund të rrezikojmë
duke kaluar një gjendje depresioni”.
Persona të cilët jetojnë
prej kohësh në një gjendje stresi
kronik, niveli i lartë i glukozës
dhe acideve yndyrore në gjak
rrisin rrezikun e kardiopatisë
dhe diabetit. Veç të tjerash, stresi
rrit nivelin e kolesterolit.
Qeshje të pakontrolluara
Disa shkencëtarë nga Kalifornia
kanë zbuluar se e qeshura
të relakson muskujt, djeg hormonet
përgjegjëse të stresit dhe
tensionit. Sipas disa kardiologëve
nga Universiteti Marilend,
e qeshura zvogëlon rrezikun e
një infarkti, sepse ul stresin, i
cili mund të shkatërrojë pjesën e
brendshme të venave të gjakut.
Veç të tjerash, një e qeshur me
shpirt djeg kaloritë e tepërta dhe
vë në lëvizje rreth 400 muskuj.
Disa kërkues theksojnë se 100 të
qeshura janë të barasvlershme
me 10 minuta aerobi, kështu
që qeshni sa më shumë të keni
mundësi, por jo vend e pa vend.
Fshehja e irritimit
Si ta shfrysh inatin ashtu edhe
ta mbash përbrenda ka efekte
negative. Sipas një studimi në
Miçigam, femrat e akuzuara padrejtësisht,
që e kanë mbajtur
përbrenda inatin, rreziku për
të vdekur nga infarkti, damllaja
ose kanceri, dyfishohet. Ndërsa
shfryrjet mund të rrisin adrenalinën,
tensionin dhe rrahjet e
zemrës deri në pesë herë. Rreziku
i një infarkti apo damllaje
mund të shfaqet vetëm te personat
mbi 50 vjeç. Format të ndryshme
inati, si padurimi, ngacmueshmëria
dhe hatërmbetja
mund ta dobësojnë sistemin
imunitar dhe shfaqin rrezik për
një infeksion.
E qara me ngashërim
Kur qajmë çlirohemi nga
emocionet e këqija. Një biokimik
nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ka analizuar lotët e
shkaktuara nga emocionet dhe
ato të nxitura nga qepët. Lotët e
shkaktuara nga emocionet paraqesin
nivel më të lartë hormonesh
dhe neurotransmetuesish
të bashkuar me stresin dhe e qara
e tyre ul tensionin e gjakut dhe
ritmin kardiak. Doktori ka arritur
në përfundime se e qara me
ngashërim eliminon substancat
që shkaktojnë stresin. Frenimi i
të qarit do ta bënte trupin tonë
të ndjeshëm ndaj efekteve negative
të ankthit, mes tyre dobësimi
i sistemit imunitar, aftësive të
kujtesës dhe probleme në aparatin
tretës.
Të provosh xhelozinë
Nga të gjitha emocionet
njerëzore, xhelozia është një
nga ndjesitë më të njohura e
më të dhimbshmet, e kryesorja
më e vështira për t’u kontrolluar.
Meshkujt bëhen xhelozë
kur dyshojnë për një rival tjetër,
ndërsa femrat bëhen xheloze
kur dyshojnë për ndonjë tradhti
të mundshme. “Me xhelozinë
ndërthuret stresi, frika dhe inati.
Kush është viktimë e saj, vuan
nga ankthi, pagjumësia, tensioni
i lartë, të rrahurat e shpeshta
të zemrës dhe nivelet e adrenalinës”,
pohon një mjek i përgjithshëm
londinez.
Të përkëdhelesh në divan
Duke qëndruar te thënia e
një tjetër mjeku, është oksitocina
“hormoni i dashurisë” që
ngjall te një çift dëshirën për t’u
përkëdhelur, që në rastin e tij
nxit prodhimin e “Dhea”, hormoni
kundër plakjes dhe stresit
që sjell ndreqjen qelizore.
Një ndihmues tjetër është edhe
masazhi. Sipas doktorit, masazhi
ndihmon në zvogëlimin e
kohës së shërimit dhe rrezikun
e ndërlikimit te pacientët që i
janë nënshtruar një ndërhyrjeje
kirurgjikale në zemër dhe transplanteve
të zemrës.
Sensi i mirënjohjes
Të ndihesh mirënjohës ndaj
dikujt ndihmon në forcimin e
sistemit imunitar, ul tensionin
dhe shpejton shërimin. Doktori
ka zbuluar se mirënjohja dhe
kënaqja, të cilat janë baras me
dashurinë, prodhojnë ositoksinë
që “çaktivizojnë stresin dhe
përmirësojnë oksigjenimin e indeve”.
Të ndihesh poshtë me moralin
Depresioni, pesimizmi dhe
plogështia janë të shoqëruara
me nivele të ulëta serotonine dhe
dopamine, neurotransmetues që
shkaktojnë një ndjesi mirëqenieje.
“Serotonina ndihmon në rregullimin
e perceptimit të dhimbjes,
gjë e cila do të shpjegonte arsyen
se pse 45% e njerëzve vuajnë nga
depresioni. Një moral jo i mirë
shoqërohet edhe me pagjumësi,
përfundon doktori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë   Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë EmptySun Aug 22, 2010 9:33 am

Disa arsye,pse duhet te qeshim:

1 - E qeshura eshte ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat me te bukura. Nje njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.

2 - E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit e qeshur duken me te sigurte, dhe mbeshteten me shume nga te tjeret. Provoni te qeshni gjate nje mbledhje apo gjate nje takimi dhe njerezit do te sillen me ju ne menyre komplet ndryshe.

3 - E qeshura na ben te dukemi terheqes. Te gjithe ne terhiqemi nga njerezit e qeshur. Duam t’a njohim nje njeri te qeshur dhe te kuptojme perse ndihet kaq mire.

4 - E qeshura ndryshon humorin tone. Kur te jeni te merzitur provoni te qeshni. Ka shume mundesi qe humori juaj do te ndryshoje per me mire. Te qeshesh mund te beje qe trupi juaj t’a ndihmoje mendjen te ndihet me mire.

5 - E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben te dukemi me te rinj. Muskujt qe perdorim per te qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bere te dukemi me te rinj.

6 - E qeshura eleminon stresin. Nje njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni te stresuar provoni te qeshni dhe stresi do te zhduket.

7 - E qeshura ben qe trupi te cliroje Endorfinat, ilaç natyral kunder dhimbjes dhe humorit te keq. E qeshura eshte nje droge natyrale.

8 - E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur ndihmojme sistemin imunitar te funksionoje me mire.

9 - E qeshura ul tensionin e gjakut. Gjate qeshjes kemi nje reduktim te matshem te presionit te gjakut. Ne qofte se keni ne shtepi nje mates tensioni beni kete eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni per nje minute duke lexuar ndonje gje per te qeshur. Me pas matni perseri tensionin dhe do te habiteni.

10 - E qeshura na ben te ndihemi pozitive. Provoni kete test: qeshni dhe gjate qeshjes mendoni ndonje gje negative pa pushuar se qeshuri. Eshte shume e veshtire! Kur qeshim trupi yne i transmeton mendjes mesazhin se “jeta eshte e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me nje buzeqeshje.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë   Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë EmptySun Aug 22, 2010 9:35 am

Kjo eshte e shkruar bukur nga ana juaj,por jetojme ne kohet te cilat vjedhin buzeqeshjen,andaj sado qe perpiqesh te buzeqeshesh,buzeqeshja mungon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë   Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë EmptySun Aug 22, 2010 10:25 pm

E qeshura na ben te dukemi terheqes. Te gjithe ne terhiqemi nga njerezit e qeshur. Duam t’a njohim nje njeri te qeshur dhe te kuptojme perse ndihet kaq mire.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë   Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Një e qeshur do t’ju kurojë .Terapitë për një humor të mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Terapite e reja per relaks
» James Blunt, me ne fund i qeshur
» Joga me të qeshur e dobishme për shëndetin
» Humor matematik
» Humor me boten mashkullore
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum