www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi... ja kushtova babit Tim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi... ja kushtova babit Tim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi... ja kushtova babit Tim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Poezi... ja kushtova babit Tim Empty
MesazhTitulli: Poezi... ja kushtova babit Tim   Poezi... ja kushtova babit Tim EmptyMon Nov 29, 2010 4:30 am

Më jep besën se nuk mërzitesh!

Vjeshta ka lëshuar ngyrat e saj të kuqërremta mbi natyrën e larmishme dhe shihet qartë se dita ditës vdesin gjethet e gjelbërta dhe varrosen ngadal vetvetiu në tokën e lagur nga lagështia vjeshtore. Çdo gjë pregaditet për dimrin e ftohtë, por edhe për netët e gjata të dimrit. Nga kjo pamje që vështrova gjatë ditës mu kujtua ky ligj i jetës, ligji i ardhjes, shkuarjes.

Fillova të shfletoj regalin …. Regalin e librave? Jo, jo, jo! Nuk është regali i librave i mbuluar nga pluhuri, por shfletova në regalin e ndjenjave të mia. Regali që çdoherë mbetet pa pluhur dhe i cili nxen pa masë kujtime, dashuri, dhimbje, lumturi, dituri , çaste dhe fotografi të pashlyera, pra në mikrochipin e mendjes time, i cili më duket se ka kapacitet më të lartë se çdo gjë që deri sot është zbuluar, pra ashtu të themi fenomenal dhe këtë ka mundur të krijojë vetëm Krijuesi që krijon çdo gjë pa të meta.

E vetmja gjë që po më kujtohet dhe rimohet në kokën time për momentin, janë fjalët :“ më jep besën se nuk mërzitesh, më jep besën se do të jesh shumë e fortë dhe do të qëndrosh fortë mbi këtë tokë edhe më vonë dhe do të jesh si gjithmonë trimëreshë e paluhatur“.

Sonte në këtë natë jam tepër e mërzitur nga ky kujtim, sillem vërdallë, kërkoj çdokund diçka për tu qetsuar, apo vetëm për ti ikur realitetit të hidhur, i cili me shkakton dhimbje dhe e hetoj se në thellësinë e shpirtit tim kam një ndjenjë zbraztie, kam një mall të papërshkruar, kam një ëndërr të parealizuar…

Nga mbrendia e shpirtit tim dëgjoj lutjen të cilën e them pa nda, ku e lus Allahun të më hjek këtë mërzi, të më sjell një mrekulli, apo vetëm një ëndërr të shkurtë por shumë të bukur….ku e lus Allahun që ti i dashuri im të jeshë i kënaqur…

Mendja më fluturoi, të kujtoj me mall, me dashurine e sinqertë, me lotët në sy, me zemrën e thyer më dysh apo edhe në grimca shumë të vogla sa që nuk egziston shpresë se munden më të ngjiten. Të kujtoj me të gjithë fizionominë tënde, por edhe me çdo imtësi të trupit, foljes dhe lëvizjeve tua, ti jeton në mua ashtu si atëherë kur u ndamë për të mos u takuar më. Ende janë kujtimet aq të qarta dhe imagjinata ime të ka fshehur në brendinë dhe thellësinë e ndjenjave të mia.

Kujtoj sytë e tu kur për herën e fundit të shiqoja në sy, dhe kur më the:“ më jep besën se nuk mërzitesh, më jep besën se do të jesh shumë e fortë dhe do të qëndrosh fortë mbi këtë tokë edhe më vonë dhe do të jesh si gjithmonë trimëreshë e paluhatur“, por fatkeqësisht nuk të kuptova saktë se pse më pyetje dhe më këshilloje me këto fjalë?! Kurse sot është shumë vonë, dhe e pamundur për të kthyer diçka nga ajo kohë e kaluar.

Kujtoj përqafimin që më dhe në këtë ditë, ishte diçka mbresëlënëse, gjatë kohë kujtoja se pse kisha një ndjenjë tjetër gjatë këtij përqafimi? Kishte diçka tjetër në këtë përqafim, nuk e di se si dhe pse, por ndjeja se trupi yt disi ishte sikur i ftohur dhe në atë moment dridhej sikur njeriu që lëngon nga ethet e pashërueshme. Trupi yt dridhej mbrenda vetes dhe kishte diçka që dëshiroje të thuash, por nuk mundeshe asesi të thuash.

Kujtoj shtrëngimin e duarve të mija prej teje aq fort, sa se dija se pse nuk dëshiron të më lëshosh , më dukej sikur frigoheshe se do të ndahemi përgjithmonë, apo ndoshta kishte diçka tjetër?! Por kjo për mua mbeti një gjë misterioze sot e kësaj dite.

Kujtoj edhe puthjen e fundit që më dhurove, ngrohtë, i përmalluar disi,?! duke ledhatuar flokët e mija dhe duke më shiquar prap në sy, duke biseduar dhe duke më lazdruar me komplimetet e pafund që çdoherë më dhuroje: ti je princesha ime, ti je bukuroshja ime, ti je ylli i jetës time, ti je qenia e vetme që ke pushtuar zemrën time pa mos pyetur se pse dhe si.

Kujtoj edhe shumë gjëra dhe të gjitha më duket se më lëndojnë secila në mënyrën e vet, dhe më shkaktojnë gati se varrë të pashëruara në zemër, trup dhe shpirt.

Kujtoj çdo çast të kaluar me ty, që nga vegjëlia ime kur isha vetëm voglushja dhe sybukura jote, kur lozje me mua, kur më gëzoje çdo ditë me dhurata të bukura dhe të veçanta për fluturën tënde, për dallëndyshen tënde, për zemrën tënde, për engjëllushen tënde. Ah sa mburresha me këto ndjenja , sa ndihesha e lumtur kur dija se ka dikush që më dashuron në atë masë, se ka dikush që në çdo kohë është afër meje, që ka dikush që vëren çdo gjë dhe çdo ndryshim te unë, që ka dikush që din t’i lexon ndjenjat e mija, dikush që sheh pa fjalë dëshirat e mija, që dikush më plotson çdo dëshirë edhe pa thënë se çka dua?!
Me të vërtetë më mungon shumë, dua të të them që më parë.

Kujtoj kur fillova të shkoj në shkollë, atëherë u bëra poetesha jote, e cila çdo ditë të shkruante diçka të bukur dhe të jepja me vete të të shoqërojë në punë. Shkrimet e mija ishin për ty thesare shumë të çmueshme, ato zbukuronin zyren tënde në çdo kënd, me to mburreshe para të gjithve, u lexoje shkrimet e mija duke aluduar se: këto i ka shkruar poetesha dhe princesha ime. Të paramendoj se si ndiheshe i lumtur në ato çaste që të sillnin lumturi, kurse unë memzi prisja që të kthehesh prej pune dhe të më tregosh për gëzimin tënd dhe surprizën që ke gjetur prej meje.

Kujtoj kur u rrita, bisedat mes nesh morën një kahje tjetër, unë tash më nuk isha voglushja jote por tani isha bukuroshja jote dhe princesha e rritur. Por prap ti dije si çdohere të më marësh ngrohtë në prehrin tënd dhe të bisedoje me orë të tëra me mua duke dashur të largosh mërzitë e një vajze adoleshente sikur që isha atëherë.

Kujtoj vikendet që kalonim së bashku, kur dije çdoherë të më vije në dhomën time me kafen e mëngjesit në dorë, vetëm e vetëm të zgjohem nga aroma e ngrohtë e kafesë dhe duke më pritur që të pij kafen gjysmë e përgjumur. Kurse pastaj më shoqëroje me menytë e drekës dhe darkës sipas shijes dhe dëshirave të mia duke u munduar në maximum tëarrish qëllimin dhe të jem e lumtur që të kam ty.

Kujtoj kur isha e mërzitur apo e nevrikosur si më afroheshe ëmbël dhe duke qeshur, duke pyetur ëmbël me buzën në gaz, pasi e dije se unë jam sikur një vullkan dhe eksplodoj shpejt. Pyetje se kush e ka lënduar dhe nevrikosur princeshën time, dhe filloje të ledhatoje flokët e mia dhe më përqafoje ngrohtë, kurse unë shkrihesha në atë përqafim dhe ashtu harroja për një çast çdo gjë që më rrethonte.

Kujtoj Ramazanin e fundit që kaluam së bashku, ishim aq të lumtur sa më dukej se të shihja se si mburresh që edhe princesha yte agjëron dhe dashuron këtë fe të bukur.

Kujtoj Natën e Kadrit kur të gjithë kishim lutjet e fshehura me të cilat i luteshim Të Lartëmadhëruarit të na plotsojë dëshirat, Natën në të cilën plotsohen dëshirat, së paku ashtu unë besoja! Ti i dashuri im papritmas fillove të rrëfesh diçka rreth jetës tënde që deri më atëherë nuk kishe treguar duke më lënë porosi të shumta të cilat si kuptoja se pse mi the për momentin. Ndër tjerat ishte edhe fjala e cila është gdhendur në mendjen time sot dhe përgjithmonë, deri në ditën kur do të takohemi prap: „Edhe unë lutem për diçka, por sonte është Nata kur caktohen gjërat për vitin e ardhshëm, dhe askush prej nesh se din se do të mbërrijë prap Natën e Kadrit të vitit të ardhshmën ndoshta nuk jemi prap bashkë?!.“

Kishim plane të shumta për të ardhmen , ishe në lulëzimin e jetës , në kohën ashtu të themi më të mirë të jetës, kur papritmas erdhi diçka e papritur, diçka që çrregulloj shumë gjëra dhe shumë destinacione të jetës që kishim synuar më parë. Erdhi lajmi i cili si një uragan që shkatërroi të gjithë atë që ishim duke ndërtuar për në të ardhmen.

Ishe një njeri i papërshkruar me të mirat që ke poseduar, i ditur, i urtë shumë i dashur, çdoherë pozitiv, i buzëqeshur, por edhe i brengosur në raste kur dikujt i nevojitej ndihma, ishe shok i papërshkruar i dashuri im.

Ishte ditë e paharruar për mua, në një mëngjes u zgjova dhe të gjithë më dhanë të kuptoj se ti shkove në rrugën e pa kthim, shkove nga kjo jetë duke u drejtuar jetës së përhershme, jetës në ahiret, kalove në botën në të cilën për moment nuk e shoh, shkove te I Gjithmëshirshmi duke më lënë mua në këtë jetë e cila ndonjëherë me të vërtetë tregohet shumë e pamëshirshme.

Sidomos në atë ditë kur kuptova se ti shkove dhe nuk kthehesh më, shkove kurse me mua mbetën kujtimet të cilat jetojnë me mua. Sot e kësaj dite unë të paramednoj se je vetëm në ndonjë udhëtim zyrtar dhe do të kthehesh me dhurata të panumërta, si çdoherë, për princeshen tënde e cila ende të pret me mall. Edhe pse jam e plotvetëdijshme se ti nuk kthehesh unë ende jetoj ëndrrën time dhe nuk lejoj që dikush të më shkatërron apo ndryshon këtë ëndërr: për mua je ende në udhëtim zyrtar, dhe unë ende po të pres…

Lotët pikojnë pa dëshirë gjatë shkrimit , më fal që po të kujtoj në këtë natë të ftohtë, në këtë natë e cila më duket se me errësirën e saj sikur mërzitet edhe ajo për ty, apo ndoshta edhe për mua ? Këtë nuk e di por e shoh se edhe nata ka një dhimbje dhe më shoqëron në mërzinë time që kam sonte. Kujtoj dhe kam dëshirë të bisedoj me ty, kam dëshirë të më qetsosh si çdoherë, të më përkëdhelësh kokën dhe të më përqafosh ngrohtë. Ashtu të harroj mërzinë që më vie çdoherë kur të kujtoj, çdoherë kur kam brenga apo kur dua të bisedoj me dikend që më këshillon sikur që duhet, nga një person që më njeh shumë mirë sikur që ishe ti në jetën time.

Kujtoj se çdoherë ke çmuar shumë dhe pa masë sinqeritetin, drejtësinë, trimërinë, besimin dhe vendosmërinë time, që mësova prej teje, çdoherë kishe besimin e plotë në mua pa asnjë mëdyshje, por të lutem më fal se kësaj here nuk munda të jem e sinqertë dhe e theva besën që të dhashë atëherë kur më pyete: :“ më jep besën se nuk mërzitesh, më jep besën se do të jesh shumë e fortë dhe do të qëndrosh fortë mbi këtë tokë edhe më vonë dhe do të jesh si gjithmonë trimëreshë e paluhatur“

U rrita me të mira të panumërta dhe pa asnjë mungesë në asnjë aspekt të jetës dhe shpirtit, u mundove të krijosh parajsën në tokë për mua duke më plotsuar çdo dëshirë dhe mungesë, por prapseprapë shumë herët kuptova dhe shijova një dhimbje e cila ndryshoi tërë përmbajtjen e romanit tim romantik; ai përnjëherë u kthye kundër meje dhe nga princesha e dikurshme mbetën vetëm stolitë e jashtme dhe materiale, porse në shpirt isha sikur e përhitura por me pamje elegante dhe të bukur. Edhe sot, nga çështjet materiale nuk më mungon asgjë, pasi I Lartëmadhëruari na ka dhurua çdo gjë në përmasa , për të cilat edhe nuk kam nevojë aq shumë, por ti i dashuri im më mungon shumë dhe tepër, sidomos në kohën kur afrohet dita e shkuarjes tënde, sikur që është tash.

Shkove në prag të festës së Kurban Bajramit, atëherë mësova të ndjej dhimbje dhe të kuptoj se jeta din të jetë edhe shumë e hidhur , por më shpresa të mëdha se do të takohemi në Xhenetin e begatë ditën e takimit dhe Ditën e ringjalljes. Mësova herët se çdon të thotë të flijosh diçka, dhe kjo gjendje shumë më kujton Ibrahimin kur flijoi djalin e vetëm për Kurban. Por unë do të jem e realtë se di se si do të veproja unë nëse pyetesha për një gjë të tillë, më duket se së pari do të pranojë unë vetë të flijohem se sa të flijoja ty i dashuri im.

Nga dritarja shiqoj përreth në terrin e zi mos po të shoh dikund apo mos po vjen pa mos u lajmëruar që më parë, dhe ashtu të gëzosh zemrën time, por kot, pasi e di se janë vetëm imagjinata dhe ti nuk vjen më, por unë më duhet të vij te ti, herdo kurdo. Të pres në ëndrrat e mia ku ende më këshillon, bisedon dhe qeshesh me mua si çdoherë.

Pasi jam tepër e lodhur nga ky meditim, shpresoj se je mirë në ahiret, ishe i ri kur u largove prej nesh i dashuri, i paharruari dhe shumë i respektuari babai im. Më rrite me dashuri të rrallë, më dhe shumë gjëra të vlefshme për jetën time, të cilat sot e kësaj dite i jetoj dhe respektoj. Por prap të them se më mungon shumë në çdo çast.

Ndonjëherë më vjen të dal dhe të vrapoj rrugëve pa kthim se ndoshta të takoj vetëm për një çast bisede me ty, se aq shumë më mungon. E di se janë rreshta të cilat ti nuk ke mundësi ti lexosh, janë fjalë të cilat janë edhe shumë të pakta për të përshkruar çdo ndjenjën time që kam, por sikur ti lexoje do të mburreshe me to ndoshta para tjerëve. Jo se janë shumë të radhitura bukur, por thjeshtë se janë prej meje.

Mos harro unë e lus Zotin çdo ditë për ty, prej ditës kur je larguar dhe e di se Ai pranon çdo lutje dhe e di se Ai të ruan ashtu si duhet. Kurse rreshtat që kam shkruar deri tash, për vite të tëra për ty, janë lexuar prej shumë njerëzve dhe më këtë deri diku kam ndarë mallin që e ndjej për ty me të tjerët të cilët e kanë shijuar këtë lloj dhimbje apo do ta shijojnë më vonë. Çdokush do ta shijon vdekjen qoftë njeri, bimë apo shtazë, çdo gjë e krijuar përveç Sunduesit të botërave, thuhet në Kur’anin Famëlartë, çdokush që ka ardh në këtë botë edhe do të largohet prej saj, por do të mbeten kujtimet.

Të kujton, nuk të harron, të don dhe lutet për ty ende, princesha, bukuroshja, engjëllushja, drita dhe bija jote,ashtu më pate emëruar njëherë pra se të shkoje, i dashuri Babai im.

Të kujtoj deri në amshim dhe dashtë I Gjithmëshirshmi dhe na bashkon të gjithëve në Xhennetet e begatë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Poezi... ja kushtova babit Tim Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi... ja kushtova babit Tim   Poezi... ja kushtova babit Tim EmptyMon Nov 29, 2010 4:50 am



.i. .i. .i. .i. .i.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Poezi... ja kushtova babit Tim Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi... ja kushtova babit Tim   Poezi... ja kushtova babit Tim EmptyMon Nov 29, 2010 6:46 am

.i. cry
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
alketa
Fillestar/e
Fillestar/e
alketa

Numri i postimeve : 21
Data regjis. : 28/01/2011
Age : 35
Location : Albania

Poezi... ja kushtova babit Tim Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi... ja kushtova babit Tim   Poezi... ja kushtova babit Tim EmptyFri Jan 28, 2011 6:25 am

Shpresoj te ju takoj All-llahu ne Xhenet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi... ja kushtova babit Tim Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi... ja kushtova babit Tim   Poezi... ja kushtova babit Tim Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi... ja kushtova babit Tim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Poezi nga unë!
» Poezi Anglisht 1
» <<Poezi Vetem Per Ty >>
» poezi pak te nxehta
» POEZI DHE PROZE...
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum