www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
osa001
Mister Forumi
Mister Forumi


Numri i postimeve : 7128
Data regjis. : 04/11/2009
Location : as n7-te as n8-te

Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete  Empty
MesazhTitulli: Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete    Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete  EmptySat Sep 25, 2010 6:28 pm

Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete  F.0925084317424_m
Ministri i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin e New York-ut tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vënë qartë në spikamë rrethanat faktike dhe ligjore që janë të veçanta për Kosovën, ndërsa ka vlerësuar se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me Serbinë për çështje praktike të interesit të ndërsjellë, mbi bazën shtet me shtet.
Në ligjëratën me temë “Konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës: Implikimet praktike të Mendimit të Gjykatës Botërore”, ministri i Jashtëm ka folur për punën që është bërë dhe përpjekjet që po bëhen në drejtim të konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka bërë një paraqitje të kontekstit relevant që ka çuar në krijimin e shtetit të Kosovës, duke rikujtuar dhe përshkruar momentet nga Konferenca e Rambujesë, ndërhyrja e NATO-s, miratimi i rezolutës 1244, administrimi ndërkombëtar, e deri në punën, përpjekjet dhe perspektivat aktuale për përshpejtimin dhe intensifikimin e njohjeve dhe të anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë.

“...Në vijim të Mendimit, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar rezolutën A/64/L.65/Rev.1, e cila ka mirëpritur Mendimin e Gjykatës Botërore. Teksti i rezolutës është hartuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-sponsorizuar nga Republikën e Serbisë, e cila është detyruar që të tërheqë projektrezolutën të cilën e ka paraqitur më parë, e që ishte një draft çorientues dhe paraqiste një kritikë të papranueshme për vetë organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Hyseni.

Ai ka vlerësuar se mendimi i qartë i Gjykatës se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe mirëpritja e Mendimit nga organi politik që e ka kërkuar këtë Mendim, pra Asambleja e Përgjithshme, konfirmon se nuk ka asnjë arsye ligjore dhe politike për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të vonojnë më tej njohjen e tyre.

Hyseni ka përmendur marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe diplomatike që Republika e Kosovës ka ndërtuar me të gjithë fqinjët e saj, përveç Republikës së Serbisë, ndërsa për këtë arsye është shprehur ministri, Republika e Kosovës ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Ligjërata e ministrit Hyseni në Universitetin e New York-ut është sponsorizuar nga Qendra Alexander Hamilton dhe Departamenti i Politikës pranë këtij Universitetit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.tk
 

Bashkëpunimi me Serbinë vetëm si dy shtete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm si shtete fqinje
» Krasniqi: Bisedimet me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve
» Hyseni nis fushatën për njohje në 121 shtete
» Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Zvicrës
» Bashkëpunimi rajonal i paalternativë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum