www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë Empty
MesazhTitulli: Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë   Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë EmptyWed Oct 06, 2010 1:37 am

Nxënësit e shkollës së mesme të ultë “Jusuf Gërvalla” në fshatin Dumnicë, tash e tutje do të mësojnë me inventarë të ri e tejet modern, si nyje sanitare të rregulluara, ngrohje qendrore, dritare të reja dhe fushë sporti, në saje të ndihmës së ardhur nga bamirësit e komunës Kerkade të Holandës.

Mehdi Dibrani, banor i fshatit Dumnicë, ka 45 vite që jeton në komunën Kerkade të Holandës dhe me iniciativat e tij që para 7 vitesh, kanë filluar të arrijnë ndihmat e konsideruara për komunën e Vushtrrisë, veçanërisht vendlindjen e tij.

Ai dhe miku i tij ish- udhëheqës i arsimit në këtë komunë, holandezi Nico Rinkens edhe këtë vit në Vushtrri kanë sjell ndihma humanitare, kryesisht inventar shkollor.

“Bashkë me mikun Nico Rinkens, kemi sjell një maunë me ndihma humanitare të dedikuara për shkollën e mesme të ultë “Jusuf Gërvalla”, tha Dibrani.

Ai bëri të ditur se ndihma ka të bëjë kryesisht me inventar shkollor dhe veshmbathje, ku janë të përfshira 240 banka shkollore, 300 karrige për nxënësit e kësaj shkolle dhe 150 tjera për fshatin, pastaj 14 dërrasa të zeza, tre pjesëse dhe lëvizëse, një karrige stomatologjike, si dhe 20 paketime të mëdha të veshmbathjes.

Ndërkaq holandezi Nico Rinkens tha se do të vazhdojë të ndihmojë edhe në të ardhmen komunën e Vushtrrisë dhe arsimin në Kosovë.

“Jam për herë të pestë në aksione të tilla humanitare në Kosovë dhe ndjehem shumë i gëzuar për mundësinë që më ofrohet të ndihmoj”, u shpreh ai.

Ndryshe, në saje të ndihmës së arritur nga kjo komunë në shumën prej 50 mijë eurove, shkollës iu kanë ndërruar dritaret, instaluar ngrohja qendrore, rregulluar fusha e sportit dhe nyjet sanitare.

Nënkryetarja e komunës së Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku ka falënderuar dy humanistët për ndihmat humanitare, posaçërisht drejtuesit e pushtetit lokal të komunës Kerkade./A.Damati/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Komuna Kerkade e Holandës ndihmon arsimin e Vushtrrisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qeveria ndihmon financiarisht “Termokosin”
» Kthesa e Holandës, brazilianët shkojnë në shtëpi
» Komuna e Presheves
» Gaza ndihmon Haitin
» PTK ndihmon me 30 mijë euro Meriton Bekën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum