www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Edi Rama: Martohem javen e ardhshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Edi Rama: Martohem javen e ardhshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edi Rama: Martohem javen e ardhshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Edi Rama: Martohem javen e ardhshme Empty
MesazhTitulli: Edi Rama: Martohem javen e ardhshme   Edi Rama: Martohem javen e ardhshme EmptyMon Oct 18, 2010 12:34 am

Edi Rama: Martohem javen e ardhshme Edirama
Lideri i opozitës, Edi Rama, deklaroi dje, se në fund të javës së ardhshme do të martohet, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm të jetës së tij, që dëshiron ta ndajë me miqtë dhe të afërmit. Në një njoftim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit të PS-së, citon kreun e selisë rozë i cili thotë se:

“Dëshiroj të konfirmoj vërtetësinë e lajmit për lidhjen time në martesë me Lindën. Është një moment i veçantë në jetën time, që dëshiroj ta ndaj me të afërmit e miqtë në fund të javës së ardhshme”. Nga burime pranë kreut të PS-së, mësohet se ceremonia e kurorëzimit do të zhvillohet në kryeqytet, në Kishën Katolike, ku pritet të marrin pjesë vetëm një numër i ngushtë të afërmish dhe miqsh nga familja e Ramës, si dhe e bashkëshortes së re, Linda Bashës. Përveç ceremonisë së kurorëzimit, pritet që lideri i opozitës të organizojë edhe festën me drejtues dhe deputetë të PS-së, ku gjithashtu mësohet se do të marrin pjesë një grup jo shumë i gjerë të ftuarish, ku sipas burimeve mësohet se do të jenë prezentë edhe eksponentë të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri.
Profili i bashkëshortes

Linda Basha ka lindur në një familje tradicionale tiranase dhe është një prej tre fëmijëve. Bashkëshortja e ardhshme e kreut të opozitës shqiptare, aktualisht ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë. Vetë Linda ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e Nju Jorkut dhe Universitetin e Europës Qendrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike. Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e drejtores së përgjithshme deri në vitin 1998. Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite. Aktualisht Linda mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Çabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Linda ka një përvojë të gjatë akademike si lektore e Financave Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Politikave Publike e Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Është studiuese e fushave që lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Për llogari të institucioneve ndërkombëtare, ajo ka drejtuar punën e bashkëpunuar për studime mbi reformat për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varfërisë, reformimin e sektorit të arsimit, zhvillimin njerëzor, qeverisjen e mirë, zhvillimin vendor, decentralizimin në Shqipëri e në rajon. Linda është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar vijimësisht në konferenca ndërkombëtare për këto fusha studimore.

Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare, ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të fëmijëve, grave dhe minoriteteve. Për këto kontribute të saj ajo është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e Fondacionit Soros për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, të cilin e drejton prej dy vjetësh.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Edi Rama: Martohem javen e ardhshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kaltrina Selimi: Vitin tjeter do martohem
» Eva Mendes: Nuk dua te martohem
» Teuta Kurti, Së shpejti martohem
» Brokoli që shëron kancerin, hidhet në treg javën tjetër
» Albin Kurti do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum