www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme Empty
MesazhTitulli: Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme   Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme EmptyMon Oct 18, 2010 12:41 am

Në filmin e tij të fundit, që pritet të dalë shumë shpejt në kinema, i famshmi Quentin Tarantino ka ftuar për bashkëpunim aktorin Brad Pitt. Bëhet fjalë për një film që trajton një temë delikate nga Lufta II Botërore, “Inglorious Basterds”. “Ajo çka është interesante te Brad Pitt aktualisht, është se tek ai nuk del më në pah djali i bukur. Tashmë ai është një burrë dhe mund të mbajë pesha mbi supe. Është si Robert Redford. Unë për vete, teksa e vë re këtë ndryshim, nuk di të them nëse është pozitive apo negative për karrierën e Pitt, por koha do ta tregojë”, thotë Tarantino. Për sa i përket filmit në fjalë, ai duket se është ndër më të çuditshmit të krijuar nga Tarantino. Disa e kanë quajtur këtë film aksion me temë nga Lufta II Botërore si një “pasqyrë të shpirtit të Tarantinos”, ose të paktën të mendjes. Për të dhënë një portret të Tarantinos në shtypin e shkruar nuk është e lehtë. Ai është një burrë i gjatë dhe madhosh. Nuk ka më atë pamjen e adoleshentit të lumtur, por në fytyrë i lexohet vështrimi i një mesoburri, që po ta gjykosh nga stili i veshjes, mund ta ngatërrosh pa frikë me një këngëtar rroku. Filmi i ka përfunduar xhirimet dhe pritet këto ditë që të shfaqet në kinematë amerikane. Titulli i filmit është dhënë qëllimisht me një gabim në shqiptimin e fjalës “bastards”, për të ndryshuar nga filmi me të njëjtin titull i italianit Sergio Castelari, i vitit 1978. Sipas vetë regjisorit, idenë e këtij filmi ai ka 10 vjet që po i bluan në kokë dhe fillimisht e kishte konceptuar si një zë të dytë të filmit “Jackie Brown” të vitit 1997, që aktualisht konsiderohet si filmi më i madh i Tarantinos. “10 vjet të shkuara mendoja që të mbaja të njëjtët personazhe, por një histori tjetër, por ndërkohë që kalonin vitet, ndryshonte edhe historia. Sa më shumë kohë kalonte, aq më e rëndësishme dhe me përmasa të mëdha bëhej historia në kokën time. Është një histori që nuk pushoja së e përpunuari edhe kur isha në gjumë. Nuk mund ta “fikja”, sepse ajo vazhdonte vetiu me ide në reja e me personazhe të ndryshëm. Ngjarjet erdhën e u shtuan dhe personazhet gjithashtu, sa thashë se më mirë do të ishte që të bëja një serial televiziv, pasi një film i vetëm nuk do të kishte mundësinë për t’i mbajtur brenda të gjitha idetë. Por ndërkohë atij i kishte lindur edhe ideja për “Kill Bill” dhe përgjatë kohës që i mori realizimi i tij, ai e la të flinte “Inglorious Basterds”. Që nga ajo kohë ai ka realizuar edhe “Death Proof” në vitin 2007, një film sipas tij mediokër, por që pati sukses në kinema. A ua vë veshin Tarantino vërejtjeve të kritikës në lidhje me krijesat e tij kinematografike? “Varet. Ka raste kur ia vlen që t’i dëgjosh. Në raste të tilla përfitoj nga kritika, e bluaj dhe mundohem që të reflektoj”. Filmi i tij i fundit është jashtëzakonisht i gjatë. Ngjarjet e tij shtrihen në rreth 3 orë, thelbi i tij është ndërthurja e dy linjave të ndryshme. Njëra ka të bëjë me një bukuroshe të re hebreje, Shosanna, rol që interpretohet nga një aktore e re dhe relativisht e panjohur, Melanie Laurent. Ajo drejton një kinema të vogël në Paris dhe pret rastin që të hakmerret për vdekjen e familjarëve të saj të masakruar nga nazistët. Linja tjetër është ajo e një grupi ushtarësh amerikano-hebrenj që drejtohen nga lejtnant Aldo Reine (Pitt), që hidhen me parashutë në Francën e pushtuar për t’u bërë rezistencë nazistëve. Në një pjesë të filmit ata kapen e torturohen për vdekje. Por sigurisht që jo gjithçka përfundon këtu, madje këtu nis edhe historia. Interesante është mënyra se si Tarantino e koncepton dhe e paraqet luftën. Në këtë film ka skena të dhimbshme, makabre, sidomos ato në të cilat përfshihen nazistët dhe krimet e tyre. Filmi ka si karakteristikë një dialog shumë të shpejtë e ritmik. Pikërisht dialogu është një nga armët më të fuqishme të Tarantinos. Filmi përshkohet nga momente të madhërishme dhe madhështore, të tilla si ato të fillimit, si dhe me tepër vlerë janë edhe interpretimet e disa aktorëve të rinj, të preferuar nga Tarantino. “Sot ka aktorë të mirë, por jo nga ata që mund të mbajnë pesha të rënda epike në shpinë, si aktorët e viteve ‘60. Sot është e vështirë që të gjesh burra të vërtetë e të pjekur, që mund të portretizojnë njerëzit me kurajë, me brengë e me iniciativë. Ndoshta kjo vjen sepse aktorët e dikurshëm ose kishin marrë vetë pjesë në luftë, ose i përkisnin asaj periudhe dhe kjo është një përvojë që të rinjtë nuk e kanë e si pasojë ata nuk kanë edhe atë dimension madhështie e pjekurie”. Filmi fillon me fjalët “Na ishte njëherë e një kohë Franca e pushtuar nga nazistët…”, dhe përfundon me shkatërrimin e Hitlerit dhe të vetë Rajhut të Tretë. “Ndryshe nga shumë skenaristë të tjerë të filmave historikë, unë nuk u mëshoj shumë detajeve, apo më mirë të them saktësisë së detajeve historike, pasi qëllimi im nuk është rrëfimi i historisë, por i psikologjisë së ngjarjeve historike. Fillimisht isha pak skrupuloz ndaj të qenit sa më i saktë, ndërsa sot i jap vetes më shumë liri. Unë i le personazhet e mi që të ecin përpara, ndërkohë që vetë i ndjek nga pas. Sigurisht që kur bëhet fjalë për personazhe historikë, rruga është e mbushur me pengesa dhe pengesa më e madhe është vetë historia. Fillimisht i respektoja këto pengesa, ndërsa tani nuk dua ta bëj më një gjë të tillë. Tashmë kam ndryshuar edhe mënyrën e rrëfimit. Më pëlqen ta shoh gjithçka si një përrallë, një përrallë të vërtetë, ku personazhet kanë ndryshuar rrjedhën e historisë”. Pavarësisht idesë së Tarantinos dhe këndvështrimit të tij “përrallor”, filmi pritet që të ngjallë kundërshti duke qenë se Tarantino merret me një bandë ushtarësh amerikano-hebrenj që masakrojnë nazistët. “Epo nuk më bëhet shumë vonë nëse disa mund të ndihen të ofenduar. Unë bëj atë që gjykoj se duhet bërë, sipas logjikës dhe ndjeshmërisë sime artistike”. Për regjisorin ky film do të jetë shumë spektakolar në rrëfimin e dhunës sesa vetë “Kill Bill”. Në vitin 1994, Tarantino sapo kishte përfunduar “Pulp Fiction” dhe ishte në kulmin e famës. Në ato vite ai po përjetonte famën e të qenit një regjisor i madh. Por suksesin e parë ia dha filmi i realizuar në vitin 1992, “Reservoirs Dog”. Ky film i dha famën në Hollivud, ndërkohë që ai që e ka katapultuar dhe që i ka dhënë famën botërore është “Pulp Fiction”. Me këta dy filma ai e futi kinemanë në moshën e internetit. Ata dhe filmat që pasuan shquheshin nga gjuha e fortë figurative, por edhe nga dialogët e mprehtë dhe plot humor. “Nuk kam luajtur kurrë sipas rregullave, por njëherazi nuk thyej rregullat bazë. Nuk i bëj gjërat që të kenë një ndikim afatshkurtër dhe nuk punoj për suksesin e menjëhershëm”. Tarantino është një “kombinat” kinematografik. Ai mban brenda vetes regjisorin e suksesshëm dhe eksperimentues, shkrimtarin dhe skenaristin e zhdërvjellët dhe plot fantazi, aktorin, producentin dhe sigurisht edhe shikuesin kritik të krijesave të tij. Çuditërisht një nga pasionet e tij më të mëdha është aktrimi, e pikërisht këtë pasion ai e ka lëvruar më pak se të tjetër. “Kur po xhiroja ‘Pulp Fiction’, kisha dëshirë që t’i jepja vetes një rol më të madh, por pozicioni i regjisorit kërkonte aq shumë përqendrim dhe ishte aq i lodhshëm, sa u detyrova të heq dorë. Kështu më ndodh shpesh në shumë filma. Kam një dëshirë e njëherazi pamundësi që të interpretoj. Aktrimi është një nga pengjet më të mëdha që kam. Filmi i tij i tretë, pas dy të parëve të suksesshëm që thyen kornizat kinematografike, është “Jackie Brown”. Pas këtij filmi që përfundimisht e futi në të ashtuquajturën “Lista A”, në të cilën bëjnë pjesë “copat e rënda” të Hollivudit, Tarantino vendosi të heshtë për një periudhë 6-vjeçare, që përkthyer në termat hollivudianë është një përjetësi e tërë. Kjo heshtje u thye vetëm nga disa interpretime në role shumë anësore kinematografike dhe në filmat serialë të tillë si “Allias”. Në këtë periudhë, për të qarkulluan thashetheme nga më të ndryshmet, të tilla si: Tarantiono është në depresion, është i frikësuar, i mbaroi fryma krijuese, e të tjera si këto. Kur e pyesin se si ka qenë jeta e tij gjatë këtyre viteve të heshtjes, ai përgjigjet: “Kam kaluar momente të vështira pasi mbarova ‘Jackie Brown’. Ishte një periudhë kur ecja nëpër rrugë dhe nuk i flisja njeriu. Edhe sot, deri diku e kam ende një gjendje të tillë. Më dukej sikur mes meje dhe njerëzve rreth meje ekzistonte një barrierë e jashtëzakonshme. Unë i ftoja me vështrim që të vinin në botën time, por ata nuk më kuptonin dhe më rrëshqisnin. Një herë kur isha në Tokio nuk mundja të dilja nga hoteli ku po qëndroja. E mbaj mend mirë momentin, sepse ishte një bllokim i plotë. Kisha marrje fryme dhe e ndjeja veten të pafuqishëm për të vepruar”.

Në kulmin e famës së tij, që përkoi edhe me kulmin e krizës, ai thirri edhe vetë Robert De Niron për t’i kërkuar ndonjë këshillë për ta kaluar situatën. “Këshillat që më dha dhe më tha se e kishin ndikuar, nuk më bënë gjë, sepse ato ishin për të e jo për mua. Kam kaluar një periudhë jashtëzakonisht të keqe nga paparacët”. Në fakt, nëse shkon në “Google” dhe kërkon për Quentin Tarantino, do ta kuptosh se çfarë ka hequr ai prej tyre. Kur sheh gjithë atë dhunim që i është bërë, dhe jo vetëm atij, por shumë të tjerëve të sërës dhe famës së tij, mendon se si është e mundur që nuk ka asnjë lloj ligji që t’i mbrojë njerëzit e famshëm nga sulmi i paparacëve, që ndonjëherë mund të jetë edhe vrastarë. “Më duhej të tërhiqesha, të pushoja, sepse e shihja që jeta ime kishte dalë jashtë kontrollit. Doja të rikthehesha në fazën e daljeve në rrugë, pa shkaktuar kthimet e kokës nga të tjerët”. Për sa i përket Tarantinos, siç e pranon edhe vetë ai, marrëdhënia që ka me famën është një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje. Në fillim e ka dashur, pastaj e ka përbuzur, por kur i mungon, nis dhe e kërkon sërish. Po cilat janë planet e tij të ardhshme? Për këtë pyetje ai vë buzën në gaz dhe përgjigjet: “Nuk e di kurrë se çfarë do të bëj në të ardhme”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Babai i Jackson padit promotorët
» Porosia ime për ty ... O babai im
» Vdes babai i Swatch
» Babai i Michael Jackson, pa trashegimi
» Babai me 67 femije do te martohet perseri
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum