www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë Empty
MesazhTitulli: Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë   Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë EmptyFri Oct 22, 2010 12:54 am

Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë 21mocioni_4

Prishtinë, 21 tetor – Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi do të presë jo shumë gjatë dhe do të provojë ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, që duhen mbajtur brenda vitit. Ngritja e mocionit në Kuvend për votëbesimin e Qeverisë do t’u paraprijë zgjedhjeve.
Për herë të parë, të mërkurën, zyrtarë të kësaj partie, kanë treguar se si e mendojnë zgjidhjen, pas krizës institucionale që u krijua në vend me daljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Qeveria. Formula, sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet në tri nene të Kushtetutës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, veçanërisht neni 82, neni 95 dhe neni 100, paraqesin provizione të mjaftueshme kushtetuese për tejkalimin e kësaj krize në mënyrë sa më të shpejtë”, ka thënë Krasniqi në një konferencë shtypi. “PDK-ja është duke shqyrtuar me seriozitet çdo ditë dhe shumë shpejt do të ketë një rrugëdalje nga situata e tanishme”.
Neni 100 i Kushtetutës flet për mocionin e votëbesimit. Sipas këtij neni, mocioni mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, ose këtë mund ta kërkojë kryeministri.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij. Sipas këtij neni të Kushtetutës, konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, neni 82 precizon se “Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”, kurse neni 66 se “në raste të shpërndarjes së Kuvendit, (zgjedhjet organizohen v.j.) jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes”.
Neni 95 flet vetëm për zgjedhjen e qeverisë.
Zgjidhja për të cilën është përcaktuar PDK-ja, në fakt, është ajo çfarë kryeministri Thaçi i ka pëshpëritur Skënder Hysenit në vesh, ditën kur është provuar të votohej Strategjia për PTK-në në Kuvend. Në këtë seancë LDK-ja ishte vënë në krah të opozitës. Duke braktisur Kuvendin, kishte bërë që të mos ekzistonte kuorumi në rastin e votimit.
Hyseni, që është anëtar i Kryesisë së LDK-së, në një konferencë shtypi që ka mbajtur po të mërkurën, ka treguar se çfarë i kishte thënë kryeministri, ani se tjetër çka ishte spekuluar në media.
“Absolutisht nuk është e vërtetë ajo çka keni dëgjuar. Atë ditë kryeministri Thaçi, për kuriozitetin tuaj, ka thënë që kjo mund të na çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Hyseni. “Përgjigjja ime ka qenë, nëse kjo ka mbetur, atëherë edhe mund ta bëj”.
Deri më tash LDK-ja nuk është shprehur pro zgjedhjeve që duhet mbajtur këtë vit, por Hyseni ka deklaruar se është i pranueshëm edhe ky opsion.
“Koha Ditore”, duke u bazuar në burime të saj, ka shkruar se po shqyrtohen dy mundësi për të iniciuar votëbesimin e Qeverisë: këtë ta bëjë kryeministri Hashim Thaçi, që është edhe kryetar i PDK-së, apo kjo të bëhet me iniciativë të deputetëve.
Ndërkaq, është Aleanca Kosova e Re, parti opozitare, por e afërt me PDK-në, që po e shqyrton mundësinë e ngritjes së mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Kreu i saj, Behgjet Pacolli, i ka ftuar rreth një tryeze të rrumbullakët të gjitha partitë e opozitës për të unifikuar qëndrimet në lidhje me krizën në vend.
Sipas një komunikate për shtyp të AKR-së, tryeza në nivel kryetarësh, sipas një agjende të pranuar me konsensus, duhet të dalë me propozime dhe vendime konkrete për gjetjen e zgjidhjeve në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve. Ngritja e mocionit pritet të jetë një nga temat e takimit.
Lidhja Demokratike e Dardanisë, një parti tjetër opozitare, tashmë është deklaruar pro këtij mocioni, duke lënë të vetme Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që nuk është për këtë zgjidhje.
“Nuk duam të kemi një vendim të njëanshëm që ne të diktojmë rrjedhën e gjërave, por duam që nëse është e mundshme të ketë konsensus, nëse është e mundshme që partitë politike t’i vendosin të gjitha interesat shtetërore para interesave partiake, dhe nëse kjo është e mundshme atëherë do të jetë shumë lehtë”, ka deklaruar Memli Krasniqi. “Nëse disa parti vazhdojnë t’i kenë interesat grupore partiake para interesave të shtetit, atëherë ndoshta edhe nuk do të ketë konsensus dhe më pas do të gjendet një zgjidhje tjetër, por gjithmonë e bazuar në Kushtetutë dhe në ligje”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Afër ngritja e mocionit të votëbesimit të Qeverisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» LDK-ja nuk përjashton mundësinë e votimit të mocionit për Qeverinë
» Qeveria Thaçi i shtrohet votëbesimit të martën
» Kuçi optimist se PDK-ja do të qeverisë edhe një mandat
» Heqja e vizave varet prej qeverisë së ardhshme
» Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum