www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë  Empty
MesazhTitulli: Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë    Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë  EmptySat Oct 23, 2010 12:45 am

Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë  Douane4

Prishtinë, 22 tetor – Kamera që do të duhej të incizonte dhe të transmetonte sinjal vazhdimisht nga pika kufitare në Jarinje, në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë në veri, nuk është duke transmetuar sinjal qe dy javë. Lajmin se kjo kamerë nuk është duke transmetuar sinjal në Qendrën Operative të Doganës në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Burime të gazetës nga Dogana kanë bërë të ditur po ashtu se si pasojë e neglizhencës së menaxhmentit të Doganës, ndërprerja e sinjalit të kamerave monitoruese në Portën 1 dhe 31 në veri ndodh shpesh. E një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë në pikat e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.
“Nuk ka kurrfarë sinjali për më shumë se dy javë dhe kjo është shumë e habitshme tash, kur edhe doganierët e EULEX-it janë prezentë në këto pika”, ka thënë burimi me kusht anonimiteti.
Ndërkohë zëdhënësi i Doganave, Stavileci, duke e konfirmuar mungesën e sinjalit, ka theksuar se hetimet që janë duke u bërë për këtë rast do të tregojnë shkaqet e vërteta të këtij problemi.
“Në Gate 31 është jashtë funksionit për momentin, ka ndoshta dy javë që nuk ka sinjal dhe është duke u punuar në drejtim të riparimit të koneksionit (lidhjes)”, është shprehur ai.
Ai ndërkohë ka sqaruar se në javët e fundit nuk ka pasur ndërprerje në Portën 1, në Bërnjakë.
“Në Gate 1 nuk ka pasur defekte këto javë. Edhe atje ka pasur ndërprerje të sinjalit, por jo të theksuar, nuk ka zgjatur me javë, por ndërprerjet kanë qenë ditore, me orë. Duhet theksuar se nuk humbin incizimet dhe deri tash nuk ka pasur humbje të incizimeve”, ka thënë Stavileci.
Ndërkohë me gjithë praninë e doganierëve të EULEX-it, këta të fundit thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për sinjalin e kamerave.
“Kamerat nuk janë tonat, janë të Doganës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, *** Limdal.
Problemet me sinjalin e kamerave në pikat kufitare në veri të Mitrovicës janë paraqitur qysh nga instalimi i këtyre nëpër pika kufitare. Sipas po të njëjtit burim të gazetës, para se të vendoseshin doganierët e EULEX-it në pikat kufitare kamerat janë ndalur nga vetë doganierët e komunitetit serb që punojnë në Doganën e Kosovës. “Megjithëse është ditur se ata i ndalnin kamerat, asnjëherë nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, e tash që janë të vendosur edhe doganierët e EULEX-it, kjo është bërë shumë e çuditshme. Të gjitha ndërprerjet që janë bërë janë të regjistruara në Qendrën Operative në Prishtinë”, ka thënë ai, duke aluduar në keqpërdorime.
Por zëdhënësi i Doganave ka hedhur poshtë mundësinë e keqpërdorimeve, duke theksuar se me gjithë ndërprerjen e sinjalit në Qendrën Operative në Prishtinë incizimet nuk humbin asnjëherë.
“Në kufi ka edhe doganierë të EULEX-it, kështu që nuk ndodh që sistemi të mirëmbahet vetëm në kamera. Ndërprerja ndodh atje për shkak se dëmtohet lidhja prej individëve të ndryshëm, por kjo është çështje e hetimeve. Deri tash të gjitha prishjet e evidencuara kanë qenë teknike, përveç dëmtimit më 19 shkurt, pas shpalljes së pavarësisë, kur janë djegur pikat”, ka theksuar ai.
Në Qendrën Operative në Prishtinë monitorohen vazhdimisht të gjitha pikat kufitare përmes kamerave të vendosura nëpër këto pika. Ky projekt ka nisur që nga viti 2007 dhe deri tani, sipas zëdhënësit Stavileci, përveç në dy pikat kufitare në veri, asnjëherë nuk ka ndodhur që sinjali të ndërpritet nëpër pikat e tjera kufitare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kamera në “Portën 31” nuk transmeton sinjal qe 2 javë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Guardiola: Fitorja e lartë, sinjal për askënd
» Forca të shtuara në Mitrovicë, kamera monitoruese në Lagjen e Boshnjakëve
» Pato mungon tri javë
» Koalicioni, një javë pas 9 janarit
» Pato mungon tre javë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum