www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku Empty
MesazhTitulli: Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku   Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku EmptySun Oct 24, 2010 1:25 am

Dy personazhet më të përfolur këto kohë në faqet e shtypit rozë, këngëtari i muzikës popullore Sinan Hoxha dhe këngëtari e ish-konkurrenti i “Big Brother 3” në “Top Channel”, Seldi Qalliu, janë duke përfunduar një duet interesant, që pritet ta publikojnë së shpejti. Edhe pse dy këngëtarët janë duke punuar dhe duke shqyrtuar shumë variante për të dalë më një këngë të goditur që pretendojnë ta bëjnë “hit”, ata po përpiqen ta mbajnë të fshehtë deri në momentin e publikimit. Kjo për arsyen se nuk duan që të vazhdojnë të përfliten në lidhje me miqësinë mes tyre. Ideja për këtë duet u ka lindur duke marrë shkas nga zhurma mediatike, ku u përfolën për prirjet e tyre seksuale dhe një lidhje mes tyre që shkon përtej miqësisë.
Ata kanë vendosur të realizojnë një këngë të veçantë, ku të tregojnë atë çfarë ndodhi me ta, por edhe që t’i japin vetes mundësi ta thonë në një mënyrë tjetër të vërtetën e miqësisë së tyre. Në këtë këngë do të ruajnë secili zhanrin e vet në muzikë, pra Sinani do të këndojë në ritmin popullor, ndërsa Seldi në atë modern, një tendencë kjo e këngëtarëve shqiptare kohët e fundit për të realizuar duete duke ndërthurur rryma të ndryshme muzikore si për shembull; Linda Halimi me Remzie Osmanin, apo Valbona Halili me Vagabondin etj. Seldi dhe Sinani do të sjellin një këngë ritmike me vargje të vërteta, bazuar në gjithçka ndodhi lidhur me komentet për miqësinë e tyre në faqet e shtypit pas deklaratës së Domenikës, për atë që ajo kishte konstatuar, se mes të dashurit të saj Seldi dhe Sinanit ekzistonte diçka më shumë. Dy këngëtarët, të cilët thuhet se kanë qenë bashkë dhe në koncerte të ndryshme jashtë vendit këtë verë, kanë disa javë që po punojnë për realizimin e këngës më të re, të cilën do ta bëjnë dhe klip.
Kënga është një ide e Sinanit, i cili në këtë rast i ka bërë ftesë Seldit për bashkëpunim, ndërsa ka marrë përsipër të gjitha kostot goxha të kripura të realizimit të këngës. Nuk dihet sesi do të pritet në publik kjo këngë dhe sa nota autobiografike të jetës së dy këngëtarëve do të dëgjojmë në vargjet e saj. Ata po punojnë që në prag dimri të godasin me një këngë që ngjall kuriozitet, sidomos në këtë moment kur artikujt me personazhe Sinanin dhe Seldin kanë qenë të shumta në media. Pas komenteve ata e mohuan vazhdimisht homoseksualitetin e supozuar të tyre, duke e konsideruar deklaratën e Domenikës, një intrigë për të justifikuar ndarjen nga Seldi.
Tashmë pritet me kuriozitet nëse pjesë e fabulës së këngës do të jetë edhe Domenika, e cila direkt pas ndarjes, dhe pushimit nga puna në “Top Albania Radio”, vendosi ta lërë Shqipërinë dhe të rinisë jetën në Itali. Këngët me vargje autobiografike janë një tjetër tendencë në muzikën shqiptare të viteve të fundit. Vetëm në këtë edicion të ri të “Kënga Magjike 2010”, janë prezantuar deri tani në spektaklin e “E diela Shqiptare” disa këngë me fabula të tilla, ku më të përfoluarat kanë qenë; “Sa e shite zemrën” kënduar nga Juliana Pasha e Luiz Ejlli, dhe “Budallaçkë e vogël” kënduar nga Rezarta Shkurta. Të dyja këngët janë shkruar nga Pirro Çako. Të parën kompozitori ia ka dedikur ish-bashkëshortes Inva Mula, ndërsa këngën e dytë Rezarta ia kushton ish-mikeshës së saj. Ndërkaq thuhet se Sinani dhe Seldi, për ta bërë këngën e tyre sa më vërtetë kanë menduar t’i shkruajnë vetë vargjet e këngës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Seldi dhe Sinani, tani edhe videoklip
» Seldi, këngë për Domenikën
» Te qeshim se bashku
» Showbiz Jehona dhe Besa realizojnë duet
» Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum